Scott Peterson perbindeshi .....

disku

UNI
Scott Peterson perbindeshi .....

Scott Petersen 32 vjecari qe dyshohej per vrasjen e gruas se tij shtatzane eshte cilesuar i fajshem nga gjykata e larte e Kalifornise. Ai eshte ngarkuar me vrasje te grades se pare te bukuroshes Laci Peterson edhe me vrasje te te grades se dyte per femijen e palindur te tij. Ky verdikt pritet ti sjell Petersonit denimin me vdekje me ane te injektimit ose burgim te perjetshme pa mundesi ulje denimi.
Peterson u arrestua ne Prill te 2003 pasi trupi i pajete i te shoqes se tij u gjend i dekompozuar ne brigjet e Kalifornise rreth 2 milje me tutje vendit ku Scott pretendonte se kishte qene per peshk naten e vrasjes.

Historia:
Ishte nata e Krishtelindjeve te vitit 2002 kur Laci Peterson kthehet ne shtepine e saj pasi kishte qene presente ne nje darke festive e vetme pa te shoqin e saj Scott. Ate nate Scott megjithse i ndodhur ne Kaliforni i ka telefonuar dashnores se tij sekrete duke pretenduar se ishte ne France. Ate nate ai ka dale per peshk sic pretendon me nje varke qe e kishte blere para 2 javesh...Sipas tij kur kthehet ne shtepi ai nuk gjen te shoqen dhe lajmeron familjaret e saj. Keta familjare pas disa oresh pritje ljmerojne policine. Nderkohe ditet kalonin edhe laci ishte e deklaruar e humbur. Madje mbahet edhe nje ceremoni ne favor te saj ne mbremjen e nderrimit te vitit 2003. Cuditerisht Scott duket shume i qete edhe i qeshur si kunder te tjeret qe te lenduar kujtojne buzeqeshjen e bukuroshes se humbur. Ai vazhdon te beje telefonata te dashures sekrete e cila kishte pare ne TV historine e zhdukjes se Laci. E trembur ajo kishte lajmeruar policine e cila pergjonte telefonatat. ne nje nga keto telefonata Scott i ka rrefyer asaj se e shoqja ka vdekur. Me pas ne prill te 2003 nje trup i dekompozuar eshte shfaqur 2 milje larg vendit ku ka qene per peshkim Scott. menjehere konsumohet drama teksa ekspertiza edhe autopsia vertetojne se ne brendesi te trupit te kufomes gjendej nje fetus gati i dekompozuar po ashtu. Analizat e nxjerra vertetojne se behet fjale per Laci Peterson. ne te njejten kohe arrestohet ne kufi me Meksiken ne Benzin etij Scott i cili kishte lyer floket bjond edhe kishte lene mjeker. ne makine i jane gjetur 15000 dollare cash gje qe ben te dyshosh se po pergatiste largimin nga skena.

Gjyqi:
Para 5 muajsh fillon gjyqi i Lacit ku Scott akuzohet per vjrasje. Pas gjithe perpjekjeve te avokatit te famshme Mark Geragos per te vertetuar pafajesine e tij dje Scott Peterson eshte deklruar unanimisht nga 3 gjyqtaret si fajtor per vrasje te grades se pare edhe grades se dyte. Denimi me vdekje ose burgim i perjetshem do jene opsionet qe do vendeosen me dt 22 nentor.

Si mendoni a ja vlen te denohet me vdekje Scott Peterson? Edhe pse shume detaje tregojne ate si fajtor a mund te denohet dikush me vdekje pa pasur prova reale per vrasjen?


nderkohe klikoni ketu qe te solidarizoheni me dhimbjen e familjes Rocha (Laci Rocha)

www.lacipeterson.com

http://www.attnar.com/lacismemorial/
 

peson

Primus registratum
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Një gjykatë e Kalifornias ka shpallur fajtor Scott Petersonin që ekzekutoi gruan me gjithë fëmijën, se nuk donte të bëhej baba

