Shëngjin Kickoff Hackathon Camp

Albforumi

Primus registratum
Shëngjin Kickoff Hackathon Camp

Më 17 dhe 18 Korrik një grup dashamirësish të Software-it të Lirë dhe atij me Burim të Hapur (FLOSS) do të organizojnë në Shëngjin një takim pune dhe zbavitjeje, kushtuar programeve të lira dhe atyre me burim të hapur.


Cilido me dije dhe përvojë, apo thjesht me dëshirën që të fillojë të merret programet FLOSS është i ftuar të marrë pjesë, qoftë ky programues apo krijues site-sh, ekspert kompjuterash apo dikush që ka nevojë të mësojë krijimin e një blogu të thjeshtë. Ideja është që nëpërmjet një takimi miqësor të nxitet dija, shkëmbimi, bashkëpunimi dhe zbavitja në këto fusha.</p>


Takimi është menduar si një veprimtari paraprake që i paraprin konferencave të Shtatorit që pritet të organizohen njëra në Prishtinë, më 25-26 Shtator, dhe tjetra në Vlorë, më 11-12 Shtator. Në fakt, një pikë e rëndësishme e vetë takimit është diskutimi i përgatitjeve për dy konferencat.</p>


Nëse jeni të lirë dhe mundeni të shkoni, shpenzojeni fundjavën e 17-18 Korrikut atje. Dijet dhe përvoja juaj janë të dobishme dhe do të gjeni dikë që t’ju jetë mirënjohës për to.</p>


Për hollësi të mëtejshme hidhini një sy faqes së veprimtarisë.</p>

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://blogu.programeshqip.org/?p=886
 
Top