Sfida te duash nje myslyman

Lea Ela

Primus registratum
Hej, grupi kam nevoje per nje keshille nga ju. Jam nje vajze qe besoj ne zot por jo ne institucionet fetare pasi mendoj qe ato jane pjelle e nje dore djallezore qe kerkon te mbaje njerezimin te nenshtruar, nuk me ka pelqyer kurre feja myslimane per menyren sesi aplikohet edhe me duket se eshte e vetmja fe qe kerkon ta mbaje njerezimin ne erresire dhe injorance totale me dogmat qe ajo predikon, per mos te folur me pas per femren qe e konsideron nje skllave pa asnje te drejte njerezore. Problemi im eshte qe jetoj ne Turqi dhe jam duke bere nje erasmus ne mjeksi. kam njohur nje djale turk mjek, shume inteligjent dhe i pashem, shume i studiuar por qe eshte besimtar Musliman ,kur me tha kete gje mendova se ishte mysliman si ne dhe mendova nuk do bente problem per mua fakti i besimit, mirpo duke kaluar koha dhe duke u njohur me shume, zbulova qe ky djale e praktikon Islamin ne nje menyre shume ndryshe nga ajo qe ne Shqiptaret bejme, per ate ka rendesi mbulimi i femres, nuk ka pasur asnjehere te dashur edhe pse 31 vjec, nuk i pelqen qe une te punoj per shkak te besimit. Te gjitha keto deklarata ishin goditje te njepasnjeshme per mua pasi, nuk mund te lejoj kurre vetes qe per shkak te dashurise te aplikoj gjithe keto idjotsira pasi jam rritur ne Shqiperi dhe tani e kuptoj vertete sa te emancipuar jemi ne Shqiptaret, kur degjoj gjithe kete prapambetje. Ajo qe me ben cudi eshte se ky djale eshte nje engjell per mua dhe jam vertete e dashuruar me te, mirepo e di qe nese martohem me te,jeta do jete nje ferr per menyren se si ai pretendon qe une te jetoj. Ndihem kaq e zene ngushte ne kete situate saqe nuk marr dot nje vendim edhe pse jam e sigurt qe marveshje me veten per te besuar ne ato qe ai beson une nuk kam per te bere kurre. A mendoni ju se ai mund te braktisi fene edhe te pranoje ndryshimin per hir te dashurise? Ne kete rast une mendoj qe eshte ai qe duhet te emancipohet,por nuk e di nese ka patur ndonjehere ndonje mysliman qe ka qene kaq thelle i indoktrinuar dhe ka braktisur besimin. Kerkoj nje keshille nga ju, jam vertete ne nje erresire totale nuk di si te dal nga kjo situate, pasi e dua vertet shume kete djale. Mirpres cdo keshille edhe kritike por pa paragjykime ju lutem, pasi dashuria nuk na pyet kur vjen, ndodh edhe kaq.
 
Top