Serish mbi Epirin

Hank

Valoris scriptorum
Po lexoja nje shkrim nga Ardian Vehbiu mbi Epirin dhe nuk mund te rrija pa komentuar.
Komenti im eshte tek faqja e tij, por ne pritje te moderimit po e vendos dhe ketu ne shkrimin pasues pasi nuk i dihet si trajtohet nga fryma e atjeshme e moderimit.
GJIMNAZISTËT NË EPIR

February 17, 2012 by Xha Xhai
Sikurse dihet, historia e Epirit në lashtësi mbetet objekt debatesh mes historianësh, arkeologësh dhe gjuhëtarësh anembanë botës, për të mos përmendur kombëtaristët e të gjitha palëve të interesuara, të cilët kanë ditur t’i nyjëtojnë edhe ata mirë pozicionet e tyre.
Arsyet për këtë ferment të pashembullt të dijes nuk kanë të bëjnë aq me dijen vetë, sa me faktin që vetë Epiri, si territor, i mbivendoset Greqisë dhe Shqipërisë dhe si grekët, ashtu edhe shqiptarët mëtojnë se u përket atyre jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht.
Përplasjet dhe karshillëqet në rrafshin kombëtarist përthyhen, në një mënyrë ose në një tjetër, edhe në opinionin publik; por mënyra si reagon ky opinion, në të dy vendet, ndikohet edhe nga njohuritë bazë të jospecialistëve për Ballkanin në lashtësi dhe historinë e Epirit në veçanti.
Prandaj ka interes të shihet se çfarë u mësohet sot të rinjve për Epirin e lashtë në shkollat.
U hodha një sy këtyre tre teksteve të Historisë së shqiptarëve për klasën e 12-të të shkollave të mesme: ai i UEGEN (2011, nga Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Bedri Kola dhe Xhevahir Lleshi); ai i Pegi-t (2011, nga Petrika Thëngjilli, Fatmira Rama, Ajet Shahu dhe Liliana Guga) dhe ai i Botimeve Shkollore Albas (2011, nga Menduh Dërguti, Ledia Dushku, Ferit Duka dhe Sonika Boçi); të cilat do t’i quaj tash e tutje, për lehtësi, Uegeni, Pegi dhe Albasi.
Uegen-i e thotë haptazi që në krye:
Popullsia e Shtetit të Epirit ishte ilire, prandaj sipas traditës së kohës antike shkrimtarët grekë i quanin epirotët ‘barbarë’, epitet që grekët ua vinin të gjithë popujve që nuk ishin grekë. [Uegen, f. 26]​
Në fakt, se çfarë kanë qenë pikërisht epirotët, kjo ende nuk është përcaktuar; edhe pse dilema kryesore, në momentin e tanishëm, është nëse këta kanë qenë grekë apo jogrekë. Edhe sikur të provohet që epirotët kanë qenë jogrekë – çka duket mjaft e vështirë, në mungesë të dokumenteve – kjo nuk i bën ata doemos ilirë. Në Ballkan, veç ilirëve dhe grekëve, kanë jetuar edhe popuj të tjerë indoeuropianë: trakët, keltët, ndoshta edhe peonët dhe maqedonët. Epirotët mund të kenë qenë të afërt me grekët ose me ilirët, sikurse mund të kenë qenë edhe të afërt me trakët ose maqedonët (me kusht që këta të fundit të kenë qenë jogrekë).
Për ta mbështetur edhe më mirë tezën e parashtruar, teksti i Uegen-it e shoqëron atë me riprodhimin e një barelievi që paraqet “Kovaçë ilirë.”
Edhe Pegi është njëlloj e sigurt në pohimet e veta: Epiri banohej nga ilirët, duke iu referuar njëlloj argumentit se banorët e atjeshëm janë quajtur “barbarë” prej historianëve grekë të lashtësisë.
“Mbështetur mbi këto të dhëna, Historiografia shqiptare i ka vlerësuar banorët e këtij rajoni si fise ilire të Epirit,” thuhet në tekst.
Edhe këtu, askujt nuk i bëhet vonë për kapërcimin logjik nga natyra e supozuar “jogreke” e barbarëve, tek ilirët.
Megjithatë, Pegi i jep hapësirë edhe atij që e quan “Mendimi ndryshe”, duke iu referuar autorëve si Hammond dhe Cabanes, të cilët nuk i shohin epirotët si ilirë, madje edhe kur dyshojnë për grekësinë e tyre; por tezat alternative, në këtë tekst, janë paraqitur në mënyrë disi konfuze.
Përkundrazi, teksti i Albasit tregohet më i përmbajtur në këtë pikë, dhe mjaftohet të pohojë se 14 fiset epirote konsideroheshin si “barbare”, pra si jogreke; por nuk flet për ilirë, duke ia kursyer këtë hipotezë të pambështetur mendjes së pambrojtur të gjimnazistit.
Për historinë e Epirit në lashtësi të dhënat janë ato që dihen; por të tre tekstet në fjalë i qëndrojnë larg faktit, që edhe ky dihet, se kjo histori nuk mund të ndahet nga historia e grekëve të asaj periudhe. Ngjarje të tilla si krijimi i Symahisë Epirote ose luftrat e Pirros paraqiten përgjithësisht të shkëputura nga konteksti grek dhe, për pasojë, të vështira për t’u kuptuar. Nga ana tjetër, të dhëna dhe vlerësime për Pirron dhe Aleksandrin Molos jepen pa të keq në seksione të tekstit që u kushtohen “tiparëve të jetës politike në ilirët;” pa çka se dihet, bie fjala, që Pirroja vetë pretendonte se rridhte prej Akilit, ishte mbret grek dhe Epiri i tij ishte, siç gjykohet nga shumica e historianëve, pjesë e botës greke.
