Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI
Gazeta Express:
***************
Studentet Triumfojne Perballe Politikaneve
FUTBOLLI PARAZGJEDHOR, PD TERHIQET NE MINUTAT E FUNDIT
Studentët triumfojnë përballë politikanëve në mini kampionatin me tre ekipe zhvilluar mbrëmë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. I menduar si një aktivitet që do të qetësonte disi ujërat e nxehta të fushatës elektorale të vitit 2005, “futbolli parazgjedhor”, ku përballë njëra-tjetrës ishin partitë politike PS dhe LSI, si edhe Rrjeti i Studentëve Shqiptarë Nëpër Botë (ASAN), ka nxjerrë fitues këta të fundit, që i kanë mposhtur të dy kundërshtarët. Mbrëmë, i vetmi stadium kombëtar i vendit nuk ka patur të pranishëm as Dinamon, as Tiranën, as Partizanin e as ekipin Kombëtar, por tre skuadra të tjera, të formuara nga të rinj dhe politikanë,
në stadium nuk ka pasur tifozë futbolli, por simpatizantë të njërës apo tjetrës parti. Nëse do ta shihnim në një prizëm tjetër, mund të themi se brezi i ri, e ardhmja e Shqipërisë, arriti të fitonte kundër politikanëve. Në vend të dytë janë renditur socialistët, që kanë mposhtur rivalët e tyre të LSI-së me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të Blendi Gonxhes. Ndonëse ishte parashikuar se do të sillte një frymë tjetër në fund të fushatës, qëllimi i organizatorëve nuk u arrit plotësisht, pasi në minutat e fundit Partia Demokratike ka tërhequr nga aktiviteti “lojtarët” e saj në tapetin e stadiumit kombëtar. Sipas drejtuesit të ASAN dhe organizatorit të kësaj veprimtarie, Gerti Bogdani, nga Selia Blu ka ardhur në minutat e fundit një shkresë ku sqarohej mospjesëmarrja. “Natyrisht që do të kishte qënë gjithçka më bukur nëse edhe përfaqësuesit e PD-së do të kishin marrë pjesë në ndeshje”, ka thënë Bogdani për gazetën “Express”. “Megjithatë ne na erdhi një sqarim ku thuhej se ata kanë mungesë kohe për shkak të angazhimeve politike dhe problemeve me listat e zgjedhësve për votimet e nesërme (sotme). Demokratët donin që të paraqiteshin me një lidership të lartë në aktivitetin e sotëm”, u shpreh organizatori.
Atmosfera
Në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” kanë qënë të pranishëm një numër i vogël tifozësh, rreth 500, të gjithë simpatizantë të dy forcave të majta politike PS-së dhe LSI-së. Përveç krahut të djathtë të tribunës qendrore, ku janë vendosur mbështetësit socialistë, në të majtë ka qënë një tifozeri mikse, ku nuk kanë munguar edhe thirrjet e shpeshta në kor për partitë e tyre dhe për kandidatë të veçantë. Lojtarët e PS-së janë paraqitur në fushë me fanela të bardha me shirit të kuq dhe stemën e partisë në mes, ndërsa ata të LSI-së me fanela të kuqe dhe me stemën e partisë së tyre në mes të fanelave. Pothuajse i gjithë aktiviteti është zhvilluar nën atmosferën e një Fair-Play, megjithëse nuk mungonte dëshira për të shënuar tek të gjithë të pranishmit në fushën e blertë. Veprimtaria ka filluar me përballjen ndërmjet studentëve të ASAN dhe anëtarëve të LSI-së, kur pas 20 minutash lojë asnjë nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit megjithëse Gerti Bogdani pati një penallti në favor për të ndryshuar shifrat. Pas gjuajtjeve të 11-metërshave, më të saktë kanë qënë “të rinjtë”, të cilët arritën të triumfonin në shifrat 4-3. Më pas ka qënë radha e socialistëve të masin forcat me studentët, por edhe ata nuk kanë arritur të bëjnë asgjë teksa në dy pjesë me nga 10 minuta, kanë humbur në shifrat 2-1. Deri këtu ka qënë gjithçka mjaft e qetë, por në takimin e tretë dhe përmbyllës, atë ndërmjet LSI-së dhe PS-së, ndeshja ka marrë përmasa të vërteta dhe reale, me një rivalitet të theksuar nga të dy palët. Të dyja forcat kanë dhënë më të mirën për të marrë një triumf qoftë edhe simbolik në fushën e futbollit kundra njëra-tjetrës. Nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet e ashpra në këtë përballje, ashtu siç nuk kanë munguar edhe kontestimet për këtë apo atë ndërhyrje. Megjithatë në këtë takim, “lufta” e vërtetë është zhvilluar ndërmjet përkrahësve të pranishëm në “Qemal Stafa”, që përpiqeshin të inkurajonin sa më shumë idhujt e tyre “në fushën e blertë”. Gjithësesi, në vija të përgjithshme aktiviteti i mbrëmshëm, për herë të parë një ditë para zgjedhjeve elektorale, dha një mesazh ndryshe në fund të një fushate të “egër”, të mbushur me sharje dhe akuza të ndërsjellta. Edhe njëherë shprehja se futbolli i bashkon njerëzit, arriti të triumfojë përballë ndasive apo bindjeve të ndryshme politike. “Aktiviteti deri diku ia arriti qëllimit”, ka thënë organizatori Gerti Bogdani në përfundim të tij. “Ishin takime miqësore, të shoqëruara me një atmosferë Fair-Play në këtë finish fushate të nxehtë. Në fund fituan studentët, që janë brezi i ri dhe shpresa e Shqipërisë për të ardhmen”, shtoi më tej ai. Përsa u përket politikanëve mund të themi se spikatën me lojën e tyre Agron Xhafa për LSI-në, një ish futbollist ky, Bashkim Fino për PS-në, që pavarësisht peshës trupore arriti të tregonte gjëra të mira në aspektin teknik dhe Arben Ahmetaj po për socialistët, që tregoi lëvizshmëri.
