SEKSI DUHET TË JETË KËNAQËSI, JO DHIMBJE

SEKSI DUHET TË JETË KËNAQËSI, JO DHIMBJE

Seksi, supozohet të jetë kënaqësi për të gjitha gratë. Por, e vërteta nuk është kështu. Për disa gra seksi është dhimbje, mundim, shqetësim, torturim.

Në qoftë se ti je një grua, që mendon se gjithkush, me përjashtimin tënd, kënaqet me seksin, e ke gabim. Ti nuk je vetëm. Sipas një studimi të madh, të kryer vitet e fundit në Amerikë, 43% e grave nuk ndjehen mirë me seksin. Siç e shikoni, nuk janë pak, janë afërsisht, gjysma e grave.

Pse ndodh kështu?

Ka pesë gjendje seksuale që e prishin seksin. Këtu më poshtë do t’i përshkruaj ato dhe do të përpiqem t’u jap zgjidhjen. Shpresoj t’u ndihmoj që edhe ju të ndjeheni mirë me seksin.

1-Kur keni humbur dëshirën për seks.

Kjo është ankesë e shumë grave dhe e partnerëve të tyre. Burrat e këtyre grave, gabimisht, mendojnë se ata nuk janë më tërheqës për gratë e tyre.
Shkaku i vërtetë për humbjen e dëshirës për seks dhe prishjen e jetës seksuale të grave është stresi, tejlodhja dhe shpërqendrimi.
Faktorë të tjerë që bëjnë të humbasë dëshira e grave për seks janë:
a. pikëpamjet e gabuara dhe të prapambetura për seksin.
b. Frika nga shtatzënia e padëshiruar.
c. Eksperiencat seksuale të kaluara të këqija.
d. Mungesa e kënaqësisë emocionale nga marrëdhënia seksuale.
Të gjitha këto e bëjnë shtratin martesor të duket sikur i ka çarçafët e lagur.
Mungesa e dëshirës për seks, është problemi seksual më kompleks dhe shkaqet për të janë shumë individuale. Por, ndodh jo rrallë, që edhe kur kokat dhe zemrat tuaja janë në sinkron, disa sëmundje si diabeti, fibromialgjia dhe prishja e ekuilibrit hormonal (nga çrregullime të tiroides ose prej menopauzës), mundet ta flakin tej jetën tuaj seksuale dhe bashkë me të edhe dashurinë.

Rënia e jetës seksuale, shpesh bën që të bien edhe marrëdhëniet martesore në tërësi, të cilat përfundojnë në divorc. Por, është e vërtetuar se përdorimi i terapisë hormonale zëvendësuese, e rikthen jetën seksuale, përmirëson marrëdhëniet me burrin dhe shumë çifte të divorcuara rimartohen.

Si ta rifitoni dëshirën për seks?

Sapo të identifikoni shkakun e rënies së dëshirës për seks, për të rikthyer ngrohtësinë midis çarçafëve, ju duhet të përpiqeni të pakësoni stresin, të rritni nivelin e energjive tuaja, të mbani dietë të shëndetshme dhe të ushtroheni fizikisht. Këto do të ndihmojnë ta ndizni përsëri zjarrin.
Një mënyrë e mirë për të rifituar dëshirën për seks, është edhe kjo: para se të bini për të fjetur, vini alarmin e orës që të bjerë 90 minuta pasi keni fjetur. Ngrihuni, bëni bashkë një dush që të rifreskoheni dhe pas kësaj bëni seks. Kjo do t’u relaksojë dhe do t’ju ndihmojë të flini përsëri. Ju mund t’ju duket skeptike kjo, por, provojeni dhe do të shikoni ç’do të ndodhë. Kjo mënyrë bën që ju të përfitoni nga avantazhi që ka cikli i parë i gjumit, kur eksitimi seksual është në pikun e tij. Këto 90 minuta të para të gjumit, janë ato në të cilat ne shohim ëndrrat, janë ato që thurim fantazitë seksuale. Kjo periudhë e gjumit quhet periudha REM, ose e lëvizjeve të shpejta të syve (rapid eyes mouvment).
Rishikoni me kujdes marrëdhënien tuaj. Sa shumë konflikte keni? A harxhoni shumë kohë bashkë? A të dëgjon ai? A komunikoni me njëri-tjetrin? Këtë duhet ta bëni, sepse mungesa e dëshirës mund të jetë pasojë e një problemi tjetër në marrëdhënien tuaj. Ristrukturoni gjithë jetën tuaj dhe ta bënin marrëdhënien bashkëshortore prioritet të saj.
Largoni mendimet e këqija.
Zgjeroni opsionet seksuale. Seksi nuk është të fusni pjesën A tek pjesa B. Gruaja mund të dojë një fërkim të shpinës, ose një përqafim. Njerëzit duhet të njohin pjesët e ndryshme të trupit të njëri-tjetrit dhe të dinë se çfarë duan që të kënaqen. Partnerët duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin, për të gjitha gjërat që ata i ndjejnë si seksuale.

