Re: San Paolo IMI blen 80% te aksioneve te BASH
Po flisnim per KK se dikush me siper tha qe ka kontribuar me se miri ne ekonomine shqiptare,dhe ne fakt u habitem ku e pa ai kontributin kaq te madh te ekonomise.
Dhe meqe jemi ketu po citoj nje analize qe i eshte bere kesaj ceshtje..
"...Pas skandalit te publikuar ne parlament dhe ne media, ku zoti Koco Kokedhima kishte marre 9.4 miliarde leke nga buxheti i shtetit vetem nga nje ministri, qe sot e drejton Lulzim Basha, vetem per vitet 1998 2005 , doli ne publik edhe nje vjedhje tjeter e madhe qe pushteti i asaj kohe ka bere ne bashkepunim me Kokedhimen kur ne nentor 1999 u privatizua ish ndermarrja e frigoriferit ne Durres, ku personi ne fjale, qe eshte edhe pronar i gazetes “Shekulli”, mori me 2 milione leke te vjetra nje siperfaqe prej 20 mije e 711 metra katror, plus objektet qe jane brenda ketij trualli ne Durres, afer detit.
Metoda e pronarit te gazetes “Shekulli” eshte marrja e tenderimeve nga buxheti i shtetit qe jane taksa te te gjithe shqiptareve dhe me pas krijimi i nje suporti mediatik per qarqe te caktuara te pushtetit dhe politikes, te cilet i japin parate e shqiptareve nga buxheti i shtetit.
Si te mos mjaftonin keto skandale per te cilat Prokuroria e Pergjithshme duhej te kishte nisur hetimet per kete vjedhje te pasurise kombetare ne favor te persona private, ka dale dje nje shkrese tjeter nga zyrat e shtetit, ku vertetohet se kryetari i bashkise se Tiranes zoti Edi Rama, i cili nxjerr koken e tij perdite tek televizioni i Kokedhimes, ka dhene per firmen “2K Group” prone e zotit Kokedhima .
Te mos harrojme se te tjera dokumente po dalin per zotin Kokedhima, i cili ka blere ne shuma minimale e qesharake pasurine e shtetit apo merr miliarda e miliarda leke nga buxheti i shtetit ne forme tenderimesh. Dikush mund te thote se fajin e kane zyrtaret e shtetit. Pa diskutim qe keshtu eshte ne krye te heres, pasi ata duhen penalizuar dhe arrestuar per keto shperdorime te pasurise kombetare."
Ky po qe eshte kontribut!!!! /pf/images/graemlins/sleep.gif