Selmanllari, miku i familjes Berisha vodhi tokat në Orikum
TIRANË- Miku i djalit të kryeministrit Sali Berisha, Rrahman Selmanllari, fshihet pas skandalit të tokave në Orikum të Vlorës dhe ndërhyrjes së policisë, e cila është përleshur me protestuesit. Njeriu “hije” i “familjes” është rishfaqur sërish dhe këtë herë si një pronar tokash në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës.

Në mënyrë të çuditshme, edhe pse nuk ka lidhje me Vlorën, Selmanllari shfaqet si një nga njerëzit që ka pronësinë e tokës ku po ndërtohen pallatet. E ndërkohë banorët e zonës duhet të përleshen me policinë për të treguar se janë pronarët e vërtetë të tokës.

Protesta e banorëve të Orikumit me policinë bëri jehonë mediatike dhe shumëkush u habit përse duhet të dërgoheshin forcat speciale nga Tirana për tu marrë me disa fshatarë që ishin në konflikt me një firmë ndërtimi. Policia jo vetëm që mori krahun e firmës por nisi të godasë protestuesit.

Misteri u shua kur Rrahman Selmanllari, njeriu më i afërt i Shkëlzen Berishës, është shfaqur tashmë si pronar tokash edhe në Orikum. Banorët e zonës i kanë dërguar një kërkesë bashkisë për të mësuar se kush ishin pronarët që kishin dokumentet e tokës dhe mes tyre ka dalë një emër “i dyshimtë”. Rrahman Selmanllari është i shtati në listën e pronarëve zyrtarë të tokës në Orikum.

Sipas dokumenteve zyrtare, Selmanllari ka vite që është pronari i kësaj toke, në një kohë që banorët pretendojnë të njëjtën pronësi. Ende nuk dihet se në bazë të çfarë dokumentesh Selmanllari, i cili nuk ka asnjë lidhje me Vlorën, është bërë pronar i tokës. Madje toka është edhe e “certifikuar” nga Hipoteka.

Emri i Rrahman Selmanllarit u shfaq për herë të parë kur nipi i tij u arrestua me drogë në Itali. Djali i ri, Arsen Selmanllari, ishte shoferi i ambasadës shqiptare. Shumë shpejt dolën në pah edhe lidhjet e tij të afërta me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Pothuajse në çdo aferë korruptive ku dyshohet familja kryeministrore, shfaqet edhe Rrahman Selmanllari. Rasti më flagrant ishte tragjedia e Gërdecit por ai u cilësua vetëm dëshmitar ndërsa Shkëlzen Berisha u zhduk nga të gjitha materialet hetimore të organit të akuzës.

Selmanllari deshmitar për Gerdecin

Rrahman Selmanllari,është renditur nga prokuroria në listën e dëshmitarëve të saj që do të thirren për të dëshmuar para Gjykatës së Shkallës së Parë në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Sipas burimeve nga akuza, mësohet se Selmanllari i njohur në rrethin shoqëror me shkurtimin “Rafi” do të pyetet para togave të zeza për detyrën e tij në ngritjen e fabrikës së Gërdecit, lidhjet me të pandehurin kryesor të çështjes Mihal Delijorgji, lidhjet me kompaninë amerikane SAC-i si dhe informacionet për “grupin hije” që mendohet se bënte pjesë edhe ai në drejtimin e kësaj punishteje demontimi në ish-repartin e tankeve në Gërdec.

Punishte e cila mesditën e datës 15 mars 2008, si pasojë e një shkëndije zjarri të filluar nga këmbëza e një kontenieri të mbushur me barut, që solli shpërthimin e pak minutave më pas të të gjithë sasisë së barutit që ndodhej në këtë punishte, ku për pasojë humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën. Sipas burimeve nga prokuroria, mësohet se Selmanllari është marrë në pyetje dy herë nga hetuesit e çështjes në fazën hetimore, i cili ka mohuar të gjitha lidhjet e tija me punishten e demontimit në Gërdec.

Por, që hetuesit kanë mundur të sigurojnë prova dhe materiale që provojnë se miku i djalit të kryeministrit Sali Berisha, “Rafi” ka qenë përfaqësues i kompanisë amerikane SAC-i për të ndjekur demonstrimin e parë të demontimit të municioneve të kalibrit të vogël në fabrikën e “ferrit”.

Sipas dëshmive të siguruara, dyshohet se “Rafi” ka qenë prezent në pazaret mes Efraim Diverolit, president i kompanisë AEY, drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinarit dhe Mihal Delijorgjit për trafikun fishekëve, ku një fakt i tillë është mohuar nga vetë Rrahman Selmanllari. Në dosjen hetimore të Gërdecit ndodhet edhe dëshmia e Selmanllarit.

