Selmani: Enciklopedia është antishqiptare, antiamerikanë
Lideri i Demokracisë së Re së bashku me disa anëtarë të këshillit qendror të këtij subjekti politik, mbajtën një konferencë për gazetarët, në të cilën shprehën shqetësimin e tyre për enciklopedinë e botuar para disa ditëve nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Lideri i DR-së Imer Selmani, potencoi se është i habitur tej mase, për shkak se në vend që Kjo Akademi Shkencore të sjellë vendime dhe oferta konkrete për tejkalimin e situatës politike në vend, ato ofrojnë mjete de-stabilizuese për shqiptarët.
Para dy ditëve isha për një vizitë në Kroaci, ku u takova me shumë fytyra të njohura politike, dhe nga afër u njoftova me përpjekjet e tyre, për ti tejkaluar të gjitha pengesat që i paraqiten atij vendi në rrugën e integrimeve evropiane. Edhe për çështjen më delikate që arritën ta tejkalojnë me shtetin Slloven, për vijën bregdetare. Ndërsa tek ne para dy ditëve, dolën oferta dhe teza të reja të cilat kanë për qëllim jo ta stabilizojnë vendin, por ta destabilizojnë. Kjo Akademi e Shkencave dhe Arteve te Maqedonisë (ASHAM), funksionon me paratë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, në këtë rast edhe të shqiptarëve. Prandaj për ne shqiptarët enciklopeditë e tilla, në të cilën fshihet historia reale e shqiptarëve, fyen miqtë më të fuqishëm të shqiptarëve, për ne këto enciklopedi janë vetëm enciklopedi antishqiptare, antiamerikane dhe antibritanike. Këto enciklopedi, na përkujtojnë kohën e viteve 80-ta, apo më mirë me thënë kohën e Çubrilloviçit, tha Imer Selmani, lider i DR-së.
Selmani gjithashtu bëri thirrje deri te institucionet më relevante të vendit, por edhe deri te qeveria, që kjo enciklopedi të largohet nga përdorimi dhe shkencëtarët maqedonas të dalin publikisht ti kërkojnë falje popullit Shqiptar, atij Amerikan e Britanik.
Ne i kemi analizuar në tërësi të gjitha sferat të cilat janë shfaqur në atë version, dhe kemi konstatuar se kjo enciklopedi nuk ofron zgjidhje, por vetëm probleme të reja me shqiptarët. Ne ishim të revoltuar tej mase, se përveç që kanë ofenduar popullin shqiptar, ato kanë ofenduar edhe popullin Amerikan e atë Britanik të cilët janë përkrahësit më të mëdhenj të Shqiptarëve, por edhe i të gjithë rajonit. Në vitin 2009, kur na duhen aleat të fuqishëm politik, ato dalin me enciklopedi të tilla të cilët kanë për qëllim ti largojnë ato miq, tha Selmani. Lideri i DR-së Imer Selmani, përveç që shprehi shqetësimin e tij për enciklopedinë e publikuar para disa ditëve, shfrytëzoi rastin që të gjithë besimtarëve islam tua uron festën e Fitër Bajramit, duke u dëshiruar gjithë të mirat në jetën e tyre dhe harmoni me të gjithë komunitetet tjera.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22587. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22587
![imer_selmani.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fimer_selmani.jpg&hash=14c0ff48d1e36071357eb88efce231d2)