Salihi nënshkruan kontratë 1.5 milionë euro për Rapidin

Salihi nënshkruan kontratë 1.5 milionë euro për Rapidin

HamdiSalihi-150x150.jpg
Sulmuesi shkodran nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me rekordmenët austriakë. Përfitimi neto i lojtari të Kombëtares shqiptarë është 1.2 milionë euro.

Transferim spektakolar i Hamdi Salihit nga SV Riedi te Rapidi i Vjenës, skuadra rekordmene austriake përsa i përket titujve kampionë (32): 1.5 milionë euro blerja e kartonit, kontratë 3-vjeçare dhe 1.2 milionë euro neto. Rapidi ishte vrasësja e ish-klubit mëmë të sulmuesit shkodran, Vllaznisë (dy fitore 5-0, 3-0), në turin e dytë eliminator të Ligës së Euopës. Në sezonin aktual, Rapidi i Vjenës pas 5 javëve (ka një ndeshje më pak) renditet në vendin gjashtë me 8 pikë, teksa ka shënuar 12 gola e ka pësuar gjashtë të tillë.

GODITJE CILËSORE
Në fakt, transferimi zyrtar i Salihit nga skuadra modeste e SV Riedit te gjigantët austriake mund të konsiderohet si një goditje e minutës së fundit, por në të vërtetë tratativat për sigurimin shërbimeve të ish-sulmuesit të Vllaznisë e Tiranës në kampionatin shqiptar, kishin kohë që kishin nisur. Madje për herë të së vërtetës, SV Ried e kishte vonuar qëllimisht transferimin për të përfituar nga shtrenjtimi i kartonit të shqiptarit. Largimi sulmuesit Stefan Majerhofer në Angli te Volverhampton Uonderes rriti kuotat e shkodranit. Mediat austriake e konsideruan blerjen e Salihit si një goditje cilësore të 14-herë fituesve të Kupës së Austrisë.

SULMUES IDEAL
Ia vlen të kujtojmë se Pakult e ka ndjekur Hamdiun dy herë live në Tiranë, kur shkodrani ishte në radhët e Tiranës, por ky i fundit preferoi një SV Riedin në janar të vitit 2007, ku iu garantua një vend titullari. Në transferimin e dytë të Salihit te një skuadër austriake një rol të dorës së parë luajti trajneri Peter Pakult, i cili vazhdimisht e ka konsideruar Salihi si një sulmues ideal për skemat e tij. Salihi do të jetë një ndër tetë lojtarët e huaj të Rapidit, që ka në gjirin e tij edhe një sulmues tjetër, kroatin 24-vjeçar Nikica Jelaviç, ky i fudnit luan nga sezoni 2008-2009, por rendimenti i tij është i ulët: 34 ndeshje, 7 gola. Ndërkohë që Salihi la Riedin, një tjetër lojtar shqiptar zuri vendin e tij. Sulmuesi Atdhe Nuhiu u huazua deri në përfundim të sezonit nga Austia Kartnen.

MAKINË GOLASH
Hamdi Salihi me golat e tij bëri histori te SV Ried, duke pasur një mesatare të lartë shënimi: 82 ndeshje, 34 gola (reth 0.45 gola për ndeshje). Një mesatare e respektueshme, -shkruante faqja zyrtare e klubit të Rapidit. Në sezonin aktual, Hamdi Salihi është aktivizuar në 6 ndeshje duke shënuar 2 gola. Salihi, i cili në të kaluarën është aktivizuar edhe gjashtë ndeshje në Greqi për Panionosin (2004-2005), dallohet për instiktin e tij vrasës në zonë. Salihi ishte sot në kampin e Rapidit të Vjenës, ndërsa neser do të udhëtojë drejt Shqipërisë për tu bashkuar me lojtarët e tjerë të kombëtares shqiptare për sfidën kundër Danimarkës.

Dash Frasheri A-S

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21977. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21977

Top