Sfidat e njerëzimit
Sfidat e njerëzimit
Nga Elmas Eltari
Jeta është një sfidë e vazhdueshme për njerëzimin, duke filluar që nga kohërat më të lashta e në të ardhmen. Shumë nga këto sfida njeriu i ka përballuar me inteligjencën e tij. Zmadhimi i volumit të kafkës dhe i peshës së trurit në tre-katërfish (që nga kohërat më të vjetra) i kanë dhënë mundësi njeriut të zgjidhë në interes të tij shumë nga sfidat e jetës, duke njohur misteret e jetës dhe të shëndetit etj. nëpërmjet krijimit të shkencave.
Vlerësimi total i popullatës botërore në të kaluarën bazohej në të dhëna të fragmentuara, por shumë studiues janë të mendimit se rritja e saj ka qenë shumë e vogël dhe e ngadalshme, afërsisht 0,002% ose 20 njerëz për një milion banorë çdo vit! Rritja nuk ka qenë e qëndrueshme dhe është ndërvarur nga oshilacionet e diktuara nga epidemitë, luftërat, fatkeqësitë natyrore (përmbytjet, tërmetet, thatësira), mungesa e ushqimit (si uria etj.) etj.
Një nga shembujt më të tmerrshëm është një epidemi murtaje, nga e cila mendohet se në vitet 1347-1351 pas Krishtit vdiqën rreth një e treta e njerëzve të botës. Murtaja u përhap nga Kina dhe India në të gjithë botën. Në Europë vdiqën rreth 25 milionë njerëz: rrugët qelbeshin nga kufomat e dekompozuara dhe të pavarrosura…Në Londër, vetëm në një gropë, u dogjën rreth 50.000 njerëz. Shumë kufoma hidheshin në lumenj, ku lundronin e dekompozoheshin duke tmerruar njerëzit e gjallë që po merrnin arratinë nëpër pyje.U ndalua rënia e kambanave sepse rriste më shumë alarmin ndër të gjallët. Shumë njerëz e quanin këtë epidemi si “ndëshkim të Zotit për gabimet që kishin bërë njerëzit”, prandaj kërkonin falje. Në dyert e disa shtëpive të izoluara, pa asnjë ndihmë, shkruhej: “Zoti pastë mëshirë për ne”. Nga kjo epidemi mendohet se kanë vdekur një e treta e popullatës botërore.
Sa njerëz ka pasur në fillimet e njerëzimit? Askush nuk mund ta dijë! Nga studimet shkencore, duke përcaktuar dallimet gjenetike midis njerëzve (dallimet e kromozonit Y midis meshkujve dhe ADN-së mitokondriale të femrave), dallohen disa veçori që i kanë bërë shkencëtarët të besojnë se duhet të kenë ekzistuar grupime fillestare, pra 10 Adam dhe 18 Eva! Por sa njerëz ka pasur në botë në kohën e Abrahamit-Ibrahimit?, po në kohën e Faraonëve, në kohën e Romakëve, Bizantinëve etj.? Askush nuk e di, as për afërsisht.
Dëme të jashtëzakonëshme në popullatën botërore kanë shkaktuar edhe Lija, Ethet e Verdha, Kolera, tifot, difteria, poliomieliti, dhe dhjetëra sëmundje të tjera. Këto tmerre ndikuan edhe në psikikën dhe konceptet për jetën dhe shëndetin e njerzëve. “Ai djalli i vogël e i padukshëm” që hynte në trupin e njeriut dhe shkaktonte këto sëmundje, merrte pamje dhe forma të ndryshme. Vitet e fundit, “djalli i vogël” ka marrë formën e SIDA-s apo AIDS që u heq njerzëve imunitetin. Duhej të kalonin shekuj deri sa më në fund, në shekullin e 19-të, me zhvillimet e njerëzimit, me zbulimet në shumë fusha të shkencës e të artit, me lindjen e disa mendjendriturve, si Lui Pasteri, Robert Koku etj. (që zbuluan shkaktarët mikrobikë të sëmundjeve epidemike dhe vaksinat e para kundër tyre) dhe të Aleksandër Flemingut që zbuloi antibiotikun e parë dhe hapi rrugën për një mjet të fuqishëm kundër infeksioneve mikrobike, epidemitë të merrnin fund. Sot janë shumë të rralla ato sëmundje të rënda që nuk u është gjetur akoma vaksina apo antibiotiku përkatës.
