Saimir Strati për herë të katërt në Guinness

Saimir Strati për herