Sekretet per te qene te suksesshem

Hektor12

Locus omnem
Këshilla të pakënaqurve dhe të zhgënjyerve

Këshilla psikologjike

Shumëkush mund të ketë përjetuar ndjenjën e pakënaqësisë dhe të ndjerë i dështuar në jetë. Të gjithë dëshirojmë të jemi të suksesshëm por nuk është e lehtë të ndjekësh gjithnjë shtigjet që të çojnë në këtë udhë. Ti do që “të arrish”. Por për të arritur duhet “të nisesh”. E për të nisur na duhet kurajo: veçanërisht kur nisesh për një qëllim të guximshëm e të largët. Tek çdo njëri ekzostojnë antipodet e ambicies që e shtyjnë të provojë fatin: një lloj frike e brendshme, një lloj dembelizmi i qetë moral që e përmbajnë, e largojnë nga ëndrrat e tij të fuqishme e madhështore duke i pikturuar me bojra magjepëse kuadrin idilik të një ekzistence të qetë, të sigurtë nga të gjitha shtrëngatat e pështjellimet… Kjo formë frike e dembelizmi moral quhet në mënyrë mistike, kënaqësi me gjendjen aktuale: dhe kjo përbën aspektin më të zakonshëm, më të ulët dhe më të qortueshëm të mediokritetit njerëzor.

Mos lër të sigurtën për të pasigurtën

“Më mirë një vezë sot se një pulë mot; kush kënaqet gëzon”: mjaftojnë këto proverba mediokre për të treguar gjithë shtrirjen e budallallëkut të atyre që ndjekin filozofinë e meskinitetit e të nënshtrimit. Në realitet, megjithatë “të kënaqurit me gjendjen e tyre” nuk janë kurrë plotësisht të kënaqur siç duan të hiqen, sepse kushtet e tyre të jetës nuk janë kurrë kaq të shkëlqyera sa t’i tregojnë në thellësi të shpirtit ata që kanë diçka më shumë. Është në natyrën e njeriut që të ndodhë kështu. Ai fenomen i miopisë morale që konsiston në mosparjen e asgjëje jashtë apartamentit tënd është mjaft më i rrallë sesa besohet. “I kënaquri me gjendjen e vet” nuk mund të mos vërë re të paktën se fqinji i tij ka një shtëpi të bukur ndërsa ai s’e ka; se përgjegjësi i tij merr 800 euro në muaj e udhëton me makinë, ndërsa ai vetëm 80 dhe ecën me këmbë; se një i njohuri i tij vesh një peliçe luksoze, ndërsa ai nuk ka veç një pallto të vjetër. E këto konstatime, për inat të të gjitha proverbave të botës nuk janë bërë për të favorizuar kënaqësinë e gjendjes vetjake.

Merrni iniciativa

Iniciativa është, zakoni, metoda, mëyra për të vepruar përpara, spontanisht, sipas të dhënave të eksperiencës personale dhe aftësisë mbartëse e njohurive vetjake. Të dalësh nga shtigjet e rrahura tepër, të përçmosh traditat dhe rutinën, të përpiqesh të krijosh, të vësh diçka personale në tërë atë që bëhet, të influencosh në mentalitetin e publikut, të restaurosh sisteme e mënyra të harruara e të braktisura prej vitesh, të vësh në plan të parë atë që të tjerët kanë përcaktuar të padobishme, të vihesh në krye të një lëvizjeje, të drejtosh inteligjencën dhe vetëdijen, të grumbullosh e të bashkosh në koalicion vetëm prirje divergjente, t’i japësh turmës atë që dëshiron në formë të mjegullt dhe të pasaktë, të kryesh xhestin që presin të gjithë e që askush nuk ka kurajon ta kryejë. Ky është kuptimi i fjalës “iniciativë”. Nëse ti do të kesh në shoqëri rëndësinë tënde e pjesën tënde dominuese, përpiqu të formosh e të zhvillosh aktivisht në veten tënde shpirtin e iniciativës.

