Sejdiu: Priten njohje të reja
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka vlerësuar si tepër pozitive takimet e shumta që ka zhvilluar me krerë të shteteve të ndryshme të botës, duke thënë se së shpejti pritet të ketë njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast, presidenti Sejdiu tha se disa nga vendet si Malavi, Pakistani, Katari, Kuvajti, kanë paralajmëruar se do të shqyrtojnë vendimin për njohjen sa më të shpejtë të Kosovës.
Duke iu kundërpërgjigjur notës së protestës të Beogradit zyrtar dërguar sekretariatit të Kombeve të Bashkuara për shkak të pranisë së delegacionit kosovar në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, presidenti Sejdiu tha se Prishtina zyrtare nuk ua vë veshin notave të tilla të protestës, pasi që ato janë tërësisht iracionale.
“Ministrit serb ne i përgjigjemi me takime të shumta që kishim dhe nuk ia vëmë veshin protestave që Serbia bëri, sepse janë tërësisht iracionale dhe se Serbia sa më herët që të jetojë në frymën evropiane, kjo është aq më mirë për vetë atëö, ka thënë Sejdiu.
Ndërkaq, takimin me presidentin e SHBA ve Barak Obamën, Sejdiu e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm, pasi që aty edhe njëherë administrata amerikane shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar përkrahjen ndaj shtetit të ri të Kosovës.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23181. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23181
![Fatmir-Sejdiu-300x240.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2FFatmir-Sejdiu-300x240.jpg&hash=3d1f15e1db89b9d8e4d4c3bf024ef827)