SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

summertimez

Primus registratum
SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Kete te Shtune, 2 Korrik

Ne Stadiumin Kombetar "Qemal Stafa"

Sfida e Vitit ne Futboll, PD vs. PS vs. LSI vs. ASAN!!!!!

Turneu "Mbro Porten, Koha per te Shenuar"

Ky aktivitet organizohet nga ASAN - Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote!!!!!!!!

NUK DUHET HUMBUR!!!!!
 

MLK

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

WASHINGTON (1 Korrik) -Kryeministri Nano ka ne axhenden e tij nje vizite ne Shtepine e Bardhe dhe nje takim me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Kjo eshte zbuluar dje nga letra qe senatori republikan ne SHBA Bob Doll i ka derguar kryeministrit Fatos Nano. Tekstin e letres derguar dje e ka zbuluar vete kryeministria. Sipas njoftimit ne lidhje me kete leter thuhet se pas vleresimit te marrdhenieve midis dy vendeve eshte permendur edhe vizita e kryeministrit Nano ne Shtepine e Bardhe ne shtator te ketij viti. Ne leter thuhet: Vleresoj zhvillimin e miqesise sone dhe gjithmone mirepres mundesine per te diskutuar me ju zhvillimet ne marrdheniet shqiptaro-amerikane. Bob Doll shkruan se: jam ne dijeni qe ju do te takoheni me presidentin Bush ne vjeshte te ketij viti dhe pres me kenaqesi takimin tone. E di qe miqte tuaj te shumte ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e vleresojne domethenien e aleances se Tiranes dhe Uashingtonit dhe vleresojne lidershipin e qeverise suaj per forcimin e demokracise ne Shqiperi, stabilitetin ne Europen Juglindore dhe fitoren ne luften globale kunder terrorizmit. Ju falenderoj per konsideraten tuaj. Kjo leter i ka mberitur dje kryeministrit Nano dhe menjehere eshte bere publike. Fakti qe Nano ka planifikuar takime dhe vizita pertej dates 3 korrik duket se kerkohet te intepretohet si nje shenje e fitores se sigurt te PS ne keto votime. E njejta stratregji u ndoq edhe pak dite para nisjes se fushates elektorale kur kryeministria publikoi nje sere takimesh te rendesishme qe kryeministri do te mbante pas zgjedhjeve. Vizita ne shume vende te ndryshme te Europes dhe tashme ne SHBA eshte gjetur si nje element elektoral nga ana e kryeministrise por qe duhet se ka nje efekt shume te madh po te kihet parasysh se 禡re mendojne shqiptaret per SHBA dhe presidentin amerikan. Ideja se politika amerikane eshte vendimtare eshte nje fakt shume i pelqyeshem nga partite politike. Ajo eshte perdorur shume shpesh nga PD ne zgjedhjet e vitit 2001 kur PD apo militantet e saj shikonin me optimizem faktin qe ne SHBA president ishte Bush dhe nga ana tjeter u imitua forma e fushates qe realizoi koalicioni i djathte ne Itali. Kete here eshte ne doren e socialisteve kjo karte te cilet ata nuk ngurojne aspak qe ta perdorin ne kete fushate elektorale.

Per ça zgjedhjesh e keni fjalen ju?! Pse ka zgjedhje ne Shqiperi! Kush do fitoje eshte vendos qe ne fillim jo vetem ne Shqiperi po edhe te nderkombetaret, ato qe fliten mbi demokracine nga ambasadore te ndryshem e veçanerisht ambasadorja amerikane ne Shqiperi qe Amerika nuk perkrah asnje parti politike jane vetem nje pjese teatri qe i serviret popullit naiv.
Mjft na mbeshtetet kete Salen se na moret ne qafe e duhet me majt ala Tosa hajdutin ne 4 vjet te tjera ne pushtet.
Amerika nuk ja harron Sales qe ka refuzuar takimin me Sekretarin e shtetit amerikan ne 1996 se kete sfide sja kan bere as shtetet me te fuqishme ne bote!
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Ahahahahaha. Sfida e vitit. Kopja e vitit mund ta quajme.

Nga gishto i inatosur.