Duket sikur autorët e programit të këtyre teksteve kanë dashur t’i japin përparësi një uniteti fiktiv mes Epirit dhe Ilirisë në lashtësi, duke lënë mënjanë lidhjet – e pamohueshme dhe të domosdoshme – mes Epirit dhe grekëve, madje edhe sikur të pranonim që epirotët vetë ishin ilirë nga prejardhja.
Mëkati kryesor i autorëve, në të tre tekstet, është se i kanë lënë jashtë, qëllimisht, të gjitha ato të dhëna të rëndësishme për Epirin e lashtë, të cilat bien ndesh me tezën e tyre të sigurt, për natyrën ilire të Epirit dhe të epirotëve.
Kështu, ata përmendin faktin që Dodona ka qenë jogreke, por shpërfillin faktin tjetër, që në mbishkrimet e Dodonës, të shekullit të 4-t p.e.s., analiza e emrave vetjake të së paku dy fiseve, Thesprotëve dhe Molosëve, tregon se këta ishin greqizuar krejt (Shkruan Katiçiçi në Ancient languages of the Balkans: “Këto tekste janë krejt në një greqishte të llojit veri-perëndimor dhe emrat vetjakë atje janë të gjithë greqisht. Gjuha dhe emrat e këtyre mbishkrimeve nuk është se u adoptuan menjëherë. Këto fise pa dyshim flisnin greqisht që para kohës së Tuqididit, prandaj ai i quajti ‘barbarë’ pa kuptuar me këtë se ata flisnin një gjuhë të ndryshme nga greqishtja); sikurse faktin tjetër që në Epir mungojnë krejtësisht emra vendesh të ngjashme me ato “pellazget” të pjesës më në jug të Greqisë – pa çka se gjetiu hipotezën e prejardhjes pellazgjike të shqipes e kanë pranuar krahëhapur (këtë do ta trajtoj veçmas).
Çështjen e ndërlikon shumë fakti që vetë grekët dhe greqishtja duket ta kenë prejardhjen më të hershme nga një zonë e cila në vija të përgjithshme përkon me Epirin e lashtësisë dhe të sotmin; sa kohë që pranohet se fiset indoeuropiane greke kanë ardhur nga Veriu.
Nëse është kështu, atëherë duhet të pranojmë, me Katiçiçin, se në Epir ka pasur një përzierje fisesh greke arkaike me fise jogreke, ndoshta ilire ndoshta jo; çka provohet edhe me faktin që disa prej epirotëve të njohur në histori kanë pasur emra të pashpjegueshëm me anë të greqishtes dhe gjithsesi jogrekë.
Çfarë mund të nxjerrim nga të gjitha këto përsiatje, është se tekstet e historisë për shkollën e mesme, që përdoren në Shqipëri, e shtrembërojnë historinë e Epirit, duke i paraqitur si të mirëqena fakte që, në rastin më të mirë, janë vetëm hipoteza të ngritura përkrah e përballë hipotezash të tjera; pa çka se prej një nxënësi të klasës 12 pritet që të ketë një nivel gjykimi kritik të tillë që të jetë në gjendje ta përvetësojë mendimin historik në mënyrë dialektike, ose duke ia pranuar dritëhijet dhe kontradiktat si të pashmangshme.
Edhe pse nuk i njoh tekstet e shkollave të mesme të Greqisë që trajtojnë këtë periudhë, ma merr mendja që edhe ato vuajnë nga probleme të ngjashme; aq më tepër që propaganda kombëtariste-historike, në kulturën fqinje, ka një traditë ku e ku më të thellë e më të rrënjosur se tek ne (që prej tyre kemi mësuar aq shumë). Megjithatë, nëse grekët i shtrijnë ndonjëherë trojet historikisht helene deri në Shkumbin, kjo nuk përbën ndonjë argument që ne t’i shtrijmë tonat deri në Akarnani; pse, duke vepruar kështu, nuk u mësojmë nxënësve historinë, por vetëm i stërvitim për t’i përdorur pastaj si mish për top në aventura politike kombëtariste.
Përtej konsideratave politike, çështja është metodologjike dhe ka të bëjë me historinë që u mësojmë nxënësve në shkollat e mesme; dhe pikërisht me qëndrimin që duhet të mbajnë, autorët e programeve dhe të teksteve, ndaj rasteve kur mes historianëve nuk ekziston ndonjë konsensus: a do të paraqiten njëlloj, me paanshmëri, të gjitha hipotezat qoftë edhe kontradiktore mes tyre, apo do t’u lejohet autorëve që të përzgjedhin mes tyre, duke i dhënë si të mirëqena hipoteza që të mirëqena nuk janë dhe që marrin vlerë vetëm në kuadrin e kundërshtive që kanë me hipoteza të tjera?
 

