Sejdiu e Hyseni marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Sejdiu e Hyseni marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Organizata_e_Kombeve_te_Bashkuara-300x198.jpg
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ministri Hyseni ka thënë se takimet to të ketë kryesisht me përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai nuk pret diçka konkrete nga Asambleja, me që, sipas tij, nuk ka në rend të dite asnjë pikë rreth Kosovës. Kryediplomati kosovar, Hyseni, nuk ka dashur të flasë për paralajmërimet e përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës se shumë shpejt do të ketë njohje nga disa shtete të botës arabe. Ai nuk ka dashur të komentojë vizitat e shpeshta të ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq dhe ndikimin e Beogradit tek shtetet që deri tashti nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22143. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22143
 
Top