Re: SARANDE, INCIDENT MES ROJEVE DETARE GREKE DHE ANIJES SE PESHKIMIT
Miredita,
Nese me lejoni, mund t'ju tregoj nje ngjarje te vertete, ku kam qene vete deshmitar, qe ka ndodhur me 1995. Ishte fillim tetori. Kisha gjetur pune ne nje anije-peshkarexhe e cila nuk u merrte me peshkim por me tregti mallrash te ndryshme industriale. Importonte nga portet e Italise dhe sillte mallin ne Shqiperi. Ishte udhetimi im i pare. Anija jone (tip peshkarexhe) quhej "San Vito" dhe ishte ne bashkepronesi te nje shqiptari, N. (kusheri imi), dhe te nje italiani. Ishte e regjistruar ne portin e Shengjinit (Lezhe) dhe nisej e ankorohej kryesisht ne kete port verior. Ishte e pajisur me GPS (sistem hartash elektronik) dhe gezonte te gjithe teknologjine e duhur per nje udhetim te rregullt, me te gjithe dokumentacionin e duhur. U nisem nga Shengjini, pasi u njoftuam per forcen e detit, dhe arritem ne Bari sipas parashikimit. Rruges na shoqeroi nje fare rruge nje luftanije e NATO-s, pasi asokohe ishte ne perfundim e siper Lufta e Bosnjes. U furnizuam atje (kryesisht me hidraulike) dhe ndenjem tri dite ne port, te gjithe me matrikulla (mjet id. per marinaret). Une isha me i riu, 18 vjec.
Nisemi per ne Shengjin. Kush e ka parasysh harten e Shqiperise, e di qe Shengjini me kufijte nuk ndodhet larg kufijve detare te Malit te Zi (asokohe Jugosllavia). Ishte duke u gdhire e premte 6 tetor, ora 03. e ca, kur degjojme disa te shtena me bresheri. Ishim vecse pak milje afer bregut te Shengjinit dhe u habitem/zgjuam nga gjumi te habitur. Kapiteni vazhdoi rrugen, por krismat e silurit u perseriten. Kapiteni ngadalesoi dhe vendosi te ndaloje. Dalim ne kuverte dhe shohim se na ishte afruar duke na kercenuar me grykat e silureve nje anije luftarake e vogel. Na afrohet dhe ushtaret e anijes, qe flsinin serbisht, hidhen ne kuverte dhe na kercenojne me automatike. Fillojne nje kontroll te imet lart e poshte neper anije, kerkojne dokumentacionin e anijes, mallit te importuar, dokumentacionin e marinareve, licensat, etj. Pasi ia ofrojme te gjitha, ata na urdherojne qe t'i ndjekim per ne Mal te Zi. Duke qendruar me duart lart ne kuverte dhe duke mberdhire si qen, shpresonim qe te na conin te pakten per ne Ulqin, nje qytet me banim te konsiderueshem shqiptaresh. Nuk ndodh keshtu. Na cojne ne Tivar,  ose, sic i thone ata, Bar. Na ankorojne ne port dhe na urdherojne qe te shkarkojme mallin qe e kishim ngarkuar per tri dite me radhe. E kemi shkarkuar per tri ore, nen gryken e kallashnikoveve!!! Malli u ringarkua ne kamionat e portit dhe nuk na u kthye me, duke na u konfiskuar pa te drejte! Humbja/vjedhja neto ishte rreth 80 milione lireta.
Si te mos mjaftonte kjo, na mbajten dhjete dite te arrestuar ne portin e Tivarit (Bar) dhe nuk na linin as te ndiznim motorrin per te karikuar baterine... Hanim c'kishte tepruar nga furnizimet e pjesshme ushqimore qe morem ne Itali dhe, kur mbetem pa buke, nuk na lane as te dilnim njeri per nesh per te blere dicka per te ngrene. Detyroheshim dhe u jepnim ndonje para disa punetoreve te portit me origjine shqiptare dhe ata na i silnin ndonje ushqim te blere fshehurazi policeve te portit. KEMI NGRENE KRYESISHT OKTAPODE E GAFORRE QE I GJENIM NE GURET E PORTIT, SE S'KISHIM AS GREPA E S'NA LININ TE HIDHNIM RRJETA PER PESHK.
