Secili per vete por faji i te gjitheve?!

Sa here bie shi ne kryeqytetin perseritet e njejta situate. Pothuajse te gjitha segmentet kryesore si ato te unazes se qytetit bulevardi etj jane pothuajse plotesisht te bllokuara. Dje qytetaret kane pritur deri ne 4 ore ne rruge duke mos mundur te levizin. Ndersa perballe kesaj situate te veshtire autoritetet kane akuzuar njera-tjetren.

Duket sikur i njejti skenar perseritet gjithmone kur bie shi, por kesaj here ishte vertet e tepruar sepse trafiku ka zgjatur per 4 ore. Politikanet akuzojne njeri tjetrin dhe secili nuk pranon fajet e veta dhe si gjithmone ne shqiperi "faji" mbetet "jetim".

Do doja te dija nga ana juaj ku qendron vertet problemi, problemi eshte tek Bashkia apo tek Policia rrugore???

Gjithsesi pervec ketyre problemi qendron edhe tek "edukata ne timon" , ajo cfare dua te them eshte se pranoj faktin qe kemi trafik, pranoj faktin qe nuk kemi polici dhe semafora , por ndoshta problemi me i madh qendron ne shumicen e qytetareve te cilet hyne ne korsine e gabuar duke shkaktuar ne kete menyre bllokimin e trafikut. Apo edhe ketu faji mbetet jetim duke qene se qytetaret fajin ja pasojne qeverise dhe bashkise?
 

DriniS

Ecejak
Qeveriu ka fajin pasi mban pergjegjesine per rregullimin e qarkullimit. Jo vetem ne rastet kur ka trafik por edhe per te edukuar qytetaret deri ne masa ndeshkuese me gjoba se si duhet ta ngasin makinen ne rruget e Shqiperise.
Bashkia ka fajin pasi mban pergjegjesine per anen teknike te rrugeve brenda qytetit, disa prej te cilave jane ngushtuar apo bllokuar per arsye te ndryshme qe nga parkimet pa kriter e deri tek hapjet e tyre per kanalizime ujerash e tubash.
Qytetaret kane fajin pasi mbajne pergjegjesine e imponimit ndaj pushtetit lokal dhe vendor qe te marrin seriozisht parasysh nevojat e tyre duke nisur nga ajo e qarkullimit te makinave, e deri tek futja e plehrave nga jashte, apo ngushtimit te vijes territoriale te vendit.

Por faji mbetet gjithmone jetim ne Shqiperi, ia ekzekutojne prinderit edhe ne Gjykaten e Larte si ne rastin e Gerdecit :)
 
F

Fajiitegjitheve

Guest
Shume mire i keni renditur qe te dy problemet, faji eshte i te gjitheve nga pak. Megjithate Shteti (qeveria) duhet te nderhyje. Nderhyrja duhet si per te edukuar drejtuesit e mjeteve, si per te gjobitur bashkine nese e ka lene vendin keshtu e si per t'i terhequr veshin atij ministri qe merret me llafe dhe nuk ben pune
 
Top