SHBA, Franca, Anglia: Irani ka central të fshehtë bërthamor
PITSBURG – Presidenti i SHBA Barak Obama e akuzoi sot Iranin për ndërtimin e një centrali të fshehtë bërthamor dhe kërkoi që Teherani të zbatojë rregullat ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Presidenti i SHBA-së doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun francez Nikolas Sarkozy dhe Kryeministrin anglez, Gordon Braun, pas samitit të G20 në Pitsburg. Aktivitetet e Iranit, ai i quajti “një sfidë e drejtpërdrejtë”.

Sipas Obamës, Teherani ka thyer rregullat ndërkombëtare të mospërhapjes së armeve bërthamore, ndërsa shtoi se “është koha për të vepruar menjëherë për të rikthyer besimin e bashkësisë ndërkombëtare”. Dakord me Presidentin e SHBA-së kanë qenë edhe Presidenti i Francës e Kryeministri i Britanisë së Madhe.

Është vendosur që më 1 tetor të nisin në Gjenevë bisedimet mbi çështjen bërthamore të Iranit në mes Teheranit dhe vendet e Grupit të V (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania).

Sigurisht, nëse lajmet e centralit të dytë do të konfirmohen, rritet frika se Irani është tani pranë bombës atomike. Teherani vazhdon të përsërisë se programi bërthamor është për qëllime civile dhe jo ushtarake, por Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore shprehin dyshime për qëllimet e vërtetë e Republikës Islamike.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22960. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22960