San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH

Leopardii

Primus registratum
Re: San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kurse mua nuk me vjen aspak keq Leopard. Jam klient i asaj banke, dhe une kam shume respekt per drejtuesit e saj, por jo per nje pjese te mire te aksionereve. Nuk e ke idene se sa nderhyrje ka, qofte ne manaxhimin e bankes, por sidomos ne kredidhenie.
Ndersa per strategjine agresive, ka qene e parashikuar qe te hapej gjithandej dhe pastaj te shitej. Krahasuar me bankat e tjera ne treg, BP ka nje numer shume te madh degesh, me duket vjen pas RZB, Tirana Bank dhe BKT ne mos gaboj. Por eshte shume mbrapa me produktet e saj. Nuk ofrojne akoma karte krediti (kane 3 vjet ne treg), kane vetem 4-5 bankomate nga 30 e ca dege qe kane, une kam PopCard-in e tyre dhe nuk e kam perdorur asnje here.

P.S: MLK flasim tek tema per bursen per Hedge Funds /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

[/ QUOTE ]
 

Leopardii

Primus registratum
Re: San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH

une jetoj jashte e nuk e dija kete fakt.

por hapja e gjithe atyre degeve ne nje kohe te shkurter eshte per tu nderuar.


Nr. Bankat Nr. i degëve .........Nr. i agjencive


1 Banka Raiffeisen .......37........... 46
2 Banka Kombëtare Tregtare 22.......... 9
3 Banka e Bashkuar e Shqipërisë 3........... 1
4 Banka Italo Shqiptare 6
5 Banka Italiane e Zhvillimit (ish-Dardania) 1
6 Banka Tirana 31....................... 4
7 Dega e Bankës Kombëtare të Greqisë 4.......... 8
8 Banka Ndërkombetare Tregtare 5
9 Dega e Bankës Alfa 9.................... 1
10 Banka Amerikane e Shqipërisë 10............ 11
11 Banka ProCredit 20................. 1
12 Dega e Bankës së Parë të Investimeve 1............. 1
13 Banka Emporiki 3........... 4
14 Banka e Kreditit të Shqipërisë 1............. 1
15 Banka Credins 10............. 4
16 Banka Popullore 29
17 Banka Union 1 ..........3
T O T A L I ..187........... 100
 

Leopardii

Primus registratum
Re: San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH

Pasi përfundoi procesi i privatizimit të ish-Bankës
së Kursimeve dhe në muajin gusht u transferuan
100 për qind të aksioneve të kapitalit tek Raiffeisen
International Bank Holding AG , struktura e pronësisë
së kapitalit gjatë kësaj periudhe, evidentoi ndryshime
të ndjeshme, ku pesha e “kapitalit vendas shtetëror”
llogaritet 6 për qind nga 32.1 për qind në fundin
e vitit 2003 dhe pesha e “kapitalit vendas” 12.75
nga 35.15 për qind, në të njëjtën periudhë të vitit
të kaluar.

burimi BSH
 

ujku81

Primus registratum
Re: San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH

Ne fakt jane 31 me duket dhe Tirana Bank ka vajt 35, dhe Unioni ka shume me teper, i paske ca te vjetra statistikat, nejse.

Jane per tu nderuar sepse me gjithe ato shpenzime qe kane patur gjate vitit te kaluar (jane hapur shume dege) kane dale prape me fitim.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH

Pasqyra e Raporteve Financiare
Bilanci date 30.09.2006(000/Leke)

AKTIVET
Para dhe Para Ekuivalente 1,071,431
Balanca me Banken Qendrore 2,231,238
Letra me vlere te Qeverise Qendrore 11,154,451
Balanca me bankat jo rezidente 2,255,133
Balanca me bankat rezidente 300,428
Hua per klientelen 8,865,319
Mjete te qendrueshme 500,552
Mjete te tjera 107,177

SHUMA 26,485,730


mbi 260 milion dollar aktivitete ne shtator te 2006

edhe vetem 88 milion dollar ka dhene kredi ndersa 110 i ka letra me vlere.

mendoja se do ta kishte me te larte kreditdhenien meqe the qe ka shume nderhyrje per te marre kredi te menexhusit.
 

ujku81

Primus registratum
Re: San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH

Sepse jane kredi te vogla pjesa me e madhe. Megjithate po ta krahasosh me nje vit me pare rritja eshte goxha.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH

di gje per cmimin qe dune me e shit ?


ps. nuk du me e ble mos ki frike
 

ujku81

Primus registratum
Re: San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH

Me duket nja trefish i kapitalit aktual, po nuk e kam te sigurt.
 

ujku81

Primus registratum
Re: San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH

Vjet (2006) sikur bene nja 2 milion dollare me duket.
 

Daniel H

Primus registratum
Societe Generale blen 75% të Bankës Popullore

Banka Popullore shet 75% të aksioneve tek francezët e Societe Generale. Dje u zyrtarizua blerja e mazhorancës së aksioneve të Bankës popullore ku janë shitur 75% + 1 aksione nga pronarët shqiptarë drejt asaj franceze, me një vlerë rreth 40 milionë dollarë. Kështu, sipas kësaj marrëveshje banka ka shitur 75% të aksioneve të saj, ose 11 056 me një vlerë prej 370 mijë lekë për aksion. Duket se kjo është një shitje e suksesshme e Bankës Popullore, pasi vlera e një aksioni në fund të vitit 2006 ishte vetëm 100 mijë lekë. Ndërkohë që nga 14 740 aksione që kishte gjithsej përpara shitjes Banka Popullore, tashmë pas shitjes kanë mbetur në pronësi të biznesmenëve shqiptarë dhe 3684 ose 25%.
Burime nga banka bëjnë të ditur, se shumica e aksionerëve të kësaj banke i kanë shitur mazhorancën e aksioneve të tyre. Por gjithsesi disa prej tyre kanë mbajtur disa aksione tek pjesa e mbetur prej 25%. Para shitjes struktura e aksionerëve të Bankës Popullore përbëhej nga 35 biznesmenë, ndërkohë që numri më i madh i tyre i ka shitur të gjitha aksionet dhe tashmë kanë mbetur vetëm 10 aksionerë. Pas kësaj procedure, tashmë Banka do të dërgojë kërkesën zyrtarë për miratim në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës Qendrore si dhe Autoritetit të Konkurrencës.
Zgjerimi i Societe Generale
Blerja nga ana e francezëve të Societe Generale, ka të bëjë me planin e zgjerimit të kësaj banke në Europën Juglindore. Sipas të dhënave të blerësve të rinj, Banka Popullore ka 230 milionë euro asete, si zë 5% të tregun bankar. Në lidhje me këtë transaksion, drejtori Bankës Popullore, Edvin Libohova u shpreh se planet e bankës janë ato të zgjerimit, dhe kësisoj, pasi kjo bankë e ka filluar punën nga zero ka mbërritur në 5% të tregut vendas në një kohë shumë të shkurtër. Societe Generale është një nga grupet më të mëdha të shërbimeve financiare në Europë dhe është e pranishme edhe në rajon në disa shtete si në Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni dhe tani edhe në Shqipëri. Grupi francez ka më shumë se 120 mijë të punësuar në të gjithë botën. Me ardhjen e francezëve të Societe General, pritet që kapacitetet e bankës të shënojnë rritje me kapitale, know-how dhe klientë të rinj.


Spiun i madh paske qene Ujk! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

dimir

Forumium praecox
Re: Societe Generale blen 75% të Bankës Popullore

Kam marre vesh qe BASH po rekruton staf te ri, a eshte e vertete?
Nese po cfare kualifikimesh kerkojne?
 
Top