Edhe luftërat, që nga shigjetat e deri sot me mjetet e sofistikuara, kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në shoqërinë njerëzore. Në Luftën e Parë Botërore u vranë rreth 18 milionë njerëz. Në Luftën e Dytë Botërore u vranë rreth 55 milionë njerëz.
Në 2 shekujt e fundit, sëmundjet dhe fatkeqësitë e tjera u vunë nën kontrollin e shoqërisë njerëzore. Vendet e zhvilluara vazhduan të shtohen me 3,1% të popullatës në vit, gjë që bëri të mundur shtimin dyfish të popullatës së tyre brenda 23 vjetëve që pasuan.
Në vitin 1990, në vëndet e zhvilluara të botës jetonin 1,2 miliardë njerëz, kurse në vendet më pak të zhvilluara jetonin 4,1 miliardë njerëz. Në Kinë kishte më shumë se 1,2 miliardë banorë dhe në Indi më shumë se 880 milionë banorë (me një pjellshmëri shumë të lartë dhe vdekshmëri të fëmijëve shumë të lartë). Europa dhe ish-BS përbënin 15% të popullatës, kurse Amerika e Veriut dhe e Jugut përbënin 14% të popullatës botërore, ndërsa Afrika 12% (me vdekshmëri shumë të lartë). Mendohet se Afrika do të dyfishojë popullsinë e saj deri në vitin 2025. Raportet e popullatës, në rajone të ndryshme të botës ndryshojnë vazhdimisht dhe në të ardhmen pritet të ketë diku ulje diku rritje të popullatës deri në vitin 2025. Projektet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 1990 parashikonin që nga 5,3 miliardë banorë që ishin në 1990, në vitin 2000 do të arrinin në 6,2 miliardë banorë dhe në 2025 në 8,5 miliardë banorë (maksimalisht 9,1 miliardë, minimalisht 7,9 miliardë banorë). Ky shtim kaq i madh i popullatës botërore krijon probleme të reja për shoqërinë njerëzore: probleme dhe tensione midis vendeve të zhvilluara dhe të pa zhvilluara, probleme ekonomike, probleme konkurrence, probleme humanitare, shëndetësore, probleme imigracionesh etj. etj. Nëse popullata njerëzore do të shtohej më shumë, atëherë çdo të bëhej me kafshët, shpendët etj? Sigurisht që ato do të paksoheshin vazhdimisht, po ashtu do të pakësoheshin bimët etj. Por planeti Tokë nuk është vetëm shtëpia e njeriut! Kjo është një sfidë tjetër për njeriun.
Shtimi i madh i njerzëve në tokë ka prishur ekuilibrin në natyrë me pasoja që përmënden shpesh si ndryshimet në klimën e tokës etj. Zhdukja apo pakësimi i pyjeve, zhvillimet industriale dhe nxjerrja e tepërt e gazrave në atmosferë, zhdukja e disa kafshëve, ndotjet masive të tokës etj. po ndryshojnë ekuilibrin, dëmtohen rregullat apo ligjet e natyrës. Shtimi kaq i madh i popullatës njerëzore ka nxjerrë probleme të ushqimit dhe të ujit të pijshëm dhe të kushteve të jetesës që i duhen njeriut për një jetë më dinjitoze. Shkenca mendon se me anën e teknologjisë mund të zbutet varfëria e njeriut. Me anën e “teknologjisë së gjelbër” mund të prodhohen më shumë farëra të cilësisë së lartë, më shumë bimë me rendimente të larta, më shumë fruta, më shumë bulmet, më shumë mish etj. Edhe “ teknologjia gri” mund të prodhojë më shumë çelik, qymyr, bronx, naftë, energji elektrike, automjete, avione, raketa, kompjuter etj. Në dekadat e fundit janë arritur të bëhen zbulime të rëndësishme në njohjen e proceseve që ndodhin në qelizat, gjë që ka bërë të zhvillohet bioteknologjia. Por teknologjia gri solli bombën me hidrogjen kurse teknologjia e gjelbër rrezikon që me forcën e saj të ndryshojë natyrën njerzore me anë të modifikimit gjenetik. Pra njerëzimi ka hyrë në një fazë të re kritike, kur njerëzimi duhet të sigurojë vetveten, jo në mënyrë sektare dhe egoiste por globale, të njerëzishme për të gjithë anëtarët e njerëzimit dhe për gjithë jetën në planetin Tokë.