Ja se cfare shkruante KOHA JONE, me 14 mars te 2004, koha kur MJAFT hodhi i pari idene e ndeshjes se futbollit me politikanet.

http://www.kohajone.com/lexo.php?id=17139

E Diele, 14 Mars 2004

POLITIKANET E STOLIT TE REZERVAVE

Nga Edi Lesi

Politikanet shqiptare humben edhe nje shans per te arritur nje minimum konsensusi. Teksa te rinje e MJAFT-it dhe kolege te medias, ishin bere gati per nje ndeshje futbolli simbolike me njerezit e partive, ne minuten e fundit merret vesh se politikanet nuk jane gati, dhe sfida anullohet. Ne krye, duket si nje ngjarje e parendesishme, por ketu fshihet nje drame e madhe, qe e vuan vendi yne prej me shume se 13 vjetesh.

Ndeshja nuk eshte anulluar sepse funksionaret e pozites dhe te opozites nuk ndjehen mire fizikisht per shkak te dozes se dhjamit qe te jep pushteti, cka do te ishte nje arsye e sinqerte per te cilen pakkush mund te ankohej.

Po ashtu, ndeshja nuk eshte anulluar nga mosdeshira e partive per te marre pjese ne festen e MJAFT-it (futbolli ishte menduar si nje aktivitet ne 1 vjetorin e krijimit te levizjes), duke pasur parasysh qendrimet kritike te te rinjve ndaj politikes, cka edhe ky do te qe nje motiv i pranueshem deri diku.

Por, ndeshja eshte anulluar sepse PS dhe PD nuk jane marre vesh, me nje fjale, s'kane rene ne ujdi per te luajtur pikerisht sot.

Socialistet kane dashur qe ndeshja te mos behej sot, sepse keshtu do te dukej disi anti-Nano, duke qene se gjithe perkushtimi i takon festes se veres qe u transferua ne Tirane per te ngjare si hapi i pare i levizjes virtuale "Nano Ok".

Ndersa demokratet preferojne ta shtyjne edhe pak, qe ndeshja te ngjaje nje sfide atashuar levizjes "Nano-Ik".

Pamundesia e arritjes se ketij konsensusi mes politikaneve ka edhe anen dramatike, perpos qe duket nje akt i rralle komedian. Kjo ngjarje te ben pesimist per zhvillimet e ardheshme qe kerkojne domosdoshmerisht marreveshjen pozite-opozite. Dhe te ben te ndjesh keqardhje edhe per ambasadorin Liponen, si nje nga faktoret nderkombetare qe beson realisht ne paktin PS-PD.

Jo se konsensusi pozite-opozite sjell mrekulli dhe e shnderron Shqiperine ne Zvicer, por e verteta eshte qe shume pune te bera keq, dhe te tjera te pabera, vijne si pasoje e antagonizmit ortodoks mes forcave me te medha politike ne vend.

Duke jetuar ne nje sistem demokratik, debati pozite-opozite eshte i pranueshem si gjeja me normale. Askush s'ka te drejte as te enderroje utopi te tilla qe paktet mes partive te arriheshin cdo paradite. Mirepo, s'eshte mekat qe politikanet tane te merren vesh per disa gjera themelore, cka mund te jene shtyllat kryesore te zhvillimit te vendit. Dhe nuk eshte sakrilegj te pretendojme qe socialistet dhe demokratet te mirekuptohen edhe per daten e nje ndeshje futbolli, qe e caktuar 10 dite me pare, anullohet paturpesisht disa ore perpara nisjes.

Meqe jane te ketille, pushtetaret dhe partiaket tane meritojne vertete te kalojne ne stolin e rezervave. Futboll i sotem kerkon lojtare te rinj.
 

stil

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote - AS@N ka ftuar, partite kryesore politike ne ndeshjen miqesore te futbollit me rastin e mbylljes se Fushates Elektorale 2005, ne shenje te nje gare te paster dhe miqesore.

Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote kerkon te sjelle nje fryme te re, te karakterizuar nga nje kulture perendimore dhe civile ne arenen e politikes shqiptare. Nder objektivat e ASAN eshte dhe afrimi i studenteve qe studiojne jashte shtetit ne jeten politike, kulturore dhe sociale ne Shqiperi; ne kete aktivitet keta studente do te jene protagoniste ne organizimin e tij si edhe ne drejtimin e skuadrave te seciles parti.

