Serbia lëshon pasaporta biometrik për kosovarët

Serbia lëshon pasaporta biometrik për kosovarët

image29-300x261.jpg
Serbia ka marr vendim që të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të marrin pasaportë serbe biometrike, mund ta nxjerrin atë nën të njëjtat kushte si më parë, por që një gjë të tillë duhet ta bëjnë në Beograd. Për këtë ka njoftuar ministri serb për Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, të cilët deri më tani ende nuk kanë marrë kartën e identitetit dhe pasaportën, do të duhet ti bëjnë ato në koordinim me departamentin e policisë në Kosovë dhe procedura është e njëjtë si për të gjithë qytetarët e tjerë, është shprehur Ivanoviq për B92. I pyetur se a do të thotë kjo se qytetarët që banojnë në Kosovë prej 1 janarit mund të udhëtojnë pa viza ashtu sikur qytetarët e Serbisë, Ivanoviq ka thënë e njëherë për njëherë kjo do të thotë vetëm për të marrë pasaportën biometrike.

“Në lidhje me udhëtimet pa viza, do të bisedojmë në të ardhmen e shpejtë me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel,” ka shtuar ai. Një nga kushtet e Komisionit Evropian, për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë prej datës 1 Janar, ishte ndalimi i dhënies së pasaportave të tilla për qytetarët e Kosovës qofshin ata serbë apo Shqiptarë.

Ajo që tani mbetet e paqartë është adresa se si do të ju del pasaportë banorëve të Kosovës që do të aplikojnë për pasaportë biometrike në Beograd, pasi që adresa e Kosovës në pasaportë të Serbisë dihet se nuk mund të figurojë. Po ashtu mbetet të shihet a do të vlen heqja e vizave edhe për banorët e Kosovës nëse e pajisen me pasaporta të tilla.

Express

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22723. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22723

Top