SHBA, dënohet me vdekje pse vrau gruan shtatzënë


E. Kushova

Scott Peterson do të dënohet me vdekje për vrasjen e gruas së tij shtatzënë. Sipas analistëve juridikë në shtetin e Kalifornias, vetëm nëse Peterson do të lutet për mëshirë duke pranuar fajin atëherë mund të rishikohet dhe dënimi kapital. Gjashtë burra dhe gjashtë gra e dënuan Petersonin për vrasje të shkallës së parë – pikërisht për vrasjen e gruas së tij Laci, si dhe për vrasje të shkallës së dytë - të fetusit që ajo mbante në bark. Çifti kishte vendosur që t’i vinte fëmijës emrin Conner. Në këto kushte, juria gjithashtu ra dakord që ai të marrë dënimin kapital pasi kur vrau gruan ai e dinte fort mirë ekzistencën e fëmijës në barkun e të ëmës. Prokurorët e portetizuan vrasjen si një përpjekje gjakftohtë e burrit për të shmangur martesën si dhe një përpjekje të tij për të mos qenë baba e për të shijuar kënaqësitë e jetës beqare. Peterson kishte një të dashur, terapisten e tij të masazhit, me të cilën tradhtonte bashkëshorten e tij.
Megjithatë fati i Petereson do të vendoset më 30 nëntor. Scott Peterson, 32 vjeç dukej mjaft serioz, dhe dukej si i pranoi në heshtje vendimet e gjyqtarëve. Nëna e Laci Peterson, Sharon Rocha qante në sallë. Miqtë e saj gjithashtu lotuan kur dëgjuan vendimet në sallën gjyqësore. Ndërsa salla u boshatis nga gjyqtarët, ca duartrokitje u dëgjuan nga pas. Por kjo ngjarje ka patur jehonë në gjithë Kaliforninë. Njerëzit u solidarizuan me dhimbjen e familjes së gruas së vrarë.
Prokurorët thanë se Peterson e vrau gruan e tij 27-vjeçare në shtëpinë e tyre në Modesto më 23 apo 24 dhjetor dhe pastaj ai u nis me jahtin e tij dhe trupin e saj rreth 90 milje në perëndim dhe e hodhi viktimën në gjirin e San Franciskos. Vajza që punonte si mësuese ishte tetë muaj shtatzënë kur u zhduk. Katër muaj më vonë, trupi i saj u gjend më 15 prill 2003 në bregun e gjirit të San Francisko, aty ku Peterson tha se po peshkonte ditën që Laci ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Modesto të Kalifornisë. Kjo ishte alibia e Petersonit, e cila u hodh poshtë në gjyqin e djeshëm. Peterson u arrestua menjëherë afër shtëpisë së tij, bashkë me të dashurën e tij bjonde, terapisten e masazhit. Prokurorët paraqitën rreth 174 dëshmitarë dhe qindra fakte, telefonata dhe incizime, të cilat vërtetuan se Peterson ishte një gënjeshtar, që të dashurës së tij Amber Frey i dërgonte mesazhe të ëmbla, në kohën kur publikisht gruaja e tij u shfaq e zhdukur. Prokurorët zbuluan se Peterson hiqej sikur ishte i shqetësuar për gruan e tij të zhdukur, ndërkohë që ai vazhdonte të ishte shumë i interesuar për dashnoren e tij Frey, me të cilën bënte një jetë pa detyrime familjare. Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e medias, si historia tragjike e një çifti amerikanësh të bardhë dhe shumë të pashëm. Një profesor psikologjie, Dacher Keltner në Universitetin e Kalifornisë thotë: “Fakti që ata janë disa breza qytetarësh, shumë të pashëm, dhe nga ana tjetër kryerja e një akti aq barbar në rrethana të tilla, përbën një kërcënim shumë të madh për gjithë qytetarët amerikanë”. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, rreth një e treta e viktimave femra në vitet e fundit, janë vrarë nga burrat e tyre, ose nga të tjerët me të cilët këta burra kanë patur marrëdhënie. Sipas FBI-së, të martuarit kanë vrarë partnerët e tyre në 804 raste gjatë vitit 2002, vit kur u vra dhe Laci Peterson.


