Sekretet dhe prapaskenat presidenciale
Sipas një materiali të fundit, gjatë një vizite në Uashington në vitin 1995, Jelcin, u deh aq keq sa agjentët e shërbimeve sekrete e gjetën disa hapa larg Shtëpisë së Bardhë, vetëm në të mbathura në përpjekje për të ndaluar një taksi, sepse, siç shpjegoi

Ish-presidenti rus, Jelcin, ishte i famshëm për të pirët e tij të vazh-dueshëm dhe për situatat komike që bënte edhe në momente zyrtare e serioze. Sipas një materiali të fundit, gjatë një vizite në Uashington në vitin 1995 ai u deh aq keq sa agjentët e shërbimeve sekrete e gjetën disa hapa larg Shtëpisë së Bardhë, vetëm në të mbathura në përpjekje për të ndaluar një taksi, sepse, siç shpjegoi më vonë vetë lideri, i kishte hipur keq në kokë për një picë. Ky veprim që mund të kishte shkaktuar një incident ndërkombëtar është bërë publik dy ditë më parë, në një histori të re të viteve të Presidencës së Bill Klintonit, bazuar në 79 intervista të regjistruara që ish-presidenti amerikan i ka dhënë një historiani të famshëm. Këto interv-ista janë bërë natën, gjatë periudhës kur Klinton ishte në Shtëpinë e Bardhë në vitet 1993-2001. Këto intervista ishin një ide e Presidentit, i cili donte që nga vitet e tij presidenciale të ekzistonte edhe një tjetër këndvështrim në lidhje me ng-jarjet dhe personazhet. Në këto rrëfi me Klinton fl et edhe për marrëdhënien me Monika Levinskin dhe për faktin se pas marrëdhënies me të ai ishte ndier shumë keq. Kjo situatë u pasua nga shumë të tjera të vështira, si vdekja e së ëmës, humbja në Kongres e demokratëve dhe telashe të tjera personale. Klinton nuk kishte dashur që më pas të rrëfente fi l-limisht në këto intervista për Levinskin, por pasi stuhia kaloi, ai vendosi që të hapej. Të gjitha intervistat me Klintonin historiani i ka shndërruar në një libër voluminoz “Kasetat e Klintonit: kacafytje e historisë me Presidentin”, që do të botohet shumë shpejt. Për sa i përket incidentit të Jelcinit, ai ndodhi pas një të piri të shfrenuar të tij. Pasi kishte pirë ai kishte shkuar në shtëpinë e miqve presidencialë në lagjen e posaçme për miqtë e huaj në Uashington. Shërbimet sekrete ruse që merreshin me ruajtjen e tij, menduan se Presidenti i pirë ndod-hej në kokërr të gjumit, ndërkohë që Jelcin ia kishte mbathur jashtë vetëm me të brendshme në kërkim të picës. Kasetat me intervistat e Klintonit ishin të fshehta për shumë kohë dhe askush veç të dyve nuk ishte në dijeni të tyre. Në to ka shumë mendime të Klintonit për çështje të ndryshme të rëndësishme dhe të panjohura të viteve të presidencës.

Në kuadrin e librave për/dhe nga presidentët këto ditë ka dalë edhe një tjetër libër për administratën amerikane të Presidentit Bush i shkruar nga ish-fjalimshkruesi i Bushit, Matt Latimer. Në faqet e librit, Latimer rrëfen se çfarë mendonte me të vërtetë ish-shefi i tij në lidhje me Obamën, Hillari Klintonin dhe Sarah Palin. Ai thotë se Bush nuk ia kishte shumë haberin çështjes së krizës fi nanciare, ndërsa po përgatitej vjeshtën që shkoi tu shpjegonte në një intervistë televizive amerikanëve planin multi-miliarder të shpëtimit të institucioneve financiare në vend. Fjalimshkruesi ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë 22 muajve të fundit të presidencës së Bushit. Libri quhet “Pa fjalë: përralla të një të mbi-jetuari të Shtëpisë së Bardhë”. Në të del se Bushi nuk i shihte lajmet e darkës. Për Hill-ari Klintonin u tha disa zyrtarëve se kishte të ngjarë që të ndenjurat e saj të shëndoshatë uleshin në tavolinën e Presidentit, duke nënkuptuar zgjedhjen e saj si Presidente. Sa për Obamën, Bush nuk para e kishte shumë në vëmendje, vetëm një herë tha: “Kjo botë është e rrezikshme dhe ky maçok nuk e ka kualifi kimin e duhur për të për-balluar situatën”. Ndërsa për zëvendësin e Obamës, Biden, është shprehur: “Nëse bajgat do të ishin monedha, atëherë Biden do të ishte milioner”. Për Sara Palin ai tha: “Kjo grua nuk ka as përgatitjen më të vogël për pozicionin që kërkon të marrë. Nuk ka kaluar as një ditë të vetme në pozicione të rëndësishme”. Ndërsa ish-sekretari i Mbrojtjes, Ramsfeld, kishte pasion që të shihte në “YouTube” konferencat e veta të shtypit. Ndërsa, sipas tij, Laura Bush ishte në thelb një demokrate e fl aktë, edhe pse kjo gjë nuk ishte shumë sekret.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22926. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22926