Vetëm mediokrit janë të kënaqur

Kam qenë 20 vjet një i pakënaqur. Si të gjithë të pakënaqurit e kësaj bote, kam ndërruar zanat dhjetëra herë, kam përshkuar botën gjërë e gjatë në kërkim të diçkaje që nuk e gjeja kurrë, jam endur si gjilpëra e një busulle e turbulluar nga tërheqje të shumëfishta, nga një ekstrem në tjetrin. E megjithatë e arrita suksesin. Ja, ajo që ka rëndësi. Prandaj disponoj një farë kompetence e një farë ekperience personale, për t’iu drejtuar me autoritet të pakënaqurve dhe të zhgënjyerve të të gjitha zanateve dhe të të gjitha aktivitetetve. Edhe këtyre mund t’u mësoj diçka. Gjëja e parë që dua t’u them është kjo: se e vlerësoj pakënaqësinë e tyre e që shoh tek ata shenjën me të qartë e më të dukshme të epërsisë së tyre morale e të parashikimit të suksesit të tyre. Vetëm mediokrit janë të kënaqur me gjendjen e tyre, e kam thënë tashmë diku, e për pasojë, të privuar në mënyrë të pandreqshme nga suksesi.

Si të jesh njeri i veprimit

Bota është e njerëzve të veprimit. Në qoftë se ti nuk je i tillë, nevoja më urgjente, për ty, është që të bëhesh deomos i tillë. Nëse je, duhet të preokupohesh që të bëhesh më tepër. Ja disa metoda:
  1. Të duash punën, energjinë, lëvizjen: Të urresh dembelizmin, rehatllëkun, mënyrat e panumërta të humbjes së kohës (kafe, diskutime të padobishme, spektaklet banale, miqtë mendjelehtë, klubet, zbavitjet e kota, gjumin e drekës).
  2. Të jesh i pasionuar me aktivitetin tënd professional: t’i kushtosh tërë kohën tënde, tërë mendimet e tua, tërë forcat e tua. Kur të kesh rrojtur shumë e të kesh njohur kotësinë e trishtuar të tërë atyre gjërave e tërë atyre preokupimeve të cilave u kemi dhënë gabimisht aq shumë rëndësi do ta çmosh më shumë punën tënde e do të pendohesh që je preokupuar kaq pak e kaq keq. Koha kushtuar punës është e vetmja e harxhuar mirë, sespe është e vetmja që pjell diçka.
  3. Të mos mërzitesh kurrë: Ose mos e lër veten të mposhtet nga mërzia. Mërzia na zë në momente kur truri ynë është i plogët. Të mbash vazhdimisht trurin në aktivitet, mos e lejo në asnjë moment të ndalojë, mos i krijo as pretekste, as mënyra të hutohet. Njerëzit që mërziten, janë për t’u mëshiruar dhe përçmuar në të njëjtën kohë.
  4. Mos i lër kurrë asgjë rastit: Parashiko gjithçka. Mos merr vesin e shëmtuar të varësh shpresat tek fati, tek rrethanat, tek e papritura: është një mënyrë shkatrrimtare që të çon në pasojat më të dëmshme.
  5. Mësohu të gjykosh dhe të vendosësh me shpejtësi: Në jetën kontemporane, gjithçka zhvillohet në kohë rekord. Mekanizmi dhe ritmi i punëve kërkojnë sot që një njeri të dijë të përcaktojë qëndrimin e tij e të formulojë masat paraprake në një të dhjetën e sekondës.
Të veprosh dhe të përtërihesh

