Schumaker epoque

soni2

Primus registratum
Schumaker epoque

Tani qe u po fillon kampionati i ri i formules 1 po me ben te mendoj se Schumakeri duhet tju lere pak shance te rijnve te bejne hapat e tyre dhe fitoret e tyre .
Kete e them nga historia qe me pare nga pilota dhe sportista te shumta braktisen garat per te terhequr reverencen .
Duke qene nje fans i flaket i Schumit eshte pak e veshtire per mua ta them por mendoj se te rijnte duhet te kene shancet e tyre ai ka arritur nivel maksimal te persosmerise dhe Ferrari ka bere mrekullira me makinen .
si fansa kurre smund ta themi ate gje por sporti behet me terheqes kur ka kompetivitet apo jo .
Po mendoja edhe per Eddy Mercxx belgun qe fitoi 6 here Tour de France dhe u terhoç per nder te sportit por pastaj na erdhi nje yankie Amstrong qe fitoi me shume dhe atij spo i thone ende ndalu .
Po ju a parashtroj si pyetje o fansa
si mendoni duhet te ndalet apo jo !!!
Edhe pse e admiroj shume kam deshire te dielen te shoh gara dhe jo vetem Schumaker-fitore. :wave:
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Schumaker epoque

Edhe une jam tifoz i Schumit,por kete vit do te kemi me shume kompetivitet per shkak te shume ndryshimeve ne makina .Aerodinamika, fuqia motorike e disa ndryshime ne pjeset elektronike te makinave do ta bejne makinen shume me te ngadalet se vitet e me parshme por jo me te ngadalet se Formula 3.Prandaj per mendimin tim Schumaker duhet te vazhdoje edhe nje vit te tregoje aftesite e tij
 

A

Primus registratum
Re: Schumaker epoque

Tani qe u po fillon kampionati i ri i formules 2006 po me ben te mendoj se Schumacheri duhet tju lere pak shance te rijnve.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Schumaker epoque

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Tani qe u po fillon kampionati i ri i formules 2006 po me ben te mendoj se Schumacheri duhet tju lere pak shance te rijnve.

[/ QUOTE ]
Ke te drejte, thua se vitin e kaluar nuk i la shance te 'rinjve' /pf/images/graemlins/lol.gif
 

soni2

Primus registratum
Re: Schumaker epoque

pritni dhe pastaj shikoni e gjykoni!!

te mso harrojme se persosmeria e ferrarit beri qe te tjeret te zgjoheshin nga gjumi letargjik ne te cilin kishin rene dhe na fitoi nje alonso per te cilin kam shume pak rrespekt si cilesi piloti dhe qe kurre nuk do benja tifo per te !!

e bukur eshte te kerkosh limitet aty ku jane dhe mendoj se per momentin Raikonen Buton jane me ne forme se askush !!

le te shohim por nuk ma do mendja se epoka shumacher ka mbaruar kemi per te pa duele te bukur kete vit dhe vitin tjeter me ndryshimet ne rregulla por shpirtin e garave te dikurshme nuk do e shohim me sepse nuk po evoluojne por po regresojne me ca rregulla te imozuara nga nje FIA e cila vetem fiton leke nga F1 dhe kurre nuk i ka dale zot skuadrave dhe pilotave ne çeshtjet e siguracjoneve dhe te drejtave televizive fitimet e te cilave shkojne per 55% ne xhepin e MR F1 Eclestone
 

alban bala

Primus registratum
10 fituj kampione

mendoj se Alonso vitin e kaluar fitoi vetem ne saje te FIA-s dhe rregullave te "famshme" qe nxorri ajo. te gjithe e urrenin Schumacherin dhe donin me çdo kusht te mos fitonte me. po ma do mendja se ai do te terhiqet pasi te kete fituar 10 tituj kampione dhe te kete fituar me shume se 120 gara ne kete sport. pra mendoj se Schumacher do te terhiqet ne vitin 2008 dhe do te vendose rekorde qe vetem pas ndoshta 1500 vjetesh do te thyhen. une mendoj se ne kete sezon do te vendose nje tjeter rekord duke fituar 15 gara vetm Schumacher dhe te gjithe do te fillojne te gelltisin peshtymen qe kishin nxjerre per te zvogeluar figuren e tij madheshtore. ja qe te dielen do e shohim kur te fitoje me nja 30 sekonda larg vendit te dyte. une mendoj se dhe emri duhet ndryshuar jo me Formula 1 por Formula Schumacher. te flasesh per te duhet lare goja ne fillim.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: 10 fituj kampione

Lamtumira e “Kaiser Shumit”, piloti më i madh i të gjitha kohërave

Shumaker, 15 vjet në Formula 1



Datëlindja: 03/01/1969
Shtetësia: Gjermane
Karriera: 1991–2006
Skuadrat: Xhordan, Beneton, Ferrari
Grands Prix: 250
Kampionate: 7 (1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004)
Fitore: 91
Podiume: 154
Pole position: 68
Xh. të shpejta: 76
Gara e parë: 1991, Belgjikë
Fitorja e parë: 1992, Belgjikë
Fitorja e fundit: 2006, Kinë, Shangai
Gara e fundit: 2006, Brazil, Interlagos