14/11/2004
marre nga gazeta Shekulli
 

regele

Forumium maestatis
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Jo se mbaj anen e Scott Petersonit, por me sa kam pare une keto muajt e fundit, gjykatesit nuk sollen asnje prove reale qe aiishte vrasesi! mendja na e pret qe ai e ka bere krimin, por po nuk pate prova, nuk ke te drejte ta denosh duke perdorur anen emoconionale te problemit! Shembull per kete ishte dhe turma e mbledhur perpara gjykates dhe njerzit qe gezonin! Te shikoni sa do te gezojne kur ta denojne me vdekje!
 

JiggaMan

Primus registratum
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Ah me te vertete qendrim prej nje Amerikani te denje. Ne fund te fundit, c'mund te presesh nga njerez qe nuk krijojne dot nje qendrim te pavarur.

Scott Peterson, e hongri denimin prej nje gjyqi publik te sajuar rrugeve, water-coolereave, e forumeve si ky ketu.

Prosekutoret deshtuan te provonin SP fajtor ne kete vrasje makaber. Sigurisht te tradhetosh gruan shtatezane nuk eshte pak, por as nuk eshte arsye ti heqesh atij jeten. Ligji thote "beyond the reason of doubt" dhe ne kete ceshtje ka shume dyshim.

Turp dhe per neve qe merremi me thashetheme.
 

JiggaMan

Primus registratum
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Regele,

Paskemi shrkuajtur njekohesisht. Me behet qefi qe dhe ti mendon njesoj me mua.

Eshte ne natyren shpirtvogel njerezore te drejtojne gishtin kunder bankes se akuzuarit. Pasardhes te denje te njerezve qe drejtuan gishtin kunder Jezusit dhe thane "Ai eshte mbreti i cifuteve. Kryqezoheni."

Scott Peterson nuk eshte Jezus, por natyra njerezore kerkon ne menyre konstante gjueti shtrigash. Ne kete menyre ne devijojme vemendjen nga problemet tona personale dhe gjejme kenaqesi ne vuajtjet e nje qenieje tjeter. Ne qofte se ka nje djall, bejme punen e tij.

Shihemi se shpejti ne MTL, plako. S'jetohet me Bushin. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

disku

UNI
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

E megjithate nqs se kreu ai vrasjen kush tjeter mund ta kryente? Kujt i nevojitej me shume vdekja e Lacit?
Genjeshtrat ne telefon qe SP bente dashnores se tij qe e kishte gruan te vdekur edhe detaje te tjera ti ai i varkes apo me keq akoma kur u gjet trupi i pajete ishte gati te arratisej me 15 000 dollare me vete.
Come on people vetem nji naiv mund te dyshoje ne fajesine e Peterson.
Ligji thote edhe kete tjeter bukurosho "Justice for all" ... Ai e meriton vdekjen. Packa se mund te mungoje nje prove materiale determinante SP nuk ka bere asgje sensacionale te na mbushe mendjen ne opinionit qe eshte i pafajshme. Madje me gjestet e tij ai vetem i ka rritur fajshmerine vetes.
Justice has him with the shoulder against the wall...Now Let them cook that mofoka.
 

Guest
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Edhe une bashkohem me Unicorn...(ne mendim)..
Ai qe ben, nje vrasje me paramendim,ka kohe qe ka menduar, per mungese lenie provash..Megjithate, jo cdo gje ka ecur, sipas planeve te tij..Prandaj dhe ka dashur te ikte..
Fakti, qe ai e vrau Lacin shtatzane,nga njera ane dhe e dashura, nga ana tjeter,jane nje lloj deshmie,qe flasin kundra Peterson..
Hetuesit, e kane menduar dhe te kunderten e rastit,sikur te mos ishte vertete i shoqi vrasesi.. Reagimet e tij, do te ishin komplet te kunderta, me ato qe kane qene ne te vertete...
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Deri ketu paska ardhur Scott Peterson?Ja sa terhiqen njerezit nga lajmet pompoze te mediave,vene e hapin nje teme ne forum.
Duket qe temave te zakonshme u ka ardhur fundi...
 

renea

Primus registratum
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Jo se mbaj anen e Scott Petersonit, por me sa kam pare une keto muajt e fundit, gjykatesit nuk sollen asnje prove reale qe aiishte vrasesi!
PO ju ku i gjetet provat reale per te thene kete me lart?

