Samsung Rouge, një celular mahnitës me ekran 3.1 inç AMOLED

Albforumi

Primus registratum
Samsung Rouge, një celular mahnitës me ekran 3.1 inç AMOLED

107.jpg

Gjersa celularët me ekran të ndjeshëm me një tastierë rrëshqitëse QWERTY nuk janë ndonjë risi, kohë pas kohe shohim diçka që vërtetë shkëlqen në mesin e skenës.

Samsung Rogue është një shembull i tillë dhe që renditet aty me Samsung Impression dhe LG enV Touch.

Ai ka një dizajn të shkëlqyer me një ekran të jashtëzakonshëm 3.1 inç AMOLED të ndjeshëm në prekje. Me një rrëshqitje para jush paraqitet tastiera e plotë QWERTY që është e lehtë për përdorim. Pastaj ofrohet edhe porti 3.5 mm për kufje, porti për kartela të memories microSD që mund të pranojë kartela me kapacitet deri në 16GB dhe prapa përmban një kamerë me rezolucion 3 megapikelësh dhe me blic LED.

Në veçanti jemi të impresionuar me shfletuesin e plotë HTML që përkrah edhe Flash Lite në mënyrë që të kapen edhe videot transmetuese nga shërbimi YouTube. Veçoritë tjera të shkëlqyera përfshijnë EV-DO rev. A, stereo Bluetooth dhe qasje në shërbimet transmetuese si V Cast, gjegjësisht V Cast Video dhe V Cast Music.

Në përgjithësi bëhet fjalë për një celular të shkëlqyer multimedial të mesazheve nga Verizon Wireless. Rouge gjendet në treg për 99.99 dollarë me një kontratë dy vjeçare me operatorin e përmendur .

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=320. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=320

Top