Re: Sekreti!
Eshte interesant te mendosh qe vete sekreti permban sekrete brenda, pra eshte identik me vetveten. Po kjo nuk mohon faktin qe kemi te bejme me diçka teper te nderlikuar.
Njeriu gjate jetes se tij KRIJON sekrete dhe ZBULON sekrete. Dhe sipas mendimit tim nuk ka gje me domethenese qe verteton natyren e tij te DYFISHTE e KONTRADIKTORE ne te njejten kohe. KRIJUES dhe ZBULUES-duke e perkufizuar keshtu nxjerrim konkluzionin qe njeriu eshte edhe kurioz dhe se ky kuriozitet ne kete rast merr trajta domosdoshmerie.
Njeriu krijon sekrete sepse e ndihmojne te formoje individualitetin e tij. Sado e habiteshme te duket kjo gje eshte shume e vertete. Dhe jo vetem krijon individualitetin e tij, por e ndihmon te krijoje edhe nje gjierarki rreth vetes, sepse sekreti eshte bere per t'u besuar dhe kur kete e ben me nje shok ti ne kete menyre krijon nedhe nje rreth te ngushte. Krijon individualitetin e tij sepse sekretet ne kete rast perbejne elemente qe jane te njohura vetem nga ai, ose i dyti. Krijon individualitetin e tij sepse i perdor edhe si nje mjet mbrojtes nga ambienti. Jemi te rrethuar nga njerez po aq kurioze dhe njerez qe jetojne me kenaqesine te zbulojne e sekrete te te tjereve dhe t'i bejne publike ato. E thene me shqip, ne rreth ka edhe thashethemexhinj. Pra sekretet na ndihmojne edhe te mbrohemi.
Por pikerisht kjo perben edhe thembren e Akilit sepse ka sekrete te cilet nuk ia besojme as vetes dhe kjo vertet na sherben si mburoje, por nuk na ndihmon te njohim vetveten.
Ndoshta nisur nga kjo pikpamje ne shekullin e 18 -te u be slogan thenia: njeriu eshte i PASHPREHSHEM. Cfare eshte ne realitet njeriu me te cilin kryqezohemi? Mund te jete shume por edhe pak. Kush e verteton nese nuk e zbulojme ate sekret?
Mirepo ketu dalim tek nje fakt qe duket si kontradikte, e cila nuk eshte e tille. Nje sekret qe te jete i tille i duhet besuar dikujt, persa kohe qe mbetet brenda teje, ai pushon se egzistuari si i tille. Shembulli i Kordeles me Robinson Kruzone e verteton mesemiri diçka te tille. Robinson Kruzo sa ishte vetem nuk kishte nevoje per sekrete. Ato linden kur erdhi Premti. Pra edhe ajo qe thote Kordele eshte e sakte, duhen dy veta qe te egzistoje nje sekret. Dhe duhen dy veta qe ti te arrish ta thuash, sepse sekreti terheq nga pas ose permban nje te vertete e cila duhet zbuluar.
Persa i perket natyres se tij te dyte, zbulimit te sekreteve e qe ndryshe mund te quhet edhe kuriozitet, ne vetvete gjithmone eshte paguar me nje çmim te larte. Nese u referohemi shembujve qe nga ato biblike e deri ne ato mitologjike shikojme se njeriu ka ecur perpara duke zbuluar sekrete por edhe ka paguar.
Cfare e shtyu Even qe te hante mollen? Pikerisht deshira ose domosdoshmeria per te zbuluar sekretet qe fshiheshin nese konsumohej ai frut. Cmimi qe u pagua? Teper i rende. Sepse u be edhe i trashegueshem. Por sipas mendimit tim ia vlente, ndryshe ne do te kishim mbetur, eshte pak te them robote, qenie pa arsye.
Po keshtu Prometeu çfare beri? Zbuloi sekretet e perendive para njerzve dhe natyrisht e pagoi shtrenjte, por edhe sakrifica e tij ia vlejti sepse ndihmuan po aq njeriun te behej njeri, te zhvillohej.
Pandora hapi kutine ku ishin te mbyllura gjithe te keqiat e botes dhe e beri sepse nuk dinte ç'fshihej brenda saj. Nje kuti e mbyllur ishte nje sekret qe duhej zbuluar.
Nje shembull i bukur eshte edhe tek Odisea, kur bashkluftetaret e Uliksit e pane te kthehej me nje shakull ne dore pas takimit me Eolin. Ngaqe nuk dinin se ç'kishte brenda, pra nga deshira per te zbuluar nje sekret, e hapen. Natyrisht çmimi qe paguan ata ishte i shtrenjte sepse pas kesaj u ndeshkuan.
Shembuj te tille mund te gjenden plot dhe qe tregojne se sekretet jane pjese perberese e jetes sone dhe se zbulimi i tyre shpesh here edhe paguhet. Atehere del pyetja, pse njeriu e ben diçka te tille, kur eshte i ndergjegjshem se mund te paguaje shtrenjte?
Pergjigja duhet kerkuar tek natyra e tij si dhe tek fakti qe sekretet jane edhe nje tregues i fuqise, forces.
Dhe ketu duhet kuptuar se qofte nje individ, qofte nje institucion apo edhe nje shtet eshte i forte, kur zoteron sekrete.
Cfare e ben te fuqishme fene? Fakti qe ruan ose trajton si sekret edhe gjera qe ndoshta nuk jane te tilla. Por deri ne proven e kundert njeriu e beson si te vertete, ndjen frike dhe respekt ne te njejten kohe. Nuk jam dakort aspak me mendimin e dikujt me lart qe thote se sekretet jane atribut i shoqerive te prapambetura. Ky eshte nje budallallek me brire. Ne kohen tone shtetet me te zhvilluara jane edhe ato me te fuqishme sepse ruajne me shume sekrete si dhe dine me shume sekrete per te tjeret.
I rikthehem argumentit te fese sepse vete Apokalispsi eshte nje nga sekretet me te medha ose me sakte sekreti me i madh i fese. Njerzit i tremben zbulimit te ketij sekreti sepse aty jane dhene qarte ato qe do te pesoje tere njerezimi. Po a eshte e vertete kjo gje? Etimologjikisht fjala APOKALIPS do te thote TE HEQESH VELLON. Duhet guxim deri ne dimensine marrezie per ta zbuluar, por nje dite njeriu edhe kete vello do ta heqe dhe ky sekret do te marre fund. Diçka te tille ka bere Pompeu kur shkoi ne Jeruzalem, (shembull i treguar nga Hegel) Pompeu shkoi drejt e tek tempulli i Solomonit, tek SANKTA SANKTORUM qe eshte sekreti me i madh i ebrenjve. Ishte i mbuluar me vello dhe Pompeu e hoqi vellon, çfare gjeti posht. Asgje! pra sekreti qendronte tek velloja, vete dhe kjo qe e mjaftueshme per t'i bere njerzit besimtare si dhe te kishin frike. Ndersa per individn dhe sekretet e tij nje shembull eshte edhe ai qe merrte Laibniz, qe thoshte se njeriu eshte si puna e qepes, heq levozhgen e pare dhe del e dyta, pastaj e treta e me rradhe derisa ne fund s'mbetet gje. Ku qendron sekreti ketu? Tek levozhget qe veshin njera tjetren.
Eshte nje argument teper i gjere dhe interesant ky. Por mua me intrigon nje pyetje: KA SEKRETE QE DUHEN ZBULUAR ME PATJETER DHE KJO TE MOS QUHET E PAMORALESHME, OSE TE MOS QUHET TRADHETI?