<span style="font-weight: bold">JU FTOJME TE MERRNI PJESE NE KETE AKTIVITET! </span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Rrjeti i studenteve shqiptare abroad, kujton se po mundohet te sjelle nje fryme te re. Pasi per ta historia nis me ata vete. Nje vit me pare, kete qe ata e servirin si gjetjen e tyre gjeniale, e ka propozuar levizja MJAFT. Lexoni me lart si e komentonte shtypi.
 

stil

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Eshte zgjedhur pikerisht dita e pushimit elektoral, ne menyre qe te lehtesohet pjesemarrja.

Nje poet skocez i viteve 700 thoshte ne kohe te vete: &quot;Nuk ka gje me te pasigurt, sesa gjerat qe konsiderohen te sigurta.&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

stil

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

url]


Kjo eshte nje nga gazetat qe ka shkruar per aktivitetin e neserm. Artikulli nuk mund te merrej, keshtu qe shpresoj te arrish te deshifrosh ndonje fjale te imazhi, shkrepse. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Ahahahahaha. Sfida e vitit. Kopja e vitit mund ta quajme.

Nga gishto i inatosur.
[/QB]
O Armik! Mesa shoh ti qenke armiku i betuar i As@n! Ej po mos u nxef se skane cte bejne qe ste kane pranuar ty ne staf! Ndoshta ka pasur shume koordinatore ose ti sje student ose sje jashte!
lol.gif


He se mesa duket paske gjetur vend pune ke Mjaft &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Ej dicka! Kush te ka genjyer qe informacionet qe qendrojne neper gazeta qenkan e verteta e padiskutueshme?????
smash.gif
Po te kane genjyer pa jo per gje
lol.gif


Nejse! Gjithsesi uroj qe ndeshja neser te dale ndonje gje interesante (dhe ka per te dale per inat te Armik-ut :rockband: :rockband: ) e te kisha qene ne Tr sdo kisha me ze nga ulerimat e pafundme qe do beja per te bere tifozllik &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; !
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Normal, une s'i kam accountet e Albforumit te regjistruara te gjitha ne Qershor 2005 si ti, stili and co.
 

fshatarja

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Po mire o armik, po ti me nje sy i sheh gjerat? Hape dhe syrin tjeter
eek.gif
dhe do shikosh qe edhe Arushka K., Gishtoja e Inatosur, Mjaft i(e) Vertete &amp; co (te gjithe te Mjaftit keta), jane gjithashtu te regjistruar ne qershor.

Me objektiv djalke, me objektiv.
smash.gif
 

stil

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Aleee Aleeee! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Ndeshja perfundoi prej me pak se nje ore dhe doli me shume sukses!

E dha TVSH me lidhje direkte, edhe ne satelit per ata qe ishin jashte shtetit, minikampionat shume interesant!

Me shume informacione dhe foto do te keni mundesi te gjeni ne webin e ASAN (www.iliriarbei.com/ASAN) brenda diteve te ardhshme. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

O Armik mos ke ngaterruar gje temen? Jo per gje po njeri nuk po fliste ketu per daten e regjistrimit, POR PER NDESHJEN E ORGANIZUAR NGA ASAN, E CILA ISHTE SHUME E SUKSESSHME! Ej nese do te besh replika, lexo me pare AVASH (se aha avash dhe e ve ne diskutim nese do e kuptosh....pale te lexosh shpejt ti ca behet) dhe pastaj tento te shkruash dicka me postimin me pare... por kesaj radhe me lidhje!
smash.gif


****** NDESHJA ISHTE NJE SUKSES!!!! S'KISH SI TE ISHTE NDRYSHE NE FUND TE FUNDIT!!!(sepse njerezit e ASAN mesa duket se kalojne jeten neper forume si disa &quot;DUDUSHE&quot; te tjere ****** :rockband: :rockband:


P:S AAAA JU LUMTE MENDJA CUNA E GOCA TE ASAN-IT!!!!!!!JENI NJESHA :rockband: :rockband:
 

