Serbia, ftesë Tiranës për territoret!?

Al-Punk

Still here
Po lexoja artikullin me poshte, ku Presidenti i Serbise shprehet qe duhet te diskutoje me Tiranen zyrtare per territoret e Shqiptareve.
Me duket interesant si kthese politike pasi duket sikur hap rrugen per nje perceptim te ri te politikave ne Ballkan (megjithese eshte pak injorues per te gjithe Shqiptaret ne Kosove).

Me pak fjale, i bie qe Tadic eshte i gatshem te diskutoje me Tiranen per ndarjen e territorit te Kosoves, ku Serbia te mbaje Veriun qe ka popullsi me te dendur serbe, e pjesa tjeter ... t'i bashkangjitet Shqiperise. Nese kjo nuk eshte nje kurth per te transformuar bisedimet ne dicka tjeter, i bie qe Serbia do e pranonte krijimin e nje Shqiperie e cila do perfshinte dhe territoriet shqiptare.
Cfare mendoni per kete deklarate te Tadic?
Artikulli me poshte:


Nga Express më 28 mars 2011 në ora 18:24
Beogradi kërkon të negociojë me Tiranën zyrtare mbi konfliktet territoriale qindravjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve.

Këtë e deklaroi presidenti serb Boris Tadic, gjatë një forumi të organizuar në Bruksel nga German Marshall Fund. Sipas tij, nuk ekziston termi “kosovar”, por në këtë territor ka vetëm shqiptarë dhe serbë.

“Qëllimi im është të zgjidhim konfliktet historike që ekzistojnë në Ballkan”, ka deklaruar Tadic.

“A po flisni historikisht që nga lufta e fushë Kosovës, apo historikisht pas vendimit të GJND-së?”, e ka pyetur atë Mathew Horn, avokat amerikan.

“Ne do të dëshironim të zgjidhnim konfliktet historike që ekzistojnë për më shumë se 100 vjet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kjo është saktësisht ajo që po përpiqemi të arrijmë, që do të thotë të arrijmë një kompromis. Dhe jo të kemi një palë që humbet gjithçka dhe një tjetër që fiton gjithçka. Është e thjeshtë”, është përgjigjur Tadic.

Sipas presidentit serb, dialogu Prishtine-Beograd duhet të nisë me çështje teknike për të lehtësuar jetët e njerëzve, por duhet të përfundojë me tema të dhimbshme, çka nënkuptonte ndarjen e Kosovës.

“Për sa i përket Kosovës ne duhet të nisemi nga realiteti në terren. Shqiptarët sot, njësoj si në të kaluarën, nuk pranojnë çatinë e sovranitetit serb. Më së shumti serbët e veriut në Kosovë nuk duan të pranojnë çatinë e nje sovraniteti shqiptar mbi kështjellë, dhe ky është realiteti ku po jetojmë. Nëse do të më pyesnit çfarë mund t’i ofrojnë zyrtarët shqiptarë në Prishtinë serbëve të veriut në Kosovë…”, ka vijuar Tadic.

“Unë po ju pyes se çfarë kosovarët në Prishtinë mund të ofrojnë”, ka insistuar Steven Erlanger, gazetar i “New York Times”.

“Epo mirë, kosovarët në Prishtinë, nëse doni ju. Por nëse i pyesni serbët se, a janë ata kosovarë, ata do të thonë jo, ne jemi serbë”, ka pohuar Tadic.

Kjo është hera e parë që presidenti i Serbisë shtron publikisht nevojën e një dialogu me Shqipërinë për të zgjidhur historinë qindravjeçare mes dy popujve, duke përfshirë këtu dhe një pazar për territoret. /tch/
 
S

SHKELQIM DODA

Guest
Nuk do te ishte e drejte nese Tirana zyrtare dote arrinte ne nje kompromis me serbin tadic per nje ndarje te veriut te Kosoves edhe pse kjo e fundit e banuar pjeserisht me serb nese serbet e kosoves nuk preferojn te jetojne ne harmoni me shqiptaret ne kosove atehere do ishte mire per ato te ktheheshin ne vendin e tyre pra ne serbi. Persa i perket bashkimit te territoreve shqiptare ajo eshte qeshtje e vullnetit te lire te shqiptarve dhe nuk duhet te prekupohet askush.
 
H

harap

Guest
Ne kete rast del e fituar vetem Serbia pasi , Kosova duan sduan nje dite do jete bashke me Shqiperine, prandaj sdo i pyese njeri Serbet ne lidhje me kete.
 

Sweety el

Locus omnem
mendimi i presidentit te serbise me duket i kote,serbet duhet ta kene te qarte qe kosova dhe shqiperia jane nje shtet i vetm qe flasin gjuhen shqipe.dhe nuk ma merr mendja se shqiperia do leje kosoven si shtet dhe te bashkohet me serbine.se besoj te ndodhe kjo gje.
 
Top