Serbët e kapin me Berishën: Kryeministër trafikant armësh

Sweety el

Locus omnem
Shtypi i Serbisë “shënjestron” edhe kreun e qeverisë të Shqipërisë, pas atij të Kosovës.
“Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka qenë një nga shefat e trafikimit të armëve gjatë luftës së Kosovës”. Kjo është pak a shumë përmbajtja e artikullit të publikuar sot në gazetën të Beogradit, “Politika”, duke dhënë përshtypjen që shtypi serb tani ka vendosur të “shënjestrojë” edhe kreun e qeverisë të Shqipërisë, pas atij të Kosovës. E përditshmja shkruan se 4 shqiptarë etnikë nga Kosova kanë përmendur Berishën në këtë kontekst, sipas asaj që shkruhet në dëshmitë e tyre gjatë hetimeve të Krimeve të Luftës në Serbi, përsa i takon çështjes së trafikut të organeve. Por pikërisht për trafikun e armve, hetuesit sipas “Politika” kanë mbledhur të dhëna në llogari bankare që përdoreshin për të financuar UÇK-në dhe besohet se disa prej tyre përdoreshin gjithashtu për transaksionet e parave në lidhje me shitjet e organeve. Bëhet fjajlë për të dhëna në lidhje me një llogari bankare gjermane në emër të Sali Berishës dhe një burri të quajtur Andreas Schultz. Kjo llogari përdorej për të “mbledhur fonde për Kosovën dhe transaksione të tjera”, sipas asaj që kanë treguar hetuesit për të përditshmen serbe. Ndwr tw tjera, në dosjen e njohur si 33-08, citohet se qendra e trafikut të armëve gjendej në shtëpinë e Berishës në fshatin Prifc afër Tropojës, në veri të Shqipërisë. Gjithmonë sipas asaj që thuhet në “Politika”, në atë kohë, Berisha ishte një politikan opozitar dhe me të kaluar si president, periudhë gjatë të cilës pati një kryengritje kundër shtetit me vjedhjen e armëve dhe municioneve nga depot. Shumë nga armët përfunduan në duart e të ashtuquajturve ushtarë të UÇK, shkruan “Politika”, që thotë se katër dëshmitarët janë arrestuar nga forcat e sigurisë së Serbisë gjatë luftës në zonë. Shkrimi zbulon gjithashtu se një prej tyre është shqiptar etnik nga zona e Dakovicas dhe ish-pjestar i grupit të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, teksa ka thënë se me urdhër të Haradinajt ai udhëtoi ilegalisht në Shqipëri gjatë marsit 1998 për të blerë armë. Një tjetër dëshmitar që vjen nga Decani, ka deklaruar se një grup prej 10 vetësh u organizua për të blerë armë në Shqipëri, pasi u stërvitën nën supervizionin e Haradinajt. Dëshmitari i tretë është një kosovar nga Prizëreni, i cili ka kaluar disa vite duke punuar në Gjermani, ndërsa u kthye në vend në vitin 1998 për t’u bashkuar me UÇK. Ai thotë se në shkurt të atij viti, koleksionoi 5800 marka gjermane blerje armësh. Dokumenti i fundit që përmend Berishën është dëshmia e një tjetër kosovari nga fshati i Glodane afër Decanit, i cili u ka treguar hetuesve se ai ka qenë në një takim ku Haradinaj u tha vendësve se duhet të organizoheshin për të udhëtuar në Shqipëri, për të sjellë armë dhe se sulme të organizuara kundrejt policisë duhet të nisnin. Lufta në Kosovë filloi vitin e mëpasshëm, në vjeshtë të 1999-s dhe një raport tjetër i zbuluar së fundi nga DIck Marty tregon se UÇK burgosën serbë dhe civilë të tjerë gjatë atij viti dhe 2000-shit, dhe i dërguan më pas organet e tyre në Veri të Shqipërisë, për t’i shitur në tregun e zi..
 

Sweety el

Locus omnem
e publikova kete artikull por nuk e besoj qe te marre pjese kryeministri i vendit tone z.Sali Berisha ne kete trafik.
 

peshkatari

Forumium praecox
Sala edhe Azemi te dy kane marre pjese edhe shume te tjere,por ne po e quajme qe qellimi ka justifikuar mjetin
 

gene

Forumium praecox
Trafikim sala ka bere por i ka dhene nafte serbise e jo arme kosoves.

Nese armet nga shqiperia ne kosove keta i quajne trafik, te bejne te shkulesh gazit.

Ka lajme plot te atyre koheve kur kosovaret ktheheshin nga jashte me arme me vete (kaluar haptazi fare ne kufijte e gjermanise e italise) e nuk u skandalizua askush qe djemte e nje vendi ne lufte kerkonin arme e jepnin jeten.
 

Hank

Valoris scriptorum
Ka pas apo nuk ka pas, nuk na behet vone u thuaj Serbeve! Dhe qe Kosoves ti thoni Bye-Bye, se ka maru ajo pune!
Sdq do isht einteresante te nxirrnin provat e kontrabandes se Naftes kur Serbia ishte ne Embargo, aty do e ndynin fare kryeministrin tone.

Per keto budalliqet e organeve... gojet e liga do flasin, por cdo mjek e di qe nuk mund te behet transplant organesh nga nje shtepi e piset ne nje fshat malor.
 

gene

Forumium praecox
Po per ate nuk ka nevoje te lodhen delirium. Berisha e ka pranuar vete qe ka bere trafikim nafte ne serbi nga shkodra per ne mal te zi (pasi e shkruajti ne liber nje ish ... malazez i kohes)
Si justifikim tha se e kish bere per te ngrohur kosovaret ne dimer.
 
Top