Re: Sakrifica dhe shpetimi
Nuk po mundohet njeri ta fusi Krishtin me mekataret e tjere.
Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”. (Kur'an, Surah Merjeme 19:19)
Keshtu permendet edhe per Jajan:
12. O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
13. Dhe nga ana jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm). (Kur'an, Surah Merjeme 19)
Nqs donte te justifikonte mekatet, ka me justifikim te madh, hajde mekatojme sa duam se Jezusi ka paguar per tere mekatet.
Kjo ide se tjeter kush do paguaje dhe denohet per mekatet e tua eshte kundra fjales se Zotit te raportuar edhe ne Bibel. Kush po e shtremberon biblen tani?
Lexo Ezekiel 18. Nqs Bibla eshte Fjala e Zotit dhe ne kete rast eshte fjala DIREKT e Zotit sipas Bibles, dhe jo inspirim, atehere ti kritikon vete dhe po kundershton kete bibel sepse nuk i shkon verberizmit tend. Aty thuhet zeze me bardhe se Zoti i fal gjithe mekatet e atij qe drejtohet ne rruge te drejte. Ti vazhdon me iluzimet e tua se keto thuhen nga Muhamedi. Keto thuhen ne Bibel si Zoti po flet me goje, dhe nuk shkruhet aty se po flet Muhamedi..etj qe pjell imagjinata jote.
Zoti nuk kerkon te arrijme drejtesine te jemi pa gabime. Vetem kerkon pendimin tone dhe te mundohemi te jetojme ne rruge te drejte me sinqeritet. Kete e thote ne Ezekiel 18, qarte fare. Se do ti t'i kundershtosh se kjo hedh poshte nevojshmerine e ndeshkimit te nje pafajshmi, apo flijime paganesh te njerezve per mekatet e te pabindurve dhe mekatarave, kjo eshte pune tjeter.
Ti nuk verteton asgje, jep vec nje shpjegim si DUHET te jene gjerat:
- Zoti eshte 100% i shenjte.
- Ne jemi nje fare % mekatar.
- Zoti nuk mund te merret drejtperdrejt me ty se eshte 100% i shenjte, ti nje fare % mekatare.
- Pra na duhet Jezusi si ndermjetes.
Eshte shpjegim, por nuk verteton asgje. Shpjegimet dhe Vertetimet jane gjera te NDRYSHME. Disa njerez te shpjegojne nje gje, dhe kujtojne se po e vertetojne. Shpjegimet eshte si punon, Vertettimi eshte nga e di qe punon ashtu? Nuk jane te njejta.
Imagjino sikur nje person te thoshte:
"Eshte nje njeri i shenjte ne New York. Eshte njeriu me i shjente qe ka jetuar ne bote." E flet perreth ketij personi nje ore a dy ore dhe ta mbush mendjen. Ne fund bindesh e thua "Ne rregull, do kursej disa leke dhe do shkoj ta vizitoj kete njeri dhe t'i jap doren". Personi qe po te fliste per kete njeriun e shenjte te thote "Jo, jo,ti mund te takosh me duar sekretarin e tij, por jo ate. Ai nuk mund te duronte te shikonte ty si mekatar me sy se ky eshte aq shenjte sa nuk mund te qendroje me nje person si ty mekatar ne te njejten dhome, ai nuk mund te pranoje prezencen tende, lere te takoje me duar.".
Atehere ca do mendosh per kete person? Eshte ky i shenjte apo eshte i marre, i cmednur?
Pra shpjegimet nuk vertetojne asgje. Jane shpjegime, po nga e di ti qe eshte ashtu?
Teksti Biblik Ezekiel 18 e ben te qarte se keto imagjinata se Zoti kerkon 100% njeri te shenjte dhe nuk te fal mekatat jane vertetime se persona si ti qe nuk lexojne Biblen duan te shtyjne idera me flijime paganesh qe Zoti i urren te njerezit e tjere. Keshtu thote Bibla, Zoti urren derdhjen e njerzve te pafajshem per gjak flijime dhe NDALON qe gje e tille, tradite pagane t'i behet atij. E ke ne Bibel. Pse nuk e pranon. Nuk jane fjalet e Muhamedit qe paske zene inat me te.