Të veprosh: Ja fjala e ditës në epokën në të cilën jeton. Njeriu që arrin sukses është njeri i veprimit. Një shekull më parë mund të arrinte sukses edhe një idnivid që “dinte të fliste”. Sot, të dish të flasësh nuk është më mjaftueshëm; bile më tepër të bën dëm. Duhet të dish të veprosh. O të veprosh, o të pranosh humbjen. Nuk është më e mundur t’i shmangesh kësaj alternative të hekurt. Të krijosh, të provosh, të shesësh, të blesh, të lëvizësh, të sajosh idera e t’i kthesh në fakte, pa pushim, pa asnjë çast plogështie dhe shkujdesjeje: tërë jeta aktuale kalon nëpër furrën e kësaj nevoje, zhvillohet në këtë atmosferë të ethshme e tërë ankth. Njeriu i epokës tonë është një idnivid që e ka kuptuar me kohë këtë aspekt të realitetit dhe e ka pranuar. Punon me zell, mendon papushim të ngjallë interesa të reja rreth vetes, lufton me këmbëngulje për të mposhtur një rival apo konkurrent. Punët përfaqësojnë për të, tërë jetën e tij: në këtë fjalë ai sintetizon universin.

Vlerësojeni veten

Nëse do të dallosh në jetë, të kapërcesh nivelin e ambjentit shoqëror në të cilin je burgosur aktualisht, të dominosh të tjerët në vend që të jesh shërbëtor i përjetshëm, mbi të gjitha vendose veten mbi tjetrin. Vlerësoje veten më shumë se të gjithë, syno të bëhesh një nga njerëzit më të mëdhenj të kohës tënde, përfytyro veten vazhdimisht në një post komandues. Pozicioni që ti do të arrish të fitosh në shoqëri është ai që ti ndjen, deri në kohën që do mundesh e do duash ta arrish. Duke menduar shumë e në mënyrë të pandërprerë për energjinë, ka mundësi të bëhesh energjik; duke menduar në mënyrë të palodhur për bukurinë, ti brumos një mentalitet dhe një temperament prej artisti; duke menduar me bindje të thellë dhe me entuziazëm të papërmbajtur për ambicien, ti bëhesh i aftë të përfaqësosh në rrethin e hiearkive më të larta shoqërore një pjesë në planin e parë. Nëse mendimi yt dominues është “të arrish sukses”, të gjithë përbërësit e personalitetit tënd, të inteligjencës tënde, të instiktit tënd do të ndikojnë drejt këtij mendimi, do t’i nënshtrohen me ëmbëlsi, do ta forcojnë me ndihmën e energjive të tyre të shumëfishuara e do të marrin nga ai një gjurmë të vetme. Ti do të bëhesh në këtë mnyrë tipi ideal i njeriut të prirur për sukses: i vendosur, agresiv, e i pathyeshëm.
 
Hektor12

Locus omnem
ËNDËRRONI ËNDRRA TË MËDHA
ËNDËRRONI ËNDRRA TË MËDHA SE VËTËM ËNDRRAT E MËDHA KANË FUQI T’I
LËVIZIN SHPIRTRAT. -MARK AURELI
KRIJONI VIZIONET PËR VETVETEN NË SUAZAT E ARDHMËRISË AFATGJATE.DUHET
PËRPILUAR LISTËN E TË GJITHA GJËRAVE QË DO TË KISHE DËSHIRË QË T’I
ARRIJE.

2. ZHVILLONI NDJENJËN E QARTË TË ORIENTIMIT
NJERIU ME QËLLIM DO TË PËRPAROJË EDHE NË RRUGËN PLOT PENGESA,
NDËRSA AI QË S’KA QËLLIME NË JETË, NUK DO TË ARRIJË ASKUND EDHE NËSE
I KA TË HAPURA TË GJITHA RRUGËT. - THOMAS KARLAJLI
HAPAT QË DUHET NDËRMARR:
I. VENDOSNI SAKTËSISHT SE ÇFARË DËSHIRONI
II. PËRCAKTONI CAÇET E TUAJA SAKTË
III. CAKTONI AFATIN E QËLLIMIT
IV. PËRPILONI LISTËN E GJËRAVE ( QË DUHET BËRË PËR TË ARRITUR >QËLLIMIT)
V. ORGANIZONI LISTËN SI PLAN TË PUNËS
VI. BËNI HAPIN E PARË TASH, SOT
VII. PUNO ÇDO DITË PËR TË ARRITUR QËLLIMIN

3.KONSIDERONI SE JENI I PUNËSUAR TEK JU
BËJENI ÇDO PUNË ASHTU SIKUR DO TA BËNIT PËR VETE.

