Duke folur pas bisedimeve me zyrtarët e lartë izraelitë në Jerusalem, Klinton tha se SHBA-ja dhe Izraeli preferon një zgjidhje diplomatike me Iranin.
Klinton tha se propozimet e Iranit bërë në bisedimet me fuqitë botërore- të ashtuquajturat P5 +1 - ishin propozime me të cilat nuk mund të fillohet procesi i zgjidhjes së problemit.
Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po zhvillon armë bërthamore, për të cilën dyshon Perëndimi.
Klinton nuk e ka vizituar Izraelin që nga shtatori i vitit 2010.
Analistët thonë se kjo nuk është bërë për shkak të përparimit të vogël në bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, për të cilat Klinton gjithashtu bisedoi me udhëheqësit izraelitë.