Ariu Kolargol

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Plot e perplot stadiumi. Sa shume mbeshtetesa qe kane dhe keta hasonsat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Urime sidoqofte.
 

summertimez

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Rrofsh per urimet Kolargol,

Sa per mbushjen e stadiumit, ti vete nuk ishe atje se te erdhi inat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; po pse keshtu more???

ej po me fal... rendesi nuk kishte pjesemarrja e publikut, rendesi kishte pjesemarrja e Kadidateve per Deputete!!!!!

sa per artikujt e shkruar nga Koha Jone dhe per perpjekjen qe beri Mjufti per te bere nje gje te tille ne 2004.... MBETET PERPJEKJE

ASAN i la te luanin me top ne fushe kandidatet, nuk kishte nevoje ti linte topin tek dera
goofy.gif


Rezultatet:

ASAN 0 - 0 LSI (4-3 penallti)
ASAN 2 - 1 PS
LSI 0 - 1 PS

Fitues &quot;ASAN&quot;
 

summertimez

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Urime ASAN-it per Kupen....

Por mbi te gjitha per Realizimin e ketij Aktiviteti....

Mendohej e Parealizueshme nje dite para zgjedhjeve, por ASAN e beri Realitet!!!!

Bravo edhe nje here cuna e goca!!!

PS. Some people WATCH things happen, some people MAKE things happen!!!

Shpresoj qe Mjufti ta kete pare ne TVSH-Live
smash.gif
smash.gif
se ne stadium nuk besoj se ishin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

summertimez

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Gazeta Express:
***************

Studentet Triumfojne Perballe Politikaneve
FUTBOLLI PARAZGJEDHOR, PD TERHIQET NE MINUTAT E FUNDIT

Studentët triumfojnë përballë politikanëve në mini kampionatin me tre ekipe zhvilluar mbrëmë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. I menduar si një aktivitet që do të qetësonte disi ujërat e nxehta të fushatës elektorale të vitit 2005, “futbolli parazgjedhor”, ku përballë njëra-tjetrës ishin partitë politike PS dhe LSI, si edhe Rrjeti i Studentëve Shqiptarë Nëpër Botë (ASAN), ka nxjerrë fitues këta të fundit, që i kanë mposhtur të dy kundërshtarët. Mbrëmë, i vetmi stadium kombëtar i vendit nuk ka patur të pranishëm as Dinamon, as Tiranën, as Partizanin e as ekipin Kombëtar, por tre skuadra të tjera, të formuara nga të rinj dhe politikanë,
në stadium nuk ka pasur tifozë futbolli, por simpatizantë të njërës apo tjetrës parti. Nëse do ta shihnim në një prizëm tjetër, mund të themi se brezi i ri, e ardhmja e Shqipërisë, arriti të fitonte kundër politikanëve. Në vend të dytë janë renditur socialistët, që kanë mposhtur rivalët e tyre të LSI-së me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të Blendi Gonxhes. Ndonëse ishte parashikuar se do të sillte një frymë tjetër në fund të fushatës, qëllimi i organizatorëve nuk u arrit plotësisht, pasi në minutat e fundit Partia Demokratike ka tërhequr nga aktiviteti “lojtarët” e saj në tapetin e stadiumit kombëtar. Sipas drejtuesit të ASAN dhe organizatorit të kësaj veprimtarie, Gerti Bogdani, nga Selia Blu ka ardhur në minutat e fundit një shkresë ku sqarohej mospjesëmarrja. “Natyrisht që do të kishte qënë gjithçka më bukur nëse edhe përfaqësuesit e PD-së do të kishin marrë pjesë në ndeshje”, ka thënë Bogdani për gazetën “Express”. “Megjithatë ne na erdhi një sqarim ku thuhej se ata kanë mungesë kohe për shkak të angazhimeve politike dhe problemeve me listat e zgjedhësve për votimet e nesërme (sotme). Demokratët donin që të paraqiteshin me një lidership të lartë në aktivitetin e sotëm”, u shpreh organizatori.

