Sejdiu falënderon Presidentin Obama për përkrahjen e SHBA për Kosovën

Sejdiu falënderon Presidentin Obama për përkrahjen e SHBA për Kosovën

Fatmir-Sejdiu-1.jpg
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka zhvilluar të mërkurën një takim të shkurtër me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në një pritje të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve. Presidenti Sejdiu e ka falënderuar Presidentin Obama për mbështetjen e deritashme që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës, si dhe shprehu besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tutje. </p>


Presidenti Sejdiu gjithashtu u takua edhe me James Jones, Këshilltar i Presidentit Obama për Siguri Kombëtare, si dhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, ndër të cilët edhe Ndihmës Sekretari i shtetit për Evropë, Phillip Gordon.
Gjatë kësaj pritjeje, Presidenti Sejdiu pati biseda të frytshme edhe me shumë burrështetas të tjerë, ndër të cilët edhe me Kryeministrin e Spanjës, Presidentin e Qipros, Kryeministrin e Nepalit, Kryeministrin e Grenadës, zëvendëskryeministrin e Xhamajkës, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Kryeministrin e Malit të Zi, Presidentin e Maqedonisë dhe Kryeministrin e Turqisë.
Në vijim të vizitës në SHBA, Presidenti Sejdiu do të vazhdojë takimet bilaterale me burrështetas të tjerë të cilët marrin pjesë në Asamblesë Përgjithshme të OKB-së.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22954. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22954
 
Top