Sarandë, pranga dy doganierëve e tregtarit, akuzohen për kontrabandë mallrash

93910_3.jpg

SARANDE- Arrestohen për “Shpërdorim Detyre” dhe “Kotrabandë Mallrash” dy doganiere dhe një tregtar nga krimi finaciar në Sarandë.

Në pranga janë përkatësisht Redi Karalli dhe Ndriçim Stojku të dy doganier në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, si dhe tregtari Dritan Ismalaj. Ky i fundit u arrestua në “Qafën e Muzinës”, ndërsa transportonte një sasi mallrash me vlerë disa mijë euro, për të cilat nuk kishte paguar detyrimet doganore.

Mallrat ushqimorë si dhe një sasi kafeje do të tregtoheshin në qytetin e Sarandës.

(ed.me/News24/BalkanWeb)
 
Top