4. PUNONI ATË QË KENI DËSHIRË
GJENI SE ME ÇFARË LLOJ PUNE KËNAQENI MË SHUMË. BËHUNI MË AKTIV PËR
TË ARRITUR GJITHMON KËNAQESINË GJATË PUNËS.

5. LE TË JETË PUNA ME PËRKUSHTIM OBLIGIMI I JUAJ
CILËSINË E PUNËS SUAJ DO TA PËRCAKTOJË AJO SE SA I PËRKUSHTOHEMI PUNËS, PAVARSISHT NGA AJO SE CILËN LËMI E KENI ZGJEDHUR. – WINS
LOMBARDI

6. PUNONI MË SHUMË DHE MË GJATË
SA MË SHUMË QË TË PUNONI AQ MË SHUMË FAT DO TË KENI.- JAMES THURBER
PËRPILONI MENJËHERË PLANIN – SHTONI NUMRIN E ORËVE NË PUNË

7. MËSONI GJATË TËRË JETËS
MËSIMI I VAZHDUESHËM GJATË TËRË JETËS ËSHTË KUSHTI MINIMAL I
SUKSESIT NË CILËN DO FUSHË. – DENIS VEITLI
INTERESOHUNI PËR LITERATURË QË JU AFTËSON NE FUSHA SPECIFIKE –
SIDOMOS NE FUSHËN QË KA TË BËJ ME PROFESIONIN

8.SË PARI PAGUANI VETEN
NJË PJESË TË ASAJ QË KENI FITUAR DUHET TA RUANI DHE NËSE NUK JENI
NË GJENDJE TË KURSENI PARATË, FARA E MADHËSHTISË NUK NDODHET TEK JU.
– V. CLEMENT STOWN
HAP XHIROLLOGARINË E KURSIMIT – NDAJE NJË PËRQINDJE NGA TË ARDHURAT!>
9. STUDIONI ÇDO HOLLËSI TË PUNËS SUAJ
NËSE BËHENI PROFESIONIST NË PUNËN TUAJ, DO TË PAGUHENI MIRË DHE DO
TË PËRPARONI MË SHPEJTË. - DEN KENNEDY

10. NDIHMONI TË TJERËT
MUND TË ARRINI ÇDO GJË QË DËSHIRONI NË JETË VETËM NËSE I NDIHMONI
TË TJERËT TË ARRIJNË ATË QË DËSHIROJNË.- ZIG ZIGLER

11. TË JENI TË NDERSHËM NDAJ VETES DHE NDAJ TË TJERËVE
> MENDIMI ËSHTË PIKËNISJA E ÇDO PASURIE, E TE GJITHA SUKSESEVE, E TE
>GJITHA TË MIRAVE MATERIALE DHE PIKËNISJE E TË GJITHA ZBULIMEVE DHE
SHPIKJEVE. – KLOD M. BRISTOL
SILLUNI SIKUR TË GJITHA FJALËT DHE SJELLJET TUAJA TË JENË LIGJE
UNIVERSALE

12. CAKTONI PËRPARËSITË TUAJA MË TË RËNDËSISHME DHE PËRKUSHTOHENI
ATYRE ME TËRË QENIEN
ÇDO GJË QË BËN NJERIU I PAVENDOSUR E BËN ME PASIGURI. BËNI ATË QË
DUHET TA BËNI!– BRYAN TRACY

SHFRYTËZONI KOHËN NË MËNYRËN MË TË DOBISHME. BËHUNI TË DICIPLINUAR,
MBARONI ÇDO PUNË QË E KENI TË NISUR.

