S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

silvia

Primus registratum
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

Dhe per sa i perket votimit,nuk di programin e asnjeres parti dhe per me teper nuk ndodhem ne shqiperi:)
keshtu qe pese me hic
lol.gif
 

xhoni

Primus registratum
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

Kohet e fundit kam degjuar disa debate politike dhe intervista te Z.Dashamir Shehi.Me kane pelqyer shume mendimet dhe pikepamjet e tij.Nese shkoj te votoj do tja jap atij voten
thumbsup.gif
 

Dritan Luan Gjoni

Primus registratum
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

Une mendoj se nuk ka rendesi cfare partie ben pjese ai qe do te votoni por cfare njeriu eshte.

Ketu duhet te bazohet edhe vota jone. Para zgjedhjeve ti hedhim nje sy kanditaturave dhe te shikojme njerezit ne te te marrim info. per ta dhe pastaj te votojme ne baze te crediteve te tij personale jo partiake.

Une mendoj qe ne Shqipetaret votojme bazuar ne nje person (kryetar partie) apo parti gje qe eshte shume demtuese.
Sepse sic e kemi dhe provuar keta njeres e konsiderojne veten zoter te politikes shqipetare dhe Shqiperise dhe na mbajne peng ne si popull

Neqoftese ne votojme per ata qe konsiderohen si peshq te vegjel por qe jane inteligjenca e re Shqipetare dhe askush te mos votoj per keta maskarenj qe po na shkaterojne apo per banden e tyre mund ti nxjerrim nga skena te gjithe.

Votoni per brezin e ri te politikes Shqipetare ska rendesi cfare partie eshte
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

Gjonii, thjesht një kritikë e vogël!

Kur ti thua që të shohim kanditaturat dhe pastaj të votojmë kandidatin më të mirë nuk shikon kontradiktë me atë që shkruan më poshtë mbi maskarenjtë (që besoj se janë Nano e Berisha) dhe bandën e tyre? Nuk mendon se tek bandat e maskarenjve Nano e Berisha mund të ketë kandidatë të mirë? Nuk i bie që edhe ti gjykon duke u bazuar tek përkatësia partiake dhe tek shefat e partisë?

Pa dashakeqje <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> !
 

Florus

Forumium maestatis
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

Per fat te keq eshte e vertete ajo qe thote Kondrapedali
shrug.gif

Duhet zgjedh ne fillim kapo-ja i madh njeher qe te jete persembari, pastaj me rradhe te tjeret..
 

anny

Primus registratum
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Ohuuuuu sa e zgjatni dhe juve... per sa kohe te jete Subashi&Celibashi ne komision voto per ke te duash... [/qb]
thumbsup.gif
kjo eshte e drejte
100% dakort me ty
 

Dritan Luan Gjoni

Primus registratum
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

Kondrapedalit....


Pa dyshim qe keta njeres te inteligjences shqipetare mund te jene midis bandave te sotme politike apo duke u munduar te futen ne jeten politike te vendit. Ne qoftese flasim per nje njeri/kandidat te kompletuar me meritat e nevojshme per te qene udheheqes ne politike apo me shpresa per tu bere i tille dhe njeri me prejardhje te paster, nuk ka rendesi ne qoftese eshte ne rradhet e 'bandave'. Talenti dhe njeriu me nje te ardhme, gjithmone ka ditur si te shkunde ata qe e mbajne mbrapa 'maskarenjte'
Ne si popull duhet tu japim perkrahje duke i stimuluar rrugen e tyre per te ecur perpara
Duke i zgjedhur ne parlament ata do te kene te drejten e votes dhe nje post perkates mund te ndjeki ate.

Parafytyroni parlamentin dhe brezi i ri i politikes te jete shumica, njeres te atij kuadri te permendur me lart, te zgjedhur nga ne. Sa do ta durojne Salen&Nano me shoke? S'ka per te qene gjate. Por edhe sikur ata ti lene te vazhdojne ne politike do te konsiderohen si qente qe lehin por nuk kafshojne. Akoma me lehte sikur te mos votohet apo perkrahen fare keta gangrene e politikes shqipetare Te mos kene vend ne parlament te kufizohen nga te drejtat qe te jep vota e popullit apo perkrahja e tij ne pergjithesi.

Populli ne pergjethsi eshte i lodhur me injorancen dhe poshtersine ne drejtimin e vendit dhe e ndjejne qe ka ardhur koha per ndryshim
( jo partish por njerezish Riperteritje e rradheve te partive te sotme, gjak i ri me ide, vizione dhe aspirata te kohes )Sale & Nano dhe shoke jane te trasheguar nga nje endderr e keqe 50 vjecare.

Keshtu kudo qe te ndodhen, duhet te piketohen keta njeres qe mund ti quajme e ardhmja e Shqiperise, dhe tu japim mundesine te dalin nga balta dhe shume te tjereve qe nuk jane perfshire ne keto skena deri tani te inkurajohen dhe te dalin perpara per te bere dicka.

Pavaresisht sa te zymta duken gjerat tani e ardhmja eshte e sigurt ne qofte se arrim ta mbajme vemendjen dhe syte ne fitore apo cmimin e suksesit.


Respekt.
 

Gazmend

Primus registratum
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

Une pajtohem me kolegen lart meje se asnjeri nuk jan per tu votuar ,por mendoj se duhet ta marrin ne dore te rinjte qe ta qojne Shqiperin perpara se keta te vjetrit vetem jan duke e shkateruar... se i ka zene gjumi dhe mendojne per vete e jo per popull
sleep.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

Shume veta thone "do votoj per kandidatin jo per partine" Po ai kandidadi do beje si i thote partia dhe partia ben si thote krietari. Nuk e thashe pa qellim "krietari" se akoma ne te gjitha pertite vazhdon mentaliteti komnunist i "njeshit". Tani qe ne fillim PD-PS u perjashtuan se e treguan veten e tyre, por per ke te votosh?? Te gjitha partite e tjera jane si klube amatoresh qe hiqen si politikane te mbaruar dhe para tyre Cezari eshte adoleshent.
Pastaj ju kujtoni se votimet jane te ndershme? Po votuat, hidhe per ke te duash...po ne fund vota del per ate qe duhet ose me sakte per ate qe eshte percaktuar.
Pra me mire eshte te mos votosh. Kjo do coje ne nj krize politike po te pakten eshte i vetmi presion qe mund t`u behet politikaneve tane.
Une nuk kam ndermend te shkoj ne votime se nuk dua qe me mua te tallin b**** Berisha,Nano apo ndonje kelysh tjeter i partise meme te Punes.
 

MLK

Primus registratum
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

Une per vete do te thoja qe me mire do te votoja "vote te bardhe" per asnje njeri pasi per te drejten e votes se lire me aq sa kam pas mundesi e kam dhene kontributin per te permbysur ate pushtet e te fitonim te drejten e votes. Te mos harrojme se ne Shkoder jane vrare 4 vete mos gaboj e kane dhene jeten qe sot te votojme e te kemi te drejte vote te gjithe. Pra vota e bardhe do te ishte me e pershtateshme se sa bojkotimi i zgjedhjeve per mendimin tim.
 

r0306

Primus registratum
Re: S'di per ke te votoj.Keq me Salen,keq me Nanon...

voto per Leken oes per I.Meten!
asnjeri as tjetri nuk eshte kushedi se cfare, per kushedi rradhes tjeter prej tyre do dale ndonjeri qe edhe hahet. sa per PD e per PS, nuk duket se ka shanse se ndonje i sakte ka mbetur akoma brenda!!
 
Top