Salome, shmanget nudoja
Regjisorja Patrizia Panton tregon për operën “Salomé”, pasionin e frustruar të Strauss-it dhe gjuhën e bukur të Wilde-it. Premiera më 15 Nëntor në Teatrin e Operës.

Që prej një muaji, regjisorja franceze punon në skenën e Teatrit të Operës për premierën “Salomé” (Salomé, 1891), shkruar nga Oscar Wilde -i (1905), me muzikë të Richard Strauss-it. Katër ditë para premierës, ajo tregon rreth aspektit dramaturgjik dhe muzikor të veprës.

Nuk ndalet tek ngjarjet që përshkruan Wilde-i, muzika është më e rëndësishme për të. “Muzika e Strauss-it është e rrezikshme, nëse e dëgjon për shumë kohë mund të çmendesh. Është një pasion i frustruar që shpërthen si vullkan”,- tregon Panton.

Në 4 ditët e shfaqjes në Teatrin e Operës këndojnë Roy Stevens (Herodi), Edit Mihali (Herodia), Thomas Gazheli (Jokanan), Aleksandar Dojkovic (Narabot) etj. Në rolin e Salomesë është sopranoja Sonila Baboçi dhe Nausica Policicchio.

Në aspektin dramaturgjik dhe muzikor, ç’mund të na thuhet për këtë operë?

Kur studioj një vepër operistike, në fillim dëgjoj muzikën e saj. Ajo është shumë e rëndësishme, vepra mund të lexohet edhe më pas. Muzika vetë e përshkruan atë që ndodh, pasi kur krijon notat, kompozitori ka në mendje historinë.

Për operën “Salomé” (Salomé, 1891), kam lexuar jo vetëm veprën e Oscar Wilde-it, por edhe versione të tjera, si “Salambo” (Gustave Flaubert, 1862). Historia e shkrimtarit irlandez nuk është e njëjtë me atë që thotë Bibla. Ndryshe nga personazhi i Biblës, “Salomé” e Wilde-it ka një fund tragjik. Këtë version kompozitori gjerman e mori dhe e bëri operë.

Është një histori shumë e zymtë, dëshpërimi ndihet që në muzikë. Po t’i referohemi jetës së Strauss-it, i martuar me një grua të rreptë, një marrëdhënie pa dashuri, pa pasion, duket sikur pasionin e munguar ai e shpreh në muzikën e fuqishme.

Për mendimin tim, është një pasion i frustruar, që shpërthen si vullkan dhe muzika e tij është e rrezikshme, nëse e dëgjon për shumë kohë rrezikon të çmendesh. Këtë “Salomé” do të shikoni pas pak ditësh në skenën e Teatrit të Operës. Unë nuk mund të shpik diçka tjerët, nuk do më pëlqente as një version modern i kësaj opere.

Po dramaturgjia, cilat janë pikat e forta?

Oscar Wilde-i është shkrimtari tipik i shek XIX, elegant, i ndjeshëm. Këtë pjesë e ka shkruar në një frëngjishte shumë të bukur.

Ai e donte këtë gjuhë dhe duke e krahasuar me versionin anglisht, është shumë më mirë në frëngjisht. Ndryshe nga Wilde-i, krijimi i Strauss-it i përket shek. XX është më modern, i ka lënë pas ato ndjesi. Edhe vetë opera është muzikë e vështirë. Jam e sigurt se shumica e njerëzve të atë kohë e urrenin atë muzikë. Nuk po flasim për Puçinin apo për Verdin.

Në ç’gjuhë do të këndojnë këngëtarët?

Në gjermanisht. Strauss-i nuk pëlqente të krijonte në gjuhë të tjera dhe mendoj se kjo gjuhë është shumë e mirë për një muzikë të fortë, ndoshta në frëngjisht nuk do të tingëllonte siç duhet. Emocionet e saj shprehen më mirë në gjermanisht.

Keni marrë pjesë në ndarjen e roleve?

Zgjedhjen nuk e kam bërë unë, por Teatri i Operës. Mendoj se është bërë një përzgjedhje e mirë e personazheve. Zëri i tenorit amerikan Roy Stevens është i duhuri për Herodin, këtë rol nuk mund ta këndojë një i veprave të Puçinit.

Unë nuk e kam njohur më parë, por e shoh si një këngëtar me zë shumë të mirë dhe inteligjent, aktor shumë i mirë. Po kështu edhe Jokanani që interpretohet nga baritoni gjerman Thomas Gazheli. Ndërsa Salomé është një rol shumë i vështirë për një soprano.

Kjo është një operë vetëm me një akt dhe sopranoja duhet të këndojë për një orë e 40 minuta, madje edhe të kërcejë. Në vepër përshkruhet “Vallja e shtatë vellove”, pjesa ku Salomé kërkon të joshë Herodin, që ai t’i sjellë kokën e Jokananit dhe në këtë moment sopranoja duhet të kërcejë duke hequr vellot një e nga një.

Në operat amerikane, këngëtarja rri pa asgjë në trup, por këtu nuk do të realizohej kjo gjë. Kërcimi zgjat 10 minuta. Sonila Baboçi është e para soprano shqiptare që e këndon këtë rol, askush nuk e ka kënduar këtu më parë. Ka një zë të fortë, karakteristika e domosdoshme për këtë rol.

Po skenografia dhe kostumet si bashkohen me konceptin tuaj regjisorial?

Skenografi Platon Bardhi pati një ide të mençur dhe krijoi një skenë ku mendohet për vokalin e këngëtarëve, vendosja e një “muri” rrotull skenës bën që zërat mos të përhapen, por të ruhen. Një skenograf i mirë mendon edhe për këto aspekte.

Është një koncept modern, jo realist. Është një skenë e thjeshtë, e pangarkuar, disa shkallë dhe imazhi i hënës. Me një operë si “Salomé”, përqendrimi duhet të jetë tek muzika. Kurse kostumet vijnë nga Teatri i Romës. Shqipëria nuk është aq e pasur.

Përse nuk është veshur trupa me kostume, nuk është pak vonë?

Kostumet nuk kanë ardhur akoma. Unë ende s’i kam parë.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26292. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26292