13. KRIJONI PARA TË TJERËVE IMAZHIN SE JENI TË SHPEJTË DHE TË
BESUESHËM
PUNËN TUAJ KRYENI ME NDËRGJEGJE, DHE JO VETËM ATË QË DUHET TA BËNI
PATJETËR DHE ASGJË, POR MË SHUMË SE KAQ, NGASE AJO PAK MË SHUMË QË
JU E DHURONI, AJO MË SHUMË QË PËRPIQENI KA MË SHUMË VLERË SE
GJITHÇKA TJETËR. – DEAN BRIGS

14. TË JENI TË GATSHËM TË NGJITENI PREJ MAJËS NË MAJË
RRUGA DREJT FITORES NUK ËSHTË AJO QË NA NDODH NGANJËHERË ; POR AJO
QË KA KARAKTER TË PËRHERSHËM. - WINS LOMBARDI

15. USHTRONI VETËDICIPLINËN
VETËDICIPLINA ËSHTË AFTËSI ME TË CILËN JENI TË SHTËRNGUAR TË BËNI
ATË QË PATJETËR DUHET BËRË, PAVARSISHT NGA AJO SE A JENI NË QEJF PËR
TA BËRË APO JO. – ELBERT HUBARD

16.ZBULONI KREATIVITETIN TUAJ TË LINDUR
IMAGJINATA ËSHTË MË QENËSORE SE SA FAKTET-ALBERT EINSTEIN
SHËNONI PROBLEMIN QË MË SË SHUMTI JU MUNDON, APO QËLLIMIN QË ËSHTË I
DORËS SË PARË PËR JU. PASTAJ, PARAMENDONI SE E KENI ZGJIDHUR KËTË
PROBLEM NE MËNYRË TË PËRKRYER, NDËRSA QËLLIMIN E KENI ARRITUR NË
MËNYRË IDEALE. ÇFARË DO TË ISHTE ZGJIDHJA DHE SI DO TA ARRINI KËTË?
ÇKA DO TË MUND TË BËNI MENJËHERË QË TË ARRIHET KJO? DUHET TA DINI,
ÇDO GJË VARET NGA AKSIONI!

17. NË RRETHIN TUAJ TË KENI NJERËZ DINJITOZ
PAS PESE VITESH DO TË JENI I NJËJTË NËSE NUK NJOFTONI NJERËZ TË
TJERË DHE NUK LEXONI SHUMË. – CHARLES JONES

18. KUJDESUNI PËR SHËNDETIN
ÇELS I SUKSESIT ËSHTË MOTOJA: NË TRUPIN E SHËNDOSHË MENDJA E
SHËNDOSHË.-
-THEODOR ROOSWELT
ANALIZO DHE PËRCAKTO SE CILA ËSHTË AJO SHPREHI QË KA TË BËJË ME
SHËNDETIN QË DUHET TA ZHVILLONI QË T’I GËZONI PËRPARËSITË E
SHËNDETIT TË MIRË.

19. TË JENI TË VENDOSUR DHE TË ORIENTUAR DREJT AKSIONIT
BALLAFAQOHUNI ME NJË MORI PROBLEMESH, DHE DERISA MERRENI ME TO,
ZGJIDHNI!
– WILLIAM SHAEKSPEAR
PYETNI VETEN: CILI AKSION QË DO TA NDËRRMERRJA MENJËHERË DO TË
KISHTE EFEKT TË VEQANTË POZITIV NË REZULATET E MIA? PAVARSISHT NGA
PËRGJIGJJA E KËSAJ PYETJEJE, VEPRONI MENJËHERE!

20. KURRË MOS LEJONI QË MOSSUKSESI T’JU FRENOJË
NUK DUHET TË KENI FRIKË NGA ASGJË, PËRVEQ SE PREJ VETË FRIKËS.-
FRANKLIN D. ROOSWELT
PËRCAKTONI SE CILA ËSHTË FRIKA E JUAJ MË E MADHE NË JETË,- BIE FJALA
MOSSUKSESI, KRITIKA APO MOSAPROVIMI DHE MERRNI VENDIMIN SE DO TË
SILLENI ASHTU SIKUR KJO FRIKË TË MOS EGZISTONTE.

