Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni

vikiliks.jpg

Në një raport të “Wikileaks”, autoritetet serbe në një takim me ambasadoren amerikane në Beograd, Mary Varlik kanë shprehur shqetësime lidhur me të ardhmen e Maqedonisë, për shkak të rritjes graduale të popullsisë shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në korrespodencën e “Wikileaks”, Jovan Ratkoviq, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit Boris Tadiq në takimin e 5 shkurtit të vitit 2010 ka folur mbi pikëpamjet e Serbisë në planin e zhvillimeve në rajon dhe situatës në vendet fqinje.
“Serbia është shumë e shqetësuar për të ardhmen e Maqedonisë se sa të Bosnjës. Nuk është e qartë se si një vend i përbërë nga dy grupe krejtësisht të ndryshme etnike, me gjuhë dhe fe të ndryshme mund të qëndrojnë së bashku, veçanërisht me popullsinë shqiptare etnike, e cila është dhe që për 20 vjet do të jetë e barabartë me popullsinë sllave”, ka theksuar Ratkoviq.
Ai ka informuar ambasadoren amerikane për përpjekjet e presidentit Boris Tadiq për kontestin e emrit midis Athinës dhe Shkupit. “Presidenti Tadiq është duke folur me të dyja palët e Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, me shpresën e zhbllokimit të rrugës së Maqedonisë në NATO dhe BE”, ka nënvizuar këshilltari për politikë të jashtme i presidentit serb Jovan Ratkoviq.
Në këtë korrespodencë të publikuar nga “Wikileaks”, zyrtari i lartë i presidencës serbe ka informuar ambasadoren amerikane edhe mbi raportet e Serbisë me vendet tjera fqinje, duke përfshirë edhe Kosovën./ina/
 

gene

Forumium praecox
une do i ftoja sllavet maqenodas qe te pjellin shume se mos i mbushet mendja serbise qe jane te pamjaftueshem i fusin nje fushate krimesh e perdhunimesh si zakonisht
 

gene

Forumium praecox
nese keni nevoje, beni nje kerkese me shkrim ne parlamentin shipetar t'u dergojme ca djem
 
Top