Shakira. Fëmijët, e ardhmja, të drejtat
Eshtë kolumbiane, një yll global i muzikës dhe një grua e kohës sonë, që ka vendosur të ndryshojë vendin e saj, duke mbrojtur fillimisht fëmijët.</p>
Gjatë fluturimit nga Majami për në San Salvador, sytë janë të fiksuar te kompjuteri. Pamja e fytyrës tregon se është zhytur thellë në mendime. Po përgatit fjalimin mbi zhvillimin e fëmijëve që do të mbajë pas disa ditësh në një samit iberiko-amerikan ku marrin pjesë disa prej krerëve më të mëdhenj të shteteve të Amerikës Latine, Kryeministri dhe Mbreti i Spanjës, Kryeministri portugez dhe një grup i zgjedhur personalitetesh të tjera. Natyrisht që ky nuk është publiku i këngëtares kolumbiane, Shakira Isabel Mebarak Ripoll. Ajo është më shumë se një këngëtare pop (gjithashtu aktore dhe balerinë), me miliona fansa në të gjithë botën dhe një album të ri që është publikuar dje. Përveç këngëve, suksesit dhe koncerteve, ka më shumë. Shakira filloi të merret me aktivitetet e bamirësisë që në moshën 18-vjeçare, menjëherë pas këngës së saj të parë që u bë menjëherë hit ndërkombëtar (”Estoy aquì”). Para disa vitesh, së bashku me të fejuarin e saj, Antonio de la Rua, dhe disa miq, mendoi të krijonte “Unionin e lirë të këngëtarëve hispaniko-amerikanë”, fondacionin “Alas” (krahët në spanjisht), i cili e përdor famën për të mobilizuar fansat dhe politikanët, për të cilët fansat votojnë. Gjithçka bëhet për të ndihmuar fëmijët. Që atëherë, pjesë e këtij fondacioni janë bërë shumë yje të muzikës pop spanjollë dhe portugezë, të cilët kanë organizuar koncerte në Meksikë dhe Argjentinë. Fondacioni është ndihmuar edhe nga familjet më të pasura të kontinentit, si dhe ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh krerësh shtetesh. Filantropia e yjeve të famshëm të muzikës rok nuk është një risi, por ajo që po përpiqen të bëjnë Shakira dhe Alas është. Në fakt ata përdorin fuqinë e muzikës pop për të ndihmuar njerëzit e vendeve të varfra të botës nga vijnë. Qëllimi është i qartë: “ushqim, edukim dhe garanci për kurat mjekësore të fëmijëve”, si dhe ndryshimi i mënyrës që shtetet kujdesen për ndihmat.
Duke pasur parasysh emrin, famën e keqe të qeverive latino-amerikane në fushën e shërbimeve sociale dhe recensionin, ndoshta, vajza e re me flokë të verdhë nuk ka shumë shpresa. Megjithatë Shakira është një person që nuk duhet nënvlerësuar. “Shakira mund ta bëjë dallimin kur flet për varfërinë e fëmijëve”, tregon Bono, lideri i grupit U2.
“Jam rritur në një botë ende në zhvillim, duke parë padrejtësi kudo”, tregon Shakira pas mbërritjes në San Salvador. “E di që në Kolumbi, kur një fëmijë lind i varfër, është e sigurt se do të vdesë i tillë, nëse nuk i ofrohet ndonjë mundësi tjetër, që quhet shkollim. Amerika Latine është një kontinent i ri shumë i lakmueshëm. Ne ende mund të ndryshojmë”.
