Sali Berisha dhe Fatos Nano

Albnetwork

Primus registratum
Sali Berisha dhe Fatos Nano

Nano:
Ja ku u takuam
Në fundin e lojes
O doktor i vdekjes
O Cub i Tropojes!

Berisha:
Unë ketu kam qene
Si sot dhe me pare,
O Kryehajdut
O Megakusar?
E po kesaj here
N'mujtsha me te kap
Mjekrren krejt ta rruj
More mjekerrcjap?

Nano:
Merr nje brisk o Sale
Atje pas oxhakut
Dhe ma rruaj mjekren
Ktu ne fund te barkut.

Kaso Kosa:
E gjizose, fare
Nano, kete here
Sala esht' Doktor
S'eshte aspak berber.

Arixhofka:
Jo, o shoku Kaso
Sala s'eshte Doktor,
Është, o traktorist,
Ose minator.
Harrove zotrote
Vjet se ç'na punoi
Me tritol e rruspa
Veshet na shurdhoi.

Berisha:
Arixhofke e dreqit
A kupton ç'po thue
Nanoja dhe tye
Te paska drogue.
Sa te marr pushtetin
Qe'tu ma s'do rrish
Me kallup tritoli
Kasollen ta prish.

Kaso:
Ç'pate arixhofke
Qe kujton tritolin
Ç'deshe qe e zgjove
Nga gjumi gogolin!?..

Nano:
Rri rehat, o, Kaso
Mos na bej rremuje
Se Berisha mbytet
Ne nje pike uje.

Kaso:
Meqe sot tek ne
Syte i kane të tere
A mund të na thuash
Kater vjet ç'ke bere?

Nano:
Do t'i them, o Kaso
Nje nga nje me radhe
Sala la, kur iku,
Prapa nje gërmadhe
Dhe le ta shikoje
Ai qe ka sy
Mbi germadhe te Sales
Beme shtetin e ri.

Berisha:
Ate shtetin tuej
Une menihere,
Sa te marr pushtetin,
Do ta hedh në ere.
Prap do ta baj vendin
Det edhe termet;
Shqiptaret e mi
S'kane nevoje per shtet.
Kujdo si te doje
Le t'i presi palla
Me kot Edi Rama
S'thote "Doktor Rumpalla"

Arixhofka:
Te lutmi, Berishe
Aman, mblidhi zoqte
Me keto qe thua
Na tremb kalamoqte.

Nano:
Vazhdojme, o Kaso
Aty ku filluam
Qindra kilometra
Rruge neve shtruam
Nga Jugu, Veriu
Lindja, Perendimi
Gjithe vendin e kthyem
Në kantjer ndertimi.
Kush ka sy te shohe
Une s'kam ç'them tjeter
Sala mezi beri
Gjashte kilometer!

Berisha:
Jini maskarenj
Qy kaq shume punoni
Qe'kshu bre, me hile
Doni te fitoni
Kjo taktika juej
Nuk zan vend tek une
Me fitue me llafe;
Jo si ju, me punë.
Kjo taktika juej
Krejt, gafil m'ka kape
S'asht' aspak e ndershme
Ju t'fitoni prape.

Nanua:
Doktor Dinamiti
Ti e di dhe vete
Jona s'eshte taktike
Eshte realitet.
Per c'do meter rruge
Qe dhe naten shtrohet
Kampi yt BF
Si demi terbohet.

Arixhofka: (pyet Kason)
Ç'do të thote BF?..
Që sapo permenden
Se une e kuptoj
Pak a shume: "Bej Fenden!"

Kaso Kosa:
Mund të jete "Bej Fenden!"
Sic thone nga Vlora
Por dhe mund te jete:
Jepi, "Beja Fora.."

Berisha:
Fora do t'ja bëjmë
A te humbte vula
Se nuk jemi vetem
Per byrek e pula.

Nano:
Ne nje hu te kalbur
Gomarin e lidhe.
S'fitohet pushteti
Me pese karavidhe..

Berisha:
Ja, e nxorre koken
Besa, pasha nderin
Me kete fjalor
Me kujton Enverin
Prap me babe Enverin
Dridhe Nano, dridhe
Ai tha per Ballin:
"Shporte me karavidhe!"

Nano:
Lere Enver Hoxhen
Aty ku ka rene
Po te ish Ai
E shihje BF-ne.
S'do hidhej Shpetimi
Mu si karkalec
Do rrinte si pule
Fshehur ne kotec.
Ndersa Theodhori
Qe e ke merak
Do futej në ferra
Porsi nje spurdhiak
Ndersa ti në bjeshke
Do dilje kacak.

Kaso Kosa:
Ato qe ka bere
Nanua po tregonte
Ç'do te bente Berisha
Sikur te fitonte?

Berisha:
Dihet puna ime
Kaso, o kulish
Ç'ka ndertuar Nano
Une do t'i prish.
Te gjithe komunistat
Do t'i terheq zvarre.

Arixhofka:
Kot thone per Saliun
Qe eshte i marre.

Berisha:
Une e marr pushtetin
S'jam aspak në hall...

Nano:
Une them se s'te duan
Ketu, or budall
Por po te votuan
Te pacin hallall! :lol: :rockband: :smash:

(Postuar nga _B[A]D_B[O]Y_)
___________________
Bad Boy For Life
 

Guest
Re: Sali Berisha dhe Fatos Nano

e forte kjo :lol: /pf/images/graemlins/laugh.gif :smash:
 

genti1

Primus registratum
Re: Sali Berisha dhe Fatos Nano

C'far e forte moj mammasita se te dy jan per ti hedh ne nje pus me m...
 
Top