San Francisko: E rrëmbyera para 18 vitesh gjendet gjalle

San Francisko: E rrëmbyera para 18 vitesh gjendet gjalle

Jaycee-Lee-Dugard-300x179.jpg
Një vajzë, që ishte rrëmbur 18 vjet më parë në SHBA, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Dy persona, një i dënuar për abuzim seksual dhe gruaja e tij janë arrestuar pasi dyshohet se kanë rrëmbyer vajzës që në moshën 11 vjeçe. Autoritetet thonë se e rrëmbyera, tani është 29 vjeçe, ndërsa është paraqitur në stacionin policor në Gjirin e San Franciskos dhe e ka identifikuar veten si Xhejsi Li Dagërd, e cila ishte rrëmbyer më 1991, jashtë shtëpisë së saj në qytetin Sauth Lejk Taho. Sipas policisë, 29-vjeçarja ka dhe 2 fëmijë, ndërsa mendohet se babai i tyre, është rrëmbyesi i Xhejsit. Si fëmijët, ashtu dhe ajo, nuk kanë qenë kurrë tek mjeku. </p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21807. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21807
 
Top