Kryeministri i Serbisë ka deklaruar se qeveria e tij kërkon që në Kosovë dhe Metohi të mbahen zgjedhje parlamentare për serbët. “Kjo duhet të ndodhë me ndihmën e misionit ndërkombëtar”, -i ka thënë Daçiç përfaqësuesit të BE-së në Beograd, Michael Davenport, në takimin e së mërkurës.
Më tej Daçiç ka shtuar se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 marsit në veri të Kosovës, në Mitrovicë, në mënyrë që komuniteti serb të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton B92.
Ai theksoi se pavarësisht fushatës zgjedhore, e cila është ende në proces, qeveria e Serbisë po merr të gjitha masat e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe të pranohet nga Bashkimi Evropian. Sipas kreut të qeverisë serbe, “vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe implementimi i Marrëveshjes së Brukselit janë shumë të rëndësishme”.
Linku i Lajmit KETU
Burimi : lajm-shqip.com