Sekretet e bukurisë së yjeve
Kush dëshiron të duket e bukur, duhet të shpenzojë shumë para. Nga maskat me ar, tek ato me diamant, lifting, ngritja e të ndenjurave dhe trajtimet çudibërëse, siç është hollimi i trupit. Këto janë çmenduritë e VIP-ave </p>
Në vazhdim të këtij artikulli do të lexoni emra dhe mbiemra, kështu që kush dëshiron një pamje të re, mund të marrë menjëherë avionin dhe të shkojë në Los Anxhelos. Por duhet të dini që asgjë nuk është falas: të jesh e bukur dhe perfekte, kushton. Yjet e Hollivudit shpenzojnë mesatarisht 150 mijë dollarë në vit për trajtimet e ndryshme të bukurisë. Maska për fytyrën me ar dhe grimca diamantesh, ekstrakte havjari për flokë të dobët, “lifting” të shpejtë (për dy orë je krejtësisht e tjetërsuar), kirurgë plastikë të specializuar në “zbukurimin” e të ndenjurave, modelistë për heqjen e vetullave, banja me kripëra minerale për dobësim të menjëhershëm. Funksionojnë? Sigurisht që po. Kemi zgjedhur më të mirat, madje edhe ato që bëjnë mrekulli.
Në Hollivud të gjithë flasin për pilulat dobësuese të Nikki Haskell, “Star Caps”. Nuk kanë kafeinë dhe amfetaminë. Në përbërjen e tyre ka hudhër dhe papaja. Me këto pilula brenda dy javësh humbet 4 deri në 6 kilogramë. Por personat që i kanë vazhduar, kanë humbur deri në 60 kile. Një pako kushton 100 dollarë dhe për ata që e blejnë nëpërmjet internetit ka 20% ulje, pra mund ta kenë për 80 dollarë. Megjithatë nuk është e këshillueshme të pini ilaçe për tu dobësuar. Nëse dëshironi të rrëzoni kilet e tepërta, më mirë drejtojuni një doktori. Një metodë shumë herë më e mirë është “body wrap”. E quajnë sekreti i yjeve. Për këtë fenomen kanë filluar të flasin disa “talk show” amerikane. Shembulli konkret është Ellen Degeneres, që para se të drejtonte ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oskar” vitin e kaluar, e kishte të pamundur të vishte fustanin e mbrëmjes. Bëhet fjalë për një praktikë vërtet të mrekullueshme, e cila zgjat disa ditë dhe ka efekt të jashtëzakonshëm: i gjithë trupi lidhet me fasho pambuku dhe mbulohet me kripëra minerale. Pasi fashat janë lagur të gjitha, mbahen një orë në trup, duke bërë disa ushtrime fizike, ose aerobi. Pas 60 minutash hiqen fashat dhe peshohesh. Zakonisht pas një seance mund të humbasësh nga 15 deri në 50 cm te krahët, këmbët dhe barku. Në Los Anxhelos, “Slimwrap” është qendra ku shkojnë të gjithë yjet.
Në fakt, risia e fundit është “Ryu Jitsu” (në japonisht magjia e dragoit). Është një trajtim për trupin, i cili kryhet në tri pjesë. Në këtë trajtim përfshihet humbja e lëngjeve, ulja e peshës dhe djegia e yndyrave. Pjesa e parë: 15 minuta mbi një platformë vibruese, duke qëndruar ulur dhe më këmbë.
Pjesa e dytë: qëndron shtrirë për 20 minuta mbi disa gurë të nxehtë, që vijnë nga mali Fuji. Në këtë mënyrë largohen nga trupi të gjitha toksinat. Në pjesën e tretë hyn masazhi, një përzierje e “shiatsu”-së dhe “thai”-it. Kushton 350 dollarë. Ata që e kanë provuar, betohen se është e mrekullueshme.
Më pas vijnë ndërhyrjet kirurgjikale, me kosto të ndryshme: një mijë dollarë për “të zhdukur” rrudhat, 2700 dollarë për të rinuar duart, që tregojnë moshën më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit, 7 mijë dollarë për një “lifting”. Ndërhyrja më e shtrenjtë është ajo që kushton 16 mijë dollarë. Një kirurg i famshëm i “Beverly Hills” është i specializuar në “zbukurimin” e të ndenjurave. Ky kirurg mund tu ofrojë të ndenjura më të ngritura, më të rrumbullakosura dhe më të bukura. Ai merret kryesisht me femrat e dobëta. Puna me të funksionon kështu: paraqitesh në studion e tij disa herë, kontrollohen me kujdes të gjitha pjesët e dhjamosura të trupit, ridizajnohen të ndenjurat me kompjuter dhe kur ka mjaftueshëm material, kryhet menjëherë operacioni. Problemi është se aktoret e Hollivudit janë shumë të dobëta dhe doktori i këshillon që duhet të shëndoshen pak, që më pas ti nënshtrohen ndërhyrjes.
Por ja cilat janë divat e vërteta të Hollivudit: Eliza Petrescu, ose siç njihet ndryshe “mbretëresha e harkut”, është specialistja që u heq vetullat yjeve. Asaj i janë drejtuar Oprah (mbretëresha e “talk show”-ve) dhe aktorja Jennifer Aniston. Kim Kimble është e specializuara në zgjatjen e flokëve. Tek ajo shkojnë Halle Berry dhe Beyoncé. Kate Somerville kujdeset prej vitesh për lëkurën e yjeve të mëdhenj të kinemasë. Kremrat e saj reklamohen në çdo vend, por ajo është më shumë e famshme për “titan facials”, “lifting” pa bisturi, me laser titani. Për 6 mijë dollarë dilni nga klinika krejtësisht të rinuar. Për ato që preferojnë metodat e vjetra për të qenë në formë, mund ti drejtohen palestrës njujorkeze të VIP-ave, “Peak Performance”: një instruktor personal kushton 250 dollarë në orë, por duket se ai bën mrekulli, të paktën kështu thotë Anne Hathaway.
Më pas vijnë trajtimet e shtrenjta dhe çudibërëse. Reese Witherspoon, Jessica Alba dhe Lindsay Lohan nuk mund të bëjnë pa produktet e Michael Shaun Corby. Shampot për flokë janë me bazë havjari. Në Londër, Rene Zellweger dhe Madonna u nënshtrohen trajtimeve të fytyrës me pluhur diamanti. Moda e fundit është maska me ar të pastër. Nëse doni ta provoni, atëherë shkoni në Malibu, ku 90 minuta kushtojnë 400 dollarë. Një tjetër terapi për trupin është edhe banja qetësuese në njëmijë litra ujë, e cila kushton 5000 dollarë. Kush preferon të pastrojë fytyrën me ujë të gazuar, mund të shkojë në Londër: një seancë kushton 200 euro. Në fund është trajtimi i fytyrës me shampanjë. 60 minuta kushtojnë 85 dollarë. E shihni pra që jeta e një ylli është e mbushur me sakrifica?(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25974. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25974