Sep Blater terbon gjermanet: Boterori i vitit 2006 ishte i blere

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka shkaktuar një valë zemërimi në Gjermani, pasi në mënyrë indirekte ka lënë të kuptohet se Gjermania ka blerë organizimin e Botërorit 2006. Duke folur për gazetën Sonntagsblick në Zvicër, Blater hodhi hije mbi Botërorin gjerman.

“Botërorë të blerë… më kujtohet kur u vendos për dhënien e Botërorit Gjermanisë në vitin 2006, kur në momentin e fundit dikush u largua nga dhoma. Dhe në vend të votimit 10 me 10 ne patëm një votim 10 me 9 për Gjermaninë.”

Prej kohësh flitej për një gjë të tillë, por jo zyrtarisht. Gjermania fitoi të drejtën të organizojë Botërorin 2006 në korrik 2000. Atëherë mposhti në garë Afrikën e Jugut. Franc Bekenbauer tha se Blater nuk thotë të vërtetën, pasi Gjermania fitoi 12:11 dhe jo 10:9. Ai tha se tetë përfaqësues europianë ishin për Gjermaninë dhe kjo ishte vendimtare.
 
Top