Momenti i tensionit
Ndonëse ishte vetëm një aktivitet miqësor, në ndeshjen e fundit ndërmjet PS dhe LSI, nuk munguan momentet e tensionit, që erdhën përgjithësisht nga ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve. Më i nxehti ka qënë një ndërhyrje e disi e rëndë e kandidatit të LSI-së Ilir Dashi në dëm të atij socialist Arben Ahmetaj. Ky i fundit ka reaguar në çast, megjithëse çdo gjë është zgjidhur mjaft shpejt me një karton të verdhë të gjyqtarit Bujar Pregja në adresë të Dashit. Pra, nervat e futbollit, aq më tepër ndërmjet kundërshtarëve politikë, nuk munguan as në takimin e mbrëmshëm. Veç kësaj, edhe ministri i turizmit Bashkim Fino e pa veten disa herë në tokë, ca për ndërhyrjet e kundërshtarëve, ca edhe për shkak të mos mbajtjes së ekuilibrit. Po kështu edhe Andis Harasani ka dhënë një ndërhyrje të rëndë ndaj një lojtari të ASAN, gjë që i ka kushtuar edhe një karton të verdhë nga e arbitrit Taullaj.
Lojtarët e LSI
Agron Xhafa
Klajdi Qirjo
Roland Çelmeta
Avenir Shehu
Melsi Labi
Armond Halebi
Pëllumb Xhufi
Arjan Manahasa
Ilir Dashi
Rigers Çeka
Bledar Duraku
Florian Shkrela
Arjan Alliu
Kreshnik Leka
Denis Miska
Viron Bezhani
Arben Bejko
Fatjon Bathorja.
Lojtarët e PS
Erjon Fisheku
Blerim Saliaj
Andis Harasani
Arben Ahmetaj
Erjon Braçe
Blendi Gonxhe
Klevenc Toga
Elton Dalipi
Shpëtim Idrizi
Bashkim Fino
Afrim Qendro
Lojtarët e ASAN
Ani Mullai
Adrian Bogdani
Albi Gjenerali
Gerti Dhimitri
Endrit Kromidha
Emil Bualioti
Mariglen Shaptorja
Gjergji Çikopani
Andi Sallata
Renato Arapi
Romeo Hamzaj
Shaban Sulçe
Bledian Spaho
Gerti Bogdani
Arbër Çepani
Rezultatet
LSI-ASAN
3-4 (me penallti, koha e rregullt 0-0)
PS-ASAN
1-2
PS-LSI
1-0 (’10 Blendi Gonxhe)
1-0 (’10 Blendi Gonxhe)
1-0 (’10 Blendi Gonxhe)
Romeo HamzajShaban SulçeBledian Spaho
Romeo HamzajShaban SulçeBledian Spaho
Erjon FishekuBlerim SaliajAndis HarasaniArben AhmetajErjon BraçeBlendi GonxheKlevenc TogaAfrim QendroRomeo HamzajShaban SulçeBledian Spaho
Agron Xhafa Klajdi QirjoArmond HalebiPëllumb XhufiArjan ManahasaIlir DashiRigers ÇekaBledar DurakuFlorian ShkrelaArjan AlliuKreshnik LekaDenis MiskaViron BezhaniArben BejkoFatjon Bathorja. Erjon FishekuBlerim SaliajAndis HarasaniArben AhmetajErjon BraçeBlendi GonxheKlevenc TogaAfrim QendroRomeo HamzajShaban SulçeBledian Spaho
Ndonëse ishte vetëm një aktivitet miqësor, në ndeshjen e fundit ndërmjet PS dhe LSI, nuk munguan momentet e tensionit, që erdhën përgjithësisht nga ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve. Më i nxehti ka qënë një ndërhyrje e disi e rëndë e kandidatit të LSI-së Ilir Dashi në dëm të atij socialist Arben Ahmetaj. Ky i fundit ka reaguar në çast, megjithëse çdo gjë është zgjidhur mjaft shpejt me një karton të verdhë të gjyqtarit Bujar Pregja në adresë të Dashit. Pra, nervat e futbollit, aq më tepër ndërmjet kundërshtarëve politikë, nuk munguan as në takimin e mbrëmshëm. Veç kësaj, edhe ministri i turizmit Bashkim Fino e pa veten disa herë në tokë, ca për ndërhyrjet e kundërshtarëve, ca edhe për shkak të mos mbajtjes së ekuilibrit. Po kështu edhe Andis Harasani ka dhënë një ndërhyrje të rëndë ndaj një lojtari të ASAN, gjë që i ka kushtuar edhe një karton të verdhë nga e arbitrit Taullaj. Agron Xhafa Klajdi QirjoArmond HalebiPëllumb XhufiArjan ManahasaIlir DashiRigers ÇekaBledar DurakuFlorian ShkrelaArjan AlliuKreshnik LekaDenis MiskaViron BezhaniArben BejkoFatjon Bathorja. Erjon FishekuBlerim SaliajAndis HarasaniArben AhmetajErjon BraçeBlendi GonxheKlevenc TogaAfrim QendroRomeo HamzajShaban SulçeBledian Spaho