Pastaj, pas nje jave, filloi nje fare gjyqi, sic na komunikuan, sepse paskeshim shkelur ujerat e Jugosllavise teksa ktheheshim per ne SHengjin. Kapiteni yne qeshi dhe na tha se ishte e pamundur, pasi, sipas GPS-it, ne ishim brenda ujerave tona ne castin kur na ndaluan dhe na urdheruan qe t'i ndiqnim per ne mal te Zi. kuptohet, gjyqi ishte nje farse, sic nmund ta merrnim me mend, sepse ne nuk na thirren kurre ne asnje salle, dhome apo karrike - ishim te burgosur ne port, mbi anije. Te shpenzimet e gjyqit ishin perfshire:
1. Konfiskimi pa te drejte kthimi i mallit milionaliretesh, edhe pse me dokumentacion te plote blerjeje ne Itali.
2. Taksa portuale qe shtohej dita-dites qe mbaheshim me zor ne port, edhe pse porti kishte vend sa te duash e ne nuk zinim vend fort.
3. Gjoba e shkeljes se ujerave jugosllave, qe nuk i shkelem kurre vullnetarisht.
4. Parate e avokatit qe nuk e njohem kurre e qe nuk dime nese ishte ne salle apo jo.
5. Haku i punetoreve qe ngarkuan ne kamiona mallin qe na gravbiten neve.
6. Shpenzimet (nafte, plumba) e anijes luftarake malazeze qe na shoqeroi per ne Tivar (Bar).
Kostoja e pergjithshme e gjobes: 59 milione lireta!!! Vlera e mallit te konfiskuar: rreth 80 milione lireta!!!!
Radio Tirana njoftoi se ishte ndaluar anija shqiptare "San Vito" dhe se ekuipazhi mbahej ne burg. Kurse nje anije tjeter (ia harrova emrin) njoftohej se mbahej e konfiskuar ne port. Radio Tirana kishte shkembyer emrat e anijeve, sepse ne ishim te konfiskuar dhe se ky ekuipazhi i anijes tjeter duhet te ishte i burgosur.
Na leshuan me date 15 tetor 1995, e diele pasdite, vetem pasi u pagua gjoba, se po te mos paguhej, rritej nga dita ne dite dhe nuk do te na leshonin kurre. U kthyem bashke me anijen.
MIQTE E MI! SHTETI SHQIPTAR ESHTE NJE FANTAZME QE BREDH KAZINOVE TE GREQISE, BANJOVE TE EVROPES DHE .IJETOREVE TE RUSISE. SIC E MOREM VESH ME VONE, KUR NE ISHIM NE BARI, ITALI, ISHTE NENSHKRUAR NJE MARREVESHJE DREJT PAQES NE BOSNJE DHE LUFTANIJA E NATO-S KISHTE IKUR NGA ADRIATIKU PER NE MESDHE. QE ATY, ANIJET PIRATE SHTETERORE JUGOSLLAVE KISHIN DALE NEPER ADRIATIK DHE RREMBENIN C'TE KALONTE. KESHTU BENE EDHE DUKE HYRE NE UJERAT TERRITORIALE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE, DUKE FUNDOSUR NJE PESHKAREXHE QE NUK IU KISHTE NDALUAR DHE DUKE NA RREMBYER E GRABITUR NEVE, TE CILET DUHET TE KONSIDEROHESHIM ME FAT QE KISHIM NDALUAR, SEPSE DO TE KISHIM VDEKUR TE NJEMBEDHJETE!!!
Para pak vitesh kam marre vesh se ne Ulqin, ku shpresonim te na conin, me 1995 ishte instaluar e gjithe flota e rende malazeze, e gatshme te shperthente neper Adriatikun e lene nga NATO, e qe me siguri do te kishin bere qitje me ne ne port po te na kishin mbajtur atje...
Si perfundim, bashkepronesia mes dy tregtareve falimentoi dhe anija u shit pas pak muajsh. Imi ishte udhetimi i pare dhe i fundit si detar. Muaj me pas fillova studimet ne Universitetin e Elbasanit. KURSE HOLLESITE DO TE MUND T'I TREGOJA VETEM NE NJE NOVELE, SEPSE JANE TE RREQETHSHME, NE NJE LUFTE MES JETES E VDEKJES
Ky ishte e vazhdon te jete shteti yne vasal, te cilet kane dale nga kursi kombetar qe me 1944...