Atmosfera
Në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” kanë qënë të pranishëm një numër i vogël tifozësh, rreth 500, të gjithë simpatizantë të dy forcave të majta politike PS-së dhe LSI-së. Përveç krahut të djathtë të tribunës qendrore, ku janë vendosur mbështetësit socialistë, në të majtë ka qënë një tifozeri mikse, ku nuk kanë munguar edhe thirrjet e shpeshta në kor për partitë e tyre dhe për kandidatë të veçantë. Lojtarët e PS-së janë paraqitur në fushë me fanela të bardha me shirit të kuq dhe stemën e partisë në mes, ndërsa ata të LSI-së me fanela të kuqe dhe me stemën e partisë së tyre në mes të fanelave. Pothuajse i gjithë aktiviteti është zhvilluar nën atmosferën e një Fair-Play, megjithëse nuk mungonte dëshira për të shënuar tek të gjithë të pranishmit në fushën e blertë. Veprimtaria ka filluar me përballjen ndërmjet studentëve të ASAN dhe anëtarëve të LSI-së, kur pas 20 minutash lojë asnjë nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit megjithëse Gerti Bogdani pati një penallti në favor për të ndryshuar shifrat. Pas gjuajtjeve të 11-metërshave, më të saktë kanë qënë “të rinjtë”, të cilët arritën të triumfonin në shifrat 4-3. Më pas ka qënë radha e socialistëve të masin forcat me studentët, por edhe ata nuk kanë arritur të bëjnë asgjë teksa në dy pjesë me nga 10 minuta, kanë humbur në shifrat 2-1. Deri këtu ka qënë gjithçka mjaft e qetë, por në takimin e tretë dhe përmbyllës, atë ndërmjet LSI-së dhe PS-së, ndeshja ka marrë përmasa të vërteta dhe reale, me një rivalitet të theksuar nga të dy palët. Të dyja forcat kanë dhënë më të mirën për të marrë një triumf qoftë edhe simbolik në fushën e futbollit kundra njëra-tjetrës. Nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet e ashpra në këtë përballje, ashtu siç nuk kanë munguar edhe kontestimet për këtë apo atë ndërhyrje. Megjithatë në këtë takim, “lufta” e vërtetë është zhvilluar ndërmjet përkrahësve të pranishëm në “Qemal Stafa”, që përpiqeshin të inkurajonin sa më shumë idhujt e tyre “në fushën e blertë”. Gjithësesi, në vija të përgjithshme aktiviteti i mbrëmshëm, për herë të parë një ditë para zgjedhjeve elektorale, dha një mesazh ndryshe në fund të një fushate të “egër”, të mbushur me sharje dhe akuza të ndërsjellta. Edhe njëherë shprehja se futbolli i bashkon njerëzit, arriti të triumfojë përballë ndasive apo bindjeve të ndryshme politike. “Aktiviteti deri diku ia arriti qëllimit”, ka thënë organizatori Gerti Bogdani në përfundim të tij. “Ishin takime miqësore, të shoqëruara me një atmosferë Fair-Play në këtë finish fushate të nxehtë. Në fund fituan studentët, që janë brezi i ri dhe shpresa e Shqipërisë për të ardhmen”, shtoi më tej ai. Përsa u përket politikanëve mund të themi se spikatën me lojën e tyre Agron Xhafa për LSI-në, një ish futbollist ky, Bashkim Fino për PS-në, që pavarësisht peshës trupore arriti të tregonte gjëra të mira në aspektin teknik dhe Arben Ahmetaj po për socialistët, që tregoi lëvizshmëri.


Momenti i tensionit
Ndonëse ishte vetëm një aktivitet miqësor, në ndeshjen e fundit ndërmjet PS dhe LSI, nuk munguan momentet e tensionit, që erdhën përgjithësisht nga ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve. Më i nxehti ka qënë një ndërhyrje e disi e rëndë e kandidatit të LSI-së Ilir Dashi në dëm të atij socialist Arben Ahmetaj. Ky i fundit ka reaguar në çast, megjithëse çdo gjë është zgjidhur mjaft shpejt me një karton të verdhë të gjyqtarit Bujar Pregja në adresë të Dashit. Pra, nervat e futbollit, aq më tepër ndërmjet kundërshtarëve politikë, nuk munguan as në takimin e mbrëmshëm. Veç kësaj, edhe ministri i turizmit Bashkim Fino e pa veten disa herë në tokë, ca për ndërhyrjet e kundërshtarëve, ca edhe për shkak të mos mbajtjes së ekuilibrit. Po kështu edhe Andis Harasani ka dhënë një ndërhyrje të rëndë ndaj një lojtari të ASAN, gjë që i ka kushtuar edhe një karton të verdhë nga e arbitrit Taullaj.