21. JEPNI “TESTIN E KËMBËNGULJES”
ASGJË S’MUND TA ZËVENDËSOJË KËMBËNGULJEN. AS TALENTI, ASGJË S’ËSHTË
AQ E RËNDOMTË SE SA NJERËZIT E PASUKSESSHËM POR TË TALENTUAR. AS
GJENIALITETI, GJENITË E PAKUPTUAR JANË TË THUASH PROVERB. AS
ARSIMIMIM, BOTA ËSHTË PËRPLOT ME DËSHTAK TË SHKOLLUAR. VETËM
KËMBËNGULJA DHE VENDOSMËRIA JANË TË PLOTËFUQISHME. –KALVIN KULIXH
 
Hektor12

Locus omnem
Te mos i shesesh dhe te mos besh keq te te tjeret.Te jesh objektiv ne rradhe te pare per veten dhe pastaj per te tjeret....
Te jesh krenar per dicka te bere edhe nqs je penguar dhe nuk e ke realizuar....
Te mos kesh asnjehere turp nga nje e kaluar sado e varfer ose e hidhur te kete qene...te mos kesh pishman asgje qe ke bere.
Te jesh krenar qe nuk ja ke shtrire doren dikujt edhe kur nuk ke pasur nje grosh ne xhep...
Te jesh krenar qe ke njohur sakrificen dhe vuajtjen dhe te jesh kranare per cka ke arritur ose do arrish.
Te jesh i lumtur,te mundohesh te jesh i tille dhe jo duke pritur nga te tjeret qe te bejne ..
 
Pinky

Forumium maestatis
Un mendoj qe suksesi ska nevoj per rregulla
Egoizem, mos ti zejsh besen askujt edhe tregohu sa me shum dinak ne menyr nese don te perparosh, qe mos ti shtrijsh doren askujt
 
CoachBruna

Primus registratum
eshte shume kenaqesi qe te shohesh qe ka shqipetare qe lexojne dhe shkruajne per suksesin. Ne si shqipetare jemi pak mbrapa persa i perket sjelljes e te qenit udheheqes . por te influecosh njerezit me mesazhet e tua eshte privilegh dhe penyra e shkrimit eshte mbreselenese.

vazhdo sic e ke nisur
 
Airbourne

Papirus rex
Lumturia dhe te jesh i lumtur per cdo njeri jane dy nocione te ndryshme.
Per te paren......eshte si bukuria por nga kendveshtrimi personal.
Per te dyten ka shume rruge qe ta gjesh celesin e duhur.
Si perfundim dalim...
Glücklich sein ist nen Maßanzug....por varet se si te shkon apo cfar paraqitje mer.
Diten e mire.
 
Jasmin

Primus registratum
Un mendoj qe suksesi ska nevoj per rregulla
Egoizem, mos ti zejsh besen askujt edhe tregohu sa me shum dinak ne menyr nese don te perparosh, qe mos ti shtrijsh doren askujt
Dinak mund te jesh vetëm kur je stetvitur për ti bërë dredhi të tjerëve, pasi nuk mund te kuptosh djallëzin e të tjerve kur te vetja nuk e ke ushqyer asnjëhere. Apo sështë kshu? Unë mendoj që në ktë rreth shoqëror në te cilin jetojmë duhet medoemos të luftojmë të tjerët që të jemi vet mirë.
 