Hank

Valoris scriptorum
E di si eshte puna o Xha xha! Permbaju nje disipline e shkruaj per ate pasi ben gafa kur shkruan per te tjera.
Jo se jam ekspert ne Histori, por analiza qe ti i ben, i ngjan pak analizave te Kadarese qe i ben Eposit per te vertetuar dicka qe i duket atij me intelektuale, ashtu si dhe ty te duhet me intelektuale te heqesh viza te trasha per te treguar te kunderten e Kadarese.
Duhet te kuptosh qe sado qe ka pasur nje kolonizim kulturor te shume trevave rreth e rrotull popujve helene. Aleksandri i Maqedonise dhe Pirro i Epirit “mund” te jene pre e ketij kolonizimi kulturor. Greqishtja e lashtesise ishte pak a shume si frengjishtja e mesjetes se vone, por per fat te mire ne nuk i quajme Ruset franceze pasi shkruanin e flisnin frengjisht.
Tani per te kuptuar Epirin duhet te kuptohet dhe dinamika e fiseve epiriote ne lidhje me fiset e tjera Ilire (krushqi e martesa) si dhe lufterat. Nuk po ju futem krushqive se mund te mos te duket argument i forte per periudhen ku po jeton, por nje shembull i thjesht eshte Lufta e Trojes ku popujt helene u rrjeshtuan ne nje kamp e popujt e tjere iu bashkuan Trojes. Besoj e ke te qarte qe nder popujt qe *nuk* iu bashkuan Trojes ishin dhe Kaonet qe jane nder fiset me te rendesisshem Epiriote.
Persa i perket argumentit me te cilin hap shkrimin qe ka pasur dhe fise te tjere ne Balkan e qe nese nuk ishin greke, atehere mund te mos ishin Ilire, kjo eshte nje hipoteze e vlefshme llogjike, por e pamotivuar asgjekundi praktikisht. Hipoteza te tilla jane te mira te mendohen me ze, por nuk mund t’i shprehesh si argument se humbet besueshmerine.
Nese ka pasur nje popull tjeter, atehere do ishte referuar si popull tjeter te pakten ne ndonje nga hartat e vjetra greke qe benin nje ndarje midis popujve helene e atyre fiseve Ilire me ne veri. Asgje nuk kishte ndermjet…
 
Top