Samsung Galaxy S6 shpallet telefoni më i shpejtë në botë!

Universal

AnonymouS
samsung-galaxy-s6-shpallet-telefoni-m-euml-i-shpejt-euml-n-euml-bot-euml_hd.jpg


Samsung Galaxy S6 është telefoni më i shpejtë në botë, duke mposhtur rivalët si iPhone 6 dhe LG G4. Kjo është bërë e ditur në një seri të testeve të standardizuara.
Samsung e ka telefonin më të shpejtë në botë në portofolin e saj: përkatësisht modelin Galaxy S6.

Në testet e bëra dhe sipas standardeve sintetike të bëra nga Tom’s Guide, Galaxy S6 shpërtheu duke e lënë konkurrencën e saj larg.

Gjashtë prej telefonave të fundit në treg –Samsung Galaxy S6, Apple iPhone 6, HTC One M9, LG G4, Google Nexus 6, dhe Asus ZenFone 2 – janë testuar me njëri tjetrin në një seri prej 9 testeve.

Galaxy S6 ka performuar më mirë në 6 prej 9 testeve të bëra gjithsejt.

LG G4 fillimisht ishte në krye, për kamerën më të shpejtë dhe memorien më të mirë, ndërsa iPhone 6 ishte në vendin e tretë në këto krahasime, dhe në ato për video lojërat, si dhe në vendin e dytë për hapjen e fajllave PDF.

Nexus 6 ka performuar më së keqi, ndërsa Asus ZenFone 2 është radhitur i gjashti, edhe pse për shpejtësinë e lidhjes me Wi-Fi. (Telegrafi)


burimi: telegrafi.com
 

Dreamer

Under the Dome
Me habit pak ky lajm ne fakt. Se di ca testesh do kene bere ama une kam provuar S6 edhe sme edhe dukur kushedi se cfare.M9 i Htc eshte vite drite perpara per mendimin tim.
 
Top