2-Kur ju mungon eksitimi seksual
Njerëzit, gabimisht, mendojnë se gruaja është e eksituar plotësisht kur ajo laget. Kjo nuk është e tëra. Eksitimi seksual është më shumë se lubrifikimi.

Kur gruaja është e eksituar plotësisht ndodhin ndryshime të shumta në organet e saj gjenitale. Kështu, klitori dhe indet rreth tij mbushen me gjak.

Kjo bën që lëngjet të dalin nga vazat e gjakut në vaginë. Kjo është lagia, por kjo nuk është eksitimi seksual i plotë. Kur gruaja eksitohet plotësisht seksualisht, pjesa e sipërme e vaginës, mitra, qafa e mitrës dhe klitori fryhen e balonohen. Pjesët e poshtme të vaginës dhe buzët ënjten dhe e ngushtojnë hapjen vaginale, që ta mbështjellin më mirë penisin e erektuar.

Të gjitha këto ndryshime tregojnë se trupi juaj është eksituar dhe është bërë gati për të pritur penisin e erektuar.

Kur gruaja nuk është e eksituar sa duhet, i gjithë procesi që përshkruam më sipër ndërpritet. Gratë e përshkruajnë këtë gjendje, “sikur janë të vdekura atje poshtë.”

Pse ndodh kjo?

Shumë nga ato gjëra që përshkruam më sipër dhe që frenojnë dëshirën për seks, janë përgjegjëse edhe për uljen e eksitimit. Kur mungon lubrifikimi dhe vagina është e thatë dhe jo komforte, gruaja nuk do të ndjejë asnjë ngacmim seksual.

Kjo ndodh kur gruaja nuk është e aftë t’i largojë shqetësimet e saj të përditshme. Ajo nuk mund të relaksohet. Ajo mendon për provimin që ka fëmija. Por, kjo mund të ndodhë edhe kur ajo, vërtet, nuk e do burrin e saj. Të gjitha këto e pengojnë eksitimin seksual të gruas.

Si ta rifitoni eksitimin seksual?

Përdorimi i lubrifikantëve vaginalë me bazë ujore, ndihmon në këto raste. Mos përdorni lubrifikante me bazë vaji, sepse ato shkatërrojnë kondomet latex dhe diafragmat, duke prishur mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar dhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Në qoftë se thatësia vaginale ka për shkak uljen e nivelit të estrogjenit, në këtë rast terapia zëvendësuese hormonale, do ta mbajë të shëndetshme shtresën e brendshme vaginale dhe do të ndihmojë lubrifikimin.

Doktori mund t’ju japë estrogjen në shumë forma të ndryshme, siç janë kremi me estrogjen, ngjitëset në lëkurë me estrogjen, unaza, ose tabletat me estrogjen që futen në vaginë.

Mos e përdorni kremin e estrogjenit si lubrifikant. Trupi do të absorbojë sasi të vogla të tij, çdo herë që do ta përdorni. Por, shumë estrogjen mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Evitoni përdorimin e antihistaminikëve. Ashtu siç thajnë mukozën e hundës suaj, ata, ashtu do t’u thajnë edhe atje poshtë.
Disa mjekë rekomandojnë suplementet orale që përmbajnë amino L-arginine. Kjo rrit lubrifikimin vaginal dhe bashkë me të kënaqësinë.

3- Anorgazmia.

Kjo është paaftësia për të arritur orgazmën prej çdo lloj seksi. Kjo gjendje është më e shpeshtë tek gratë. Siç e kam thënë edhe herë të tjera, vetëm rreth 30% e grave e arrijnë orgazmën nga interkursa seksuale.

Pse ndodh anorgazmia?

Shkak pse ju nuk lëshoni fishekzjarrë mund të jenë disa probleme mjekësore si diabeti, skleroza multiple dhe kanceret gjinekologjike. Shkak mund të jetë përdorimi nga gruaja i antidepresantëve.

Studimet tregojnë se rreth 70-80% e grave që marrin SSRIs (selective serotonin reuptake inhibitors), një klasë antidepresantësh, vuajnë nga anorgazmia.
Veç antidepresantëve, ka edhe shumë barna të tjera, që e ulin dëshirën e gruas për seks. Midis tyre janë barnat që përdoren për uljen e tensionit të gjakut, antikonceptivët e të tjerë.

Një arsye tjetër për anorgazminë është kur gruaja nuk e di ç’është orgazma dhe si arrihet ajo. Gruaja nuk di vetë dhe nuk i ka mësuar as partnerit, vendet e ëmbla në trupin e saj.

Si mund të ndihmoheni?

Eksploroni çdo rajon të trupit tuaj. Ju mund të çuditeni nga kjo që do t’u them tani: Shumë gra nuk dinë se si duket trupi i tyre, veçanërisht, zona e tyre gjenitale.
Tani është koha që të merrni një pasqyrë dore dhe të ekzaminoni veten tuaj. Vendoseni pasqyrën midis kofshëve dhe shikoni si duket organi juaj gjenital.

Pas kësaj lërini gishtat të marrin rrugët. Përdorini ata që
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22992. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22992

Top