Fondacioni “Alas” përfaqëson edhe bashkimin tradicional amerikanojugor të pushtetit dhe parave. President është Alejandro Santo Domingo, 32 vjeç, pasardhësi i familjes së dytë më të pasur të Kolumbisë. Zëvendëspresident janë i fejuari i Shakirës, djali i ish-presidentit të Argjentinës, dhe Alejandro Soberòn, organizator meksikan spektaklesh. Në grupin e drejtuesve bëjnë pjesë edhe Carlos Slim, një nga njerëzit më të pasur të botës, Joseph Safra (bankier brazilian), Alejandro Bulgheroni (Argjentinë, naftë dhe gaz), Emilio Azcarraga (Meksikë, radio dhe televizioni) dhe Stanley Motta (Panama, linja ajrore). Amerika Latine qeveriset ende nga familjet dhe grupi drejtues i “Alas”, që përbën edhe një pjesë të mirë të ekonomisë vendase. Pyetja që shtrohet është: a mund të kenë sukses filantropët e pasur të vendit të reduktojnë pabarazinë shkatërruese, pasi shumë breza njerëzish të fortë, teknokratësh, luftëtarësh dhe reformatorësh kanë dështuar? Pas mbërritjes në El Salvador diskutuam gjatë për objektivat e fondacionit “Alas” me Luis Alberto Moreno, aktualisht president i Bankës Ndëramerikane për Zhvillim, ish- ambasador kolumbian në Shtetet e Bashkuara, biznesmen, ish- ministër dhe gjatë viteve 80, gazetar televiziv. Banka e tij është një nga burimet kryesore të zhvillimit të Amerikës Jugore dhe shpesh i jep këshilla edhe Shakira-s. “Ndonjëherë kur kishim probleme, mblidheshim dhe më pas kërkonim zgjidhjen. Të rinjtë e sotëm nuk u bëjnë më ballë problemeve në këtë mënyrë. Mendoj se Shakira dhe grupi i saj kanë arritur të bëjnë për vete një brez të ri, që falë muzikës, është bërë blobal”.
Me tradita libaneze dhe këngë në gjuhën angleze, suksesi i saj planetar dhe kënga “Hips dont lie”, të interpretuar së bashku me Wyclef Jean, ka treguar se sa universale mund të jetë artistja kolumbiane. Në mëngjes, pas ardhjes së saj, Shakira ka një takim “për një çaj” me disa zotërinj të rëndësishëm. Kushdo që ka dëgjuar këngët e saj, ose ka parë videoklipet, e ka të vështirë ta imagjinojë duke pirë çaj me disa zotërinj. Megjithatë, ambicia e saj e ka sjellë pikërisht deri këtu. Kur Shakira ishte 22 vjeçe, shkrimtari i famshëm Gabriel GarcÃa Márquez, shkroi diçka në një sagë kushtuar asaj. Përveç vullnetit të hekurt, ai fliste edhe, për një “sensualitet të pafajshëm, të cilin duket se e ka shpikur vetë”. Samiti me presidentët kërkon seriozitet dhe korrektesë: për këtë rast Shakira ka veshur një fustan ngjyrë gri dhe flokët i ka lënë të lëshuara. Kur merr fjalën thotë: “Jemi këtu për të përuruar një aleancë të rëndësishme mes sektorit publik dhe shoqërisë civile, me qëllim që të mbrojmë qeniet më të brishta mes nesh: fëmijët. Në këto kohë të vështira duhet të gjejmë forcën për të mbrojtur më të vegjlit”.
Historia e saj nisi në Barrankuila, qyteti port në Karaibe, shumë i njohur në Kolumbi për përzierjen etnike (kryesisht baskë dhe arabë). Për fat të mirë, i ati arriti ta fuste në kolegj murgeshash, ku studentëve u kërkohej të ndihmonin fëmijët e varfër të mësonin të shkruanin dhe të lexonin. Kjo e çoi këngëtaren kolumbiane në lagjen e varfër “La Playa”, ku vendosi të ndihmonte të gjithë fëmijët. Pas disa vitesh u krye sërish në atë vend, por këtë herë për të përuruar kryeveprën e saj, një shkollë, e cila është e kompletuar me salla vallëzimi, oborr me lule dhe një fushë futbolli. Është një ndërtesë e qetë në zemër të një lagjeje të dhunshme. Që prej vitit 2004, Shakira ka kontribuar në ndërtimin e katër shkollave si ajo, shkolla të vërteta ku sigurohet një edukim i mirë në një ambient të mbrojtur. Para disa vitesh, Shakira përuroi një shkollë tjetër për fëmijët e varfër.
Sot bën fotografi me ushtarët dhe bisedon me gazetarët dhe fëmijët. Gjatë udhëtimit të kthimit, ndërsa të gjithë pushojnë, ajo i afrohet Antonio de la Rua dhe fillon të flasë për atë çka ende mund të bëjë në jetën e saj pa pushim, jashtë normales.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23874. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23874