SHBA-ja kërkon dënimin e vrasësve të vëllezërve Bytyçi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd, përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin se askush nuk është dënuar deri tani për vrasjen e Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçit. Vëllezërit Bytyçi, shqiptarë nga Kosova dhe njëherësh qytetarë amerikanë, u vranë në vitin 1999. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001 në varrezat masive në Petrovo Sellë. Ambasada amerikane shpreson që “prokuroria të jetë këmbëngulëse në apelimin e rastit”. “Presim që autoritetet të sjellin para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi”, thuhet në deklaratën e Amabsadës amerikane në Beograd. Reagimi vjen pak ditë pas lirimit të dy ish policëve serbë, që akuzoheshin për përfshirje në rastin Bytyçi.</p>
QIK</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22949. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22949
QIK</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22949. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22949