Scott Peterson nuk eshte perbindesh, Scott Peterson eshte nje nga ne, qe i tha po Hedonizmit, ne nje moment gaboi dhe kaloi ne piken e pakthimte.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Une s'kam prova se nuk u mora me hetimet e ketij procesi, /pf/images/graemlins/smile.gif por sa kam pare e degjuar ne TV s'pashe ndonje gje aq bindese dhe serioze sa te merrej nje vendim i tille!
 

renea

Primus registratum
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Jo per gje por posti yt kotradikton vetveten.
/pf/images/graemlins/smile.gif

Nuk mund te pranosh qe nuk ke prova(dmth s'ke si ta dish), dhe ne te njejten kohe te statosh nje absolute (qe Peterson u fajesua pa prova bindese /pf/images/graemlins/laugh.gif ).
 

regele

Forumium maestatis
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Mbase ke te drejte, por me mire lexoji dhe nje here postimet e mija /pf/images/graemlins/smile.gif
 

renea

Primus registratum
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

eh, kot dhe ne, hajde gezuar Krishtlindjen kjo ka rendesi /pf/images/graemlins/smile.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Gezuar plako! Te jemi mire vete ne, se te tjerat rregullohen /pf/images/graemlins/smile.gif
 

epiphany

Primus registratum
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Fillimisht postuar nga Unicorn:
[qb] E megjithate nqs se kreu ai vrasjen kush tjeter mund ta kryente? Kujt i nevojitej me shume vdekja e Lacit?
Genjeshtrat ne telefon qe SP bente dashnores se tij qe e kishte gruan te vdekur edhe detaje te tjera ti ai i varkes apo me keq akoma kur u gjet trupi i pajete ishte gati te arratisej me 15 000 dollare me vete.
Come on people vetem nji naiv mund te dyshoje ne fajesine e Peterson.
Ligji thote edhe kete tjeter bukurosho "Justice for all" ... Ai e meriton vdekjen. Packa se mund te mungoje nje prove materiale determinante SP nuk ka bere asgje sensacionale te na mbushe mendjen ne opinionit qe eshte i pafajshme. Madje me gjestet e tij ai vetem i ka rritur fajshmerine vetes.
Justice has him with the shoulder against the wall...Now Let them cook that mofoka. [/qb]
po si mund te flitet per hamendje kur behet fjale te denosh me vdekje nje person?! ti thua e kujt i nevoitej me shume vrasja e Lacit po kjo eshte dicka qe as une as ti nuk mund ta dime.pastaj nuk do ishte hera e pare qe denohet me vdekje nje i pafajshem ne amerike.une nuk po them qe eshte me siguri i pafajshem perkundrazi, por ne nje denim te tille duhet te kete prova qe mos te lene asnje dyshim.eshte papergjegjesi te flasesh keshtu ne nje rast te tille.
 

Genti-Kanada

Primus registratum
Re: Scott Peterson perbindeshi .....

Mor ai qe ka ken i fajshem ka ken qe qke me te edhe kush flet se nuk ka pase prova te sigurohet qe te ket informacion te mjaftushem sepse ata qe e kan denu me vdekje nuk ja kan fut kot.Kan dal edhe 2 gjana te tjera.1) qe ai ka nje femi tjeter me nje grua tjeter edhe ku femija asht afersisht nja 17 vjeq nqs nuk gabohem edhe nje tjeter asht se kishte terheqje nga Gay edhe jepte deshmine nje trmavestit edhe tregonte me detaje naten qe kishin bere dashuri.Keto i kam lexu tek nje reviste kanadeze Eximiner titullohet edhe asht shume prestigjoze ketu edhe mendoj se asht mjaft e besushme.
 
Top