Sauna dhe lufta për të mënjanuar celulitin
Pesë minuta në kabinë, dy herë në javë. Është mënyra më e mirë për t’u çlodhur dhe mënjanuar celulitin. Mjafton të ndjekësh këshillat e ekspertëve tanë. Herën e fundit që ke provuar saunën, menjëherë pas saj je ndier e lodhur. Nuk do të jetë ngaqë ke ndenjur brenda shumë gjatë? Ose ndoshta nuk e ke kompensuar mirë me një dush të ftohtë më pas. Atëherë lexo këtu dhe provoje sërish: nëse bëhet në mënyrën e duhur, dhoma e nxehjes është një ilaç i sigurt. Sepse liron tensioned, qetëson muskujt dhe kundërshton celulitin.
Udhëzime për përdorimin. Herën e parë në një saunë qëndro vetëm dhjetë minuta. Por nëse pas pesë minutave të para ndiehesh pak e lodhur, dil menjëherë. Nganjëherë nuk është nxehtësia që provokon shqetësimet, por mjedisi i vogël dhe i mbyllur. Nëse të shqetëson më shumë klaustrofobia (frika nga vendet e mbyllura) se sa temperature, merr një fletë letre dhe fute në derë: të ndihmon të qetësohesh, sepse të dërgon psikologjikisht drejt daljes. Dhe mos u mbështillni me peshqir: mbulesa e pengon lëkurën të ajroset mirë. Dil nga kabina , zhytu në vaskën reaktive ose bëj një dush të ftohtë. Shërben për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të ristabilizuar ekilibrin termik të trupit. Në fund të trajtimit pi tre gota ujë me disa pika limoni dhe vër një krem ushqyes mbi gjithë trupin.
Për çfarë është mirë. Për qarkullimin e gjakut sauna është e barazvlefshme me një mësim aerobic. Nëse në nxehtësi enët kapilare hapen, në të ftohtë kontraktohen për reaksion. Në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut bën një gjimnastikë të nevojshme. Për më tepër sauna qetëson stresin, rehaton muskujt dhe lufton celulitin. Mbi të gjitha, nëse kur je në kabinë masazhet në brinjë dhe bark bëhen me një grusht kripe. Për një proces kimik të quajtur osmozë, kripa tërheq ujin e ndenjur në inde për jashtë, duke pakësuar mbajtjen ushqyes.
Kur ta evitosh. “Nuk ka veçanti kundërtreguese. Është e këshillueshme vetëm në ditët e para të menstruacioneve dhe nëse vuan nga tensioni i ulët. Në këtë rast është mirë të qëndrosh në kabinë vetëm dy minuta dhe pastaj të bësh një dush me ujë të ftohtë.