Second Life - Dimension tjeter jetesor??

RecurrentDream

Forumium praecox
Second Life - Dimension tjeter jetesor??

<font color="blue"> Second Life </font> eshte nje bote virtuale e bazuar ne nje aplikim web.
Nepermjet nje programi klient te krijuar nga Linden Labs i cili shkarkohet nga faqja e Second Life, perdoruesit - te quajtur Rezidente - jetojne nje jete te dyte: Virtuale!

Ne boten e Second Life, gjithcka eshte e mundur: zgjedh emrin tend, portretin, trupin, stilin e te veshurit, shoqerine, aktivitete te ndryshme ku mund te marresh pjese si psh nje koncert live nga Suzanne Vega apo nje ekspozite arti...

180px-Linden_Gallery.JPG



Por nese do te ishte vetem kaq, kompani te tilla si Dell Computers, Adidas, IBM, Toyota etj etj nuk do te kishin pare asgje me interes ne kete forme te re jetese virtuale.

E verteta eshte se ne Second Life mund te blesh toke /pf/images/graemlins/devil.gif dhe te ndertosh /pf/images/graemlins/wink.gif madje atyre qe ua mban xhepi - mund t'i lejojne vetes te blejne edhe ndonje ishull!! Ne Second Life ti blen dhe shet Linden $ per US$ ose EURO.

Per here te pare degjova per Second Life nga nje diskutim midis kolegesh te marketingut per te pare cfare mundesish ekzistojne per t'a konsideruar Second Life si boten tjeter ku nje marke mund te beje marketing konsumatoreve te vet.

Si mendoni, eshte Second Life vertet nje dimension tjeter jetesor me potencial apo eshte thjesht "the next internet fad"??

Diskutim te mbare.
 
Top