Nëse i referohemi numrave duhet të themi me plot gojën se flasim për pilotin më të madh që ka njohur ndonjëherë Formula 1. Sipas specialisteve, vetëm Ajrton Sena në rast se nuk do të kishte pësuar aksidentin fatal që i mori jetën në Imola 1994 mund të kishte rivalizuar Shumakerin dhe mbase të kishte fituar më shumë se ky i fundit. Por duke qëndruar tek numrat, shtatë herë Kampioni i Botës, ishte i pari që theu një sërë rekordesh që mbaheshin plot fanatizëm nga Huan Manuel Fanxhio që prej viteve "50-"60. Por që sot e tutje do të jetë “Kaiser Shumi” pika referuese për këdo që do të navigojë në historinë e Formula 1.
Karriera
Shtatë tituj botërorë, 91 fitore, 68 pole position në 244 gara të zhvilluara, 15 vjet karrierë janë shifra që flasin për një gjeni të këtij sporti. Shumaker hyri në histori të këtij sporti jo vetëm për kalimin e bukur bërë në 1993-shin, ndaj të madhit Ajrton Sena, por edhe për mënyrën e pilotimit të makinës së tij. Ai ishte i vetmi që përdorte frenat në limitin e tyre pa pësuar djegie ose aksidente. Që në moshën trevjeçare, Shumaker fillon të garojë në kartodromin që kishte në pronësi familja “Shumaker”. Ndërsa në moshën 4-vjeçare garon me fëmijë të moshës 8-vjeçare me makinat “Kart”, të cilat shkonin deri në 100 km në orë. Prej asokohe flitej për gjeniun Mikael Shumaker.
Debutimi
Pasi garon për disa vjet në Formula 3, Shumaker bën debutimin e tij në çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991 në timonin e një makine Xhordan. Por gara e parë përfundon vetëm pak metra pasi ishte nisur pasi djeg tërësisht freksionin. Por gjatë atij viti Shumaker tregon se ka këllqe për të pilotuar dhe një “gjuetar” si Flavio Briatore e sjell tek “Beneton”. Në vitin 1992, po në Belgjikë vjen edhe fitorja e parë në drejtimin të një “Benetoni”. Më pas fiton dy vjet rresht me këtë makinë në vitet 1994, 1995.
“Ferrari”Një vit më vonë, më 1996, fillon epoka “Ferrari”, e cila do të vazhdojë për dhjetë vjet rresht duke dhuruar plot pesë tituj kampionë dhe gara nga më të bukurat. Nuk harron duelet me rivalin më të madh të Shumaker (sipas tij), finlandezin e McLaren Mercedes, Mika Hakinen. Në një dyluftim të tillë më 1999-n rrezikon jetën në një aksident në pistën e Silverston në Britaninë e Madhe. Në vitin 2000 vjen titulli i parë me “Ferrarin”, i cili do të pasohet nga katër të tjerë të njëpasnjëshëm. Viti 2005 ishte sezoni më negativ i “Ferrarit” me vetëm një garë të fituar, ndërsa 2006 sigloi rikthimin e rivalitetit, e cila shkoi deri në garën e fundit me kampionin në fuqi, Fernando Alonso.

Fitoret e Mikael Shumaker

Francë, Manji-Kurs
8 fitore; 1994, 1995, 1997, 1998, 2001, 2002, 2004, 2006
Kanada, Montreal
7 fitore; 1994, 1997, 1998, 2000, 2002, 2003, 2004
San Marino, Imola
7 fitore; 1994, 1999, 2000, 2002, 2003, 2004, 2006
Belgjikë, Frankorshamp
6 fitore; 1992, 1995, 1996, 1997, 2001, 2002
Japoni, Suzuka
6 fitore 1994, 1996, 2000, 2001, 2002, 2004
Spanjë, Barcelonë
6 fitore; 1995, 1996, 2001, 2002, 2003, 2004
Gjermani, Jerez, Nurburing
6 fitore; 1994, 1995, 2000, 2001, 2004, 2006
Principata e Monakos
5 fitore; 1994, 1995, 1997, 1999, 2001
USA, Indianapolis
5 fitore; 2000, 2003, 2004, 2005, 2006
Itali, Monza
5 fitore; 1996, 1998, 2000, 2003, 2006
Brazil, Interlagos
4 fitore; 1994, 1995, 2000, 2002
Hungari, Hungaroring
4 fitore; 1994, 1998, 2001, 2004
Australi, Melburn
4 fitore; 2000, 2001, 2002, 2004
Gjermani, Hokenhaim
4 fitore; 1995, 2002, 2004, 2006
Britani e Madhe, Silverston
3 fitore; 1998, 2002, 2004
Malajzi, Sepang
3 fitore; 2000, 2001, 2004
O. Pacifik, Aida
2 fitore; 1994, 1995
Austri, A1-Ring
2 fitore; 2002, 2003
Portugali, Estoril
1 fitore; 1993
Argjentinë, Buenos Aires
1 fitore; 1998
Bahrein, Sakir
1 fitore; 2004
Kinë, Shangai
1 fitore; 2006
 
Top