Lojtarët e LSI
Agron Xhafa
Klajdi Qirjo

Roland Çelmeta


Avenir Shehu


Melsi Labi

Armond Halebi
Pëllumb Xhufi
Arjan Manahasa
Ilir Dashi
Rigers Çeka
Bledar Duraku
Florian Shkrela
Arjan Alliu
Kreshnik Leka
Denis Miska
Viron Bezhani
Arben Bejko
Fatjon Bathorja.


Lojtarët e PS
Erjon Fisheku
Blerim Saliaj
Andis Harasani
Arben Ahmetaj
Erjon Braçe
Blendi Gonxhe
Klevenc Toga

Elton Dalipi


Shpëtim Idrizi


Bashkim Fino

Afrim Qendro


Lojtarët e ASAN


Ani Mullai


Adrian Bogdani


Albi Gjenerali


Gerti Dhimitri


Endrit Kromidha


Emil Bualioti


Mariglen Shaptorja


Gjergji Çikopani


Andi Sallata


Renato Arapi

Romeo Hamzaj
Shaban Sulçe
Bledian Spaho

Gerti Bogdani


Arbër Çepani


Rezultatet
LSI-ASAN

3-4 (me penallti, koha e rregullt 0-0)


PS-ASAN

1-2


PS-LSI
1-0 (’10 Blendi Gonxhe)
1-0 (’10 Blendi Gonxhe)
1-0 (’10 Blendi Gonxhe)
Romeo HamzajShaban SulçeBledian Spaho
Romeo HamzajShaban SulçeBledian Spaho
Erjon FishekuBlerim SaliajAndis HarasaniArben AhmetajErjon BraçeBlendi GonxheKlevenc TogaAfrim QendroRomeo HamzajShaban SulçeBledian Spaho
Agron Xhafa Klajdi QirjoArmond HalebiPëllumb XhufiArjan ManahasaIlir DashiRigers ÇekaBledar DurakuFlorian ShkrelaArjan AlliuKreshnik LekaDenis MiskaViron BezhaniArben BejkoFatjon Bathorja. Erjon FishekuBlerim SaliajAndis HarasaniArben AhmetajErjon BraçeBlendi GonxheKlevenc TogaAfrim QendroRomeo HamzajShaban SulçeBledian Spaho
Ndonëse ishte vetëm një aktivitet miqësor, në ndeshjen e fundit ndërmjet PS dhe LSI, nuk munguan momentet e tensionit, që erdhën përgjithësisht nga ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve. Më i nxehti ka qënë një ndërhyrje e disi e rëndë e kandidatit të LSI-së Ilir Dashi në dëm të atij socialist Arben Ahmetaj. Ky i fundit ka reaguar në çast, megjithëse çdo gjë është zgjidhur mjaft shpejt me një karton të verdhë të gjyqtarit Bujar Pregja në adresë të Dashit. Pra, nervat e futbollit, aq më tepër ndërmjet kundërshtarëve politikë, nuk munguan as në takimin e mbrëmshëm. Veç kësaj, edhe ministri i turizmit Bashkim Fino e pa veten disa herë në tokë, ca për ndërhyrjet e kundërshtarëve, ca edhe për shkak të mos mbajtjes së ekuilibrit. Po kështu edhe Andis Harasani ka dhënë një ndërhyrje të rëndë ndaj një lojtari të ASAN, gjë që i ka kushtuar edhe një karton të verdhë nga e arbitrit Taullaj. Agron Xhafa Klajdi QirjoArmond HalebiPëllumb XhufiArjan ManahasaIlir DashiRigers ÇekaBledar DurakuFlorian ShkrelaArjan AlliuKreshnik LekaDenis MiskaViron BezhaniArben BejkoFatjon Bathorja. Erjon FishekuBlerim SaliajAndis HarasaniArben AhmetajErjon BraçeBlendi GonxheKlevenc TogaAfrim QendroRomeo HamzajShaban SulçeBledian Spaho
 

