Serbi, Tadic: Arrestuam Ratko Mlladiç, KS të hetojë trafikun e organeve

BEOGRAD- Policia serbe ka arrestuar një person me emrin Milorad Komadic, i cili në të vërtetë mund të jetë Ratko Mlladic, në kërkim për genocid dhe krime kundër njerëzimit. Lajmi është bërë i ditur nga media serbe e cila i referohet një lajmi në gazetën kroate Jutarnij List. Sipas radios serbe B92 arrestimi ka ndodhur gjatë një operacioni special të forcave të policisë.

Sipas radios serbe B92 arrestimi ka ndodhur gjatë një operacioni special të forcave të policisë. Nuk është saktësuar ende vendi i arrestimit të të ndaluarit që i ngjan Ratko Mlladic. Por bëhet e ditur se po kryhen analizat e ADN-së për të siguruar nëse kemi të bëjmë vërtet me Mlladic, një ndër dy më të kërkuarit për krime në ish Jugosllavi dhe i shpallur në kërkim nga Gjykatë Ndërkombëtare e Hagës. Në orën 13.00 pritet që vetë presidenti serb, Boris Tadic të japë një deklarate për shtyp.

Edhe një zyrtar i ministrisë së Brendshme ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se një i dyshuar i cili ka ngjashmëri fizike me Mlladic është ndaluar dhe po i kryhen analizat e ADN-së.

Komisioni Europian bëri të ditur sot se ka të gjitha arsyet të mendojmë se Ratko Mladiçi, shefi ushtarak i serbëve të Bosnjes, mund të jetë arrestuar. Ata shtojne se presidenti serb, Boris Tadiç do të bëjë një deklaratë për këtë çështje. Dhe një mik i familjes së Mlladic konfirmoi arrestimin e tij.

Tv shtetëror serb RTS konfirmon se i arrestuari është vetë Ratko Mlladic. Ish gjerenali serb i Bosnjes është një prej dy njerërve më të kërkuar nga Gjykata e Hagës, për krime lufte në ish Jugosllavi dhe genocid gjatë luftës në Bosnje 1992- 1995. Arrestimi i tij së bashku më Goran Haxhic është kushti kryesor nëse Serbia kërkon të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
 
Top