Shënime për një anti artikull

Albforumi

Primus registratum
Shënime për një anti artikull

kidswatchingTV.jpg

Television Children Dead

1 – Çfarë ka ndodhur?
[ Big Brother, Klodi--> protestë Lezha -> reagimet e intelektualëve ( përdor fjalën intelektual derisa të gjesh një më të mirë ) shqiptarë --> ku kanë gabuar (gati) të gjithë këta
1-a) te masakrimi i kotë i lezhjanëve

1-aa : nënpyetje : do kishte qënë vallë e ndryshme ndoshta sikur të kishte ndodhur bje fjala në Kuçovë apo Mamurras?
Evito batutat e kota tip pastaj për dreq Lexha Lezha Lezha Lezha / bjeri moj të lumte dora nuk bën as rimë!
1-b) nëse ke evituar batutat sipër si shpërblim mund të tallësh k. duke bërë këtë prezantim Kthehesha në shtëpi në darke e gjeja e parë sa hapja komp. shikoja intelektualet e opinionistët e famshëm që ishin marrë me problemin. Heu, mendoje, shkruajti edhe filani. Lexoje, filani kishte pozicione nacional-socialiste. Po thonë aq shume budallallëqe saqë ka mundësi që të kthehen mbrapa në kohe e të jetojnë të lumtur në ndonjë vend ku të mund të shprehin inatin e tyre pa pasur nevojë të shtiren modern. Uron qe te kthehen në 1944 në Berlin e jo me para.

1-bb) nëse jo 1-b atëherë mund të tallesh me titujt po deshe. Mund të shpikesh tituj të tjerë.  Në një fare pike lexoje vetëm titujt + paragrafet e para. Titujt të pëlqenin, tip Unë jam homo ( kater yje nga pesë artikulli i F.L  ) / Unë jam hetero / Unë jam biseksual, sa është ora? / Unë jam pak i lodhur e  se kam idenë për ça po flisni po ça më ka bë lopa mua të mos shkruaj edhe unë një artikull? / Unë jam antihomo por po shkruaj një artikull gjoja pro homo se smë japin vizën, por jo shumë pro se pastaj më tallin shokët kur luajme petash /

2- Pse ka ndodhur?

Tregoje drejt! Shumë duke jetuar në Tiranë [ shpjego pa humbur shumë kohe se pse T. është bërë tip një park natyror për specie te mbrojtura, dhe ajo qe ndodh ne T. është e ndryshme nga ajo që ndodh jashtë T., dhe të marrësh T. si pikë referime për ça ndodh në qytetet e tjera është si te luash futboll duke aplikuar rregullat e basketbollit ( mos u fut te tregosh se si do ishte futbolli me rregulla basketbolli, mund të të interesojë vetëm ty ) ] kane harruar se çfarë është Shqipëria.

2.1- Nëse je vërtet i sigurt thuaje, punë e madhe. Thuaj : 400 lezhjanët janë efekt i të njëjti inat që mbushte autobusat vlonjatë për të shkuar në Himarë. Nuk ka alternativë nuk ka plan, ka vetëm një zemërim që zgjat pak sekonda. –> e kjo është edhe arsyeja se pse kot mbushin gazeta me fjale tip populli, mashkulli, provinca, eventualisht ish-proletaret,. Artikulli është mendim është analize, ajo që ka ndodhur ishte acarim/zemërim/instinkt. Mos humbni kohë ta shpjegoni!

3-Citime inteligjent me te cilët do tregosh që ti je shumë i zgjuar, pse ti sdi përralla ti, vetëm ata dine?

3a-Edith Durham + oficeret malazez
3b- Barcaleta : një fëmijë i thotë babit : Babi babi shkojmë në kopsht zoologjik? E babi përgjigjet Jo, nëse duan të të shohin le te vijnë të të shohin në shtëpi.
3b te nis direkt tek ajo që të ka acaruar që sekondën e parë. Është kjo ( barcaleta 3b )  ajo qe ka ndodhur! Por ta shpjegosh tamam është aq e gjate saqë sja vlen barra qeranë

4 Television children dead zanafilla -

Ajo që të ka acaruar, shpjegoje: …përveç kësaj ama, gjëja e fundit : vetëm mua më bën përshtypje fakti që K. në moshën 30 e ca vjeçare e gjen të vendit të rrëfeje homosex. e tij duke i nisur një letër familjes ( letra, për vetë natyrën e saj është intime, ) ndërsa është në tv ( tv, për  vetë natyrën e tij është publik ). Vë re që ka diçka që nuk shkon. Letra >>> Tv. Vë re që ta shpif. Mendon që ti, e shume njerëz të tjerë, ku e di unë…edhe një grip po të kishe do ua thoje prindërve me një fare delikatese sepse e di se sa tremben. Kurse tjetri kaq trim.

4-1 ( këtu bej kujdes. Edhe pse ata që do duan të lexojnë këtu një akuze kundër K = një akuzë kundër të gjithë homosex. do e lexojnë sidoqoftë.  Shpjego që edhe sikur Iksi të tregonte në tv me një letër intime që ka sëmundje të keqe [ nga ato të këqijat fare që të marrin për pak vite ] do ta shpifte sidoqoftë! Sbëhet fjalë për të sulmuar një kategori por një sjellje).

4-2. e ka bere si një manovër të poshtër tregtare. E ka bërë për tu futur ne zemrat tona [evito batuta maskiliste] , për të fituar zemrat e simpatinë tone, meqë po na lejon të marrim pjesë në një proces kaq intim dëshiron që ne ta shpërblejmë me dashuri? Zemrat tona janë bërë sholl shoku, janë bërë si fortesa e Kastriotit e ska burrë nënë të futet më aty, ardhshin edhe 100 mijë…

4-3 eventualisht përgëzoje sinqerisht për trimërinë!

5 e pesta e vërteta

Kujto atë  që thote A.Bloch : mos diskuto me një idiot, njerëzit mund të mos e vënë re ndryshimin mes teje e atij! Mos e shkruaj këtë art., nis vetëm këto shënime meqë 1- qekan shumë të bukura 2-janë edhe aq të komplikuar saqë shumë lexues të pagdhendur/të gdhendur keq do i evitojnë.

P.S

Para 100 vitesh do e kishin vrarë me pushkë për të shlyer ofendimin e rëndë. Para 50 vitesh do e kishin rrahur keq. Sot zbresin në rrugë. Demokraci, na prit se po vijmë!

Archiviato in:Lart & Poshtë, Po ishte për të kuq mër robo... Tagged: artikull, big brother, homofobi, intelektual, klodi, opinione, televizori, top-channel
3887
3887
3887
3887
3887
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3887

Top