summertimez

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

PD bojkoton ndeshjen, PS fiton ndaj LSI
E Diele, 03 Korrik 2005
Partia Demokratike nuk eshte paraqitur dje ne minikampionatin e futbollit, te organizuar nga Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote, ndersa Partia Socialiste ka arritur te mund Levizjen Socialiste per Integrim. ASAN, pas fitoreve ndaj PS dhe LSI, ka marre trofeun ne stadiumin kombetar &quot;Qemal Stafa&quot;

Partia Demokratike ka bojkotuar dje minikampionatin e futbollit, te organizuar nga ASAN (Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote), ndersa Partia Socialiste ka arritur te mund Levizjen Socialiste per Integrim. Ne perfundim ASAN, pas fitoreve ndaj PS dhe LSI, ka marre trofeun e minikampionatin te zhvilluar ne stadiumin kombetar &quot;Qemal Stafa&quot;.

&quot;Mbro Porten, Koha per te Shenuar - Beni politike, me nje fryme te re&quot;, ka qene sllogani i ndeshjeve, ne diten e heshtjes elektorale. Por Partia Demokratike nuk e ka derguar ekipin e saj, qe do te drejtohej nga Bamir Topi dhe trajnohej nga Agustin Kola. Ne ndeshjen e pare, ASAN ka kerkuar ndihmen e penalltive per te fituar ndaj LSI-se, ndersa ne duelin pasues, Studentet Shqiptare ne Bote kane arritur te mposhtin socialistet ne pushtet. Me rezultatin e ngushte 2 me 1, ASAN ka siguruar dy fitore, ndersa ka spikatur loja e dobet e disa kandidateve per deputete te Partise Socialiste. Ndonese drejtues i Koorporates Elektroenergjetike deri pak jave me pare, Andis Harasani nuk ka patur energjine e duhur per te perballuar ndeshjen. Per me teper ai eshte ndeshkuar edhe me kartonin e verdhe. Vullnetit te Bashkim Finos nuk i eshte pergjigjur fiziku, ndersa me shpejtesi nga fusha e blerte eshte larguar edhe kryetari i LSI-se per Tiranen, Ilir Dashi.

Per shkak te moshes, te rinjte studente kane arritur te mposhtin politikanet, ku nuk kane patur sukses as skemat mes Shpetim Idrizit, Arben Ahmetajt dhe Erion Braces. Ne minikampionatin e djeshem ka munguar ish-Kryeministri Ilir Meta, i demtuar ne krah per shkak te nje aksidenti rrugor.

Aktiviteti i djeshem kishte per synim uljen e tensioneve te fushates elektorale dhe shnderrimin e ketyre zgjedhjeve &quot;ne nje loje kompetitive dhe jo ne nje sfide mes gladiatoresh&quot;. Te ardhurat e ketij aktiviteti do te perdoren per akte bamiresie per studentet shqiptare brenda dhe jashte vendit.

E.M

REZULTATET

ASAN-LSI 0-0 (5-4 pen.)

ASAN-PS 2-1

PS-LSI 1-0
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Niceeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!!!!
Ju lumte cuna dhe goca, se vertete tregoni qe ka edhe shqiptare, te cilet nuk jetojne per para dhe
vjedhje, po i kane vene qellime te tjera vetes ndryshe nga arushat me gjithe figurat e perrallave te bollit... hmm mjaftit doja te shkruaja!
thumbsup.gif
thumbsup.gif

:rockband:
 

Ani83

Primus registratum
Re: SFIDA e Vitit -(Futboll!!!)- PD vs. PS vs. LSI

Late nam.... shshshshshs se eshte turp. Po beni mu qe njehere shkruan ca u be, pastaj prap vete shkruan: uuuuu sa mire...
u bete qepaze....

Ishalla nuk e kan kuptu shume veta...
 
Top