Shaska: Ministria e Arsimit nxit dhunën
Rektori i “Ismail Qemalit”: Nëse situata nuk normalizohet, do të urdhëroj mbylljen e universitetit

Rektori i Universitetit të Vlorës nuk “lëshon pe” përballë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave. Pavarësisht udhëzimit të tri ditëve më parë, sekretaritë e universitetit “Ismail Qemali” do të vazhdojnë të jenë të mbyllura për të gjithë ata kandidatë për studentë që, ndonëse janë shpallur fitues nga APRIAL, nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare mbi 6.

Vendimi është rikonfirmuar nga kreu i këtij institucioni arsimor, Tanush Shaska. Me anë të një deklarate të publikuar në faqen e internetit të universitetit, Shaska ka rikonfirmuar vendimin tij se nuk do të marrë statusin e studentit asnjë kandidatë që nuk plotëson kriterin e notës mesatare. Mes të tjerash, në njoftimin elektronik ai i ka cilësuar ndërhyrjet nga MASH si nxitëse të dhunës dhe i ka kërkuar drejtoreshës së politikave të arsimit të lartë, Elida Hoxhës, të distancohet sa më parë nga nxitja e veprimeve të tilla. Madje ai u ka kërkuar zyrtarëve të ministrisë të bëjnë deklaratë publike, ku të tërheqin pretendimet e tyre.

Ndërsa kandidatët për studentë ai i ka cilësuar si grupe huliganësh që tentojnë të shkatërrojnë universitetin. Për këtë ai ka kërkuar ndihmën e policisë dhe deputetëve të qarkut, me kërkesën e mbështetjes së autonomisë së universitetit “Ismail Qemali”.

Tonet e Shaskës, ndonëse kanë qenë dhe në emër të studentëve dhe stafit akademik, kanë qenë të ashpra. Ai ka kërcënuar se, në rast se situata vazhdon të jetë e njëjtë, do të urdhërojë pezullimin e çdo aktiviteti dhe mbylljen e universitetit deri në sigurimin e normalitetit dhe qetësisë nga qeveria.

Ky nuk është rasti i parë që rektori i universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, Tanush Shaska, konfliktohet me institucionet. Kujtojmë se një vit më parë emri i tij u vu në qendër të një debati publik, për shkak të vendimit për heqjen e Ismail Qemalit nga emërtesa e Universitetit të Vlorës. Vendimin Shaska e ka mbrojtur me tezën se themeluesi i shtetit shqiptar nuk njihej për merita në fushën akademike dhe për pasojë nuk meritonte të emërtonte një universitet. Propozimi i tij shumë shpejt u bë një veprim konkret. Në diplomat e marra nga studentët më datë 25 korrik të viti të kaluar, pra vetëm pak ditë përpara se të bëhej publike ndërmarrja e senatit për ndryshimin e emrit, nuk figuronte në asnjë cep të tij emri i Ismail Qemalit. Më pas propozimi u hodh në senat dhe u pranua nga ky i fundit, gjë që shërbeu si zanafilla e një debati të gjatë publik. Ndërkohë emri i Shaskës nisi të lakohej rreth 10 ditë më parë, kur nisën procedurat e regjistrimit të studentëve të rinj. Me një urdhër të nxjerrë prej tij, nuk është lejuar të regjistrohet asnjë student që kishte notën mesatare nën 6. Ndonëse vendimi i tij bie ndesh me udhëzimet e MASH, ai i ka mbrojtur me pretendimin e ngritjes së cilësisë dhe nivelit të studentëve.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22911. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22911