Jasmin

Primus registratum
Dinak mund te jesh vetëm kur je stetvitur për ti bërë dredhi të tjerëve, pasi nuk mund te kuptosh djallëzin e të tjerve kur te vetja nuk e ke ushqyer asnjëhere. Apo sështë kshu? Unë mendoj që në ktë rreth shoqëror në te cilin jetojmë duhet medoemos të luftojmë të tjerët që të jemi vet mirë.
Te mos i shesesh dhe te mos besh keq te te tjeret.Te jesh objektiv ne rradhe te pare per veten dhe pastaj per te tjeret....
Te jesh krenar per dicka te bere edhe nqs je penguar dhe nuk e ke realizuar....
Te mos kesh asnjehere turp nga nje e kaluar sado e varfer ose e hidhur te kete qene...te mos kesh pishman asgje qe ke bere.
Te jesh krenar qe nuk ja ke shtrire doren dikujt edhe kur nuk ke pasur nje grosh ne xhep...
Te jesh krenar qe ke njohur sakrificen dhe vuajtjen dhe te jesh kranare per cka ke arritur ose do arrish.
Te jesh i lumtur,te mundohesh te jesh i tille dhe jo duke pritur nga te tjeret qe te bejne ..
Hektor nga përvoja e kam të kunderten e ksaj që thua, sa më shumë jam munduar të bëj mirë aq më keq kam marrë se më kan marrë për naive mirësinë time. Saqe po e vuaj akoma faktin e të qënit e çiltër. Nuk e heq dot këtë dobësi timen. Kam frik se gjith jeten do ngelem kshu. Jam e mirë për të tjerët po me ktë bujarinë time i kam sjellë vetëm probleme vetes. Dhe problemi më i madh është që prindrit ma kan ushqyer she skam pas asnjë burim tjeter edukimi dhe këshillimi për situata të jetes shprehi të cilat orientohen në familje kur fëmija ende nuk e ka formuar karakterin. Unë ndihem keq që jam naive. Ndonjëher urrej prindrit që më kanë edukuar kështu. Nuk e ndjej veten të zgjuar...Si i bëhet në kto raste?
 
Ndihem deshpërimisht e pafuqishme për të vazhduar jetën normale. E nënçmoj veten shumë
 
Jasmin

Primus registratum
Te mos i shesesh dhe te mos besh keq te te tjeret.Te jesh objektiv ne rradhe te pare per veten dhe pastaj per te tjeret....
Te jesh krenar per dicka te bere edhe nqs je penguar dhe nuk e ke realizuar....
Te mos kesh asnjehere turp nga nje e kaluar sado e varfer ose e hidhur te kete qene...te mos kesh pishman asgje qe ke bere.
Te jesh krenar qe nuk ja ke shtrire doren dikujt edhe kur nuk ke pasur nje grosh ne xhep...
Te jesh krenar qe ke njohur sakrificen dhe vuajtjen dhe te jesh kranare per cka ke arritur ose do arrish.
Te jesh i lumtur,te mundohesh te jesh i tille dhe jo duke pritur nga te tjeret qe te bejne ..
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Vetëm mediokrit janë të kënaqur

Kam qenë 20 vjet një i pakënaqur. Si të gjithë të pakënaqurit e kësaj bote, kam ndërruar zanat dhjetëra herë, kam përshkuar botën gjërë e gjatë në kërkim të diçkaje që nuk e gjeja kurrë, jam endur si gjilpëra e një busulle e turbulluar nga tërheqje të shumëfishta, nga një ekstrem në tjetrin. E megjithatë e arrita suksesin. Ja, ajo që ka rëndësi. Prandaj disponoj një farë kompetence e një farë ekperience personale, për t’iu drejtuar me autoritet të pakënaqurve dhe të zhgënjyerve të të gjitha zanateve dhe të të gjitha aktivitetetve. Edhe këtyre mund t’u mësoj diçka. Gjëja e parë që dua t’u them është kjo: se e vlerësoj pakënaqësinë e tyre e që shoh tek ata shenjën me të qartë e më të dukshme të epërsisë së tyre morale e të parashikimit të suksesit të tyre. Vetëm mediokrit janë të kënaqur me gjendjen e tyre, e kam thënë tashmë diku, e për pasojë, të privuar në mënyrë të pandreqshme nga suksesi.

Bleva dhe u zhgenjeva me shume lloje qeruese patatesh te ashtuquajtura moderne. Asnje nuk krahasohej me ate te vjetren qe gjyshja dhe me vone mami perdorte. Jo shume e bukur por funksionale. Imagjinoni gezimin tim kur e gjeta ne nje dyqan qe ndoshta furnizohet me mallra te mbetura stok e te shperfillura.

Kur me pyesin ndihmesit e shitesve te butikave ose dyqaneve nese mund te me ndihmojne per gjetjen e asaj qe kerkoj, u kthej gjithnje te njejten pergjigje: Nuk e di cfare po kerkoj dhe do ta DI vetem ne momentin kur t'a GJEJ. Kur e gjej aq gezohem sa fjalet mungojne per t'a pershkruar.
 
Top