Kur ai është pyetur për marrëdhëniet me Shkëlzen Berishën është përgjigjur “Jemi miq të mirë prej më shumë se dhjetë vjetësh. Sa herë që ai ndodhet në Shqipëri, kalojmë shumë kohë bashkë”. F.Vezaj

Prefekti i Vlorës: Banorët t’i drejtohen gjykatës

Pas protestave të dy ditëve të fundit në Orikum dhe pretendimit të ngritur nga protestuesit lidhur me dhënien dhe pronësinë e tokës në bazë të ligjit 7501, prefekti i Vlorës, Hasan Halili, ka kërkuar një zgjidhje të drejtë dhe pa probleme të çështjes në fjalë. Banorët apo protestuesit, tha Halili, mund dhe duhet t’i drejtohen gjykatës.

“Për këtë qëllim, – ka theksuar prefekti, – edhe një ditë më parë i kam kërkuar kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, të fusë në rendin e ditës së parlamentit, projektligjin i cili është propozuar qysh një vit më parë rreth faktit se si duhet të veprohet me banorët që zotërojnë apo kanë marrë një tokë në bazë të ligjit 7501 për tokat bujqësore. Një projektligj i tillë ishte për diskutim edhe një vit më parë, por për arsye të ndryshme nuk u votua apo të kalohej në parlament.

Në Orikum ka shumë banorë nga zona të tjera të Vlorës, të cilët kanë lënë një tokë në vendet ku banonin dhe tashmë kërkojnë ta përfitojnë atë në zonën ku banojnë aktualisht. Thjesht kjo çështje duhet të zgjidhet me konsensus të plotë dhe pa kaluar në tubime apo protesta rë rënda”,- tha prefekti Halili.

Orikum, ndërtuesit: Kemi të gjitha dokumentet

Pronarët e tokës, si dhe investitorët në Orikum kanë mbledhur llamarinat e gardhit të cilat u shkatërruan të mërkurën, teksa kanë pritur rinisjen e punimeve për hapjen e themeleve të ndërtimeve që po kryhen aty.

Një prej investitorëve të këtij kompleksi, Gentjan Binaj, u shpreh se “për ndërtimin e këtij kompleksi deri më sot janë investuar rreth 1 milion euro dhe deri në përfundimin e tij do të shpenzohen 12 milionë euro.

Për të bërë një investim të tillë ne si firmë ndërtimi i kemi të gjitha dokumentet në rregull, që nga pronësia e tokës, deri tek leja e ndërtimit e cila është marrë para disa muajsh”. Po ashtu duke pohuar se është pronar i ligjshëm i tokës Sadik Sinanaliaj tha se dispononte që nga viti 1910 dokumente të shkruara turqisht.

“Jam i gatshëm të përballem dhe me ligjin në se më kërkohet”, u shpreh pronari i tokës. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Orikumit tha se objekti i kishte të gjitha dokumentet në rregull, por se ai kishte kërkuar pezullimin e punimeve deri në qetësimin e situatës nga ana e banorëve të Orikumit.

Policia: Një në pranga për përleshjet me blutë

Ngjarjet e Orikumit nuk kanë kaluar qetësisht për disa nga banorët protestues, të cilët janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa ka pasur edhe një të arrestuar. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i policisë së Vlorës, Saimir Koçiaj, është shprehur se ky tubim është i shoqatës “Për mbrojtjen e Tokave bujqësore Orikum Radhimë”.

Ai u shpreh se policia kishte mbërritur në Orikum pas ndihmës së kërkuar nga investuesit e objektit për zhvillimin normal të punimeve, pasi nga persona të veçantë ka pasur veprime të paligjshme. Koçiaj tha se këta persona kanë penguar me të gjitha format ndërtimet, deri në dhunim të policisë.

“Kemi vërejtur se në datat 27 dhe 28 nëntor disa persona të identifikuar si “Shoqata për mbrojtjen e tokave bujqësore Orikum Radhimë” kanë organizuar në bulevardin kryesor një tubim të paligjshëm të shoqëruar me dhunë fizike ndaj forcave të policisë, si dhe pronës së firmës investitore”,- tha Koçiaj.

Ai bëri të ditur se mbrëmjen e së mërkurës është vënë në pranga Zeqir Blushi, 38 vjeç, i akuzuar për “kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, si dhe “shkatërrim të pronës dhe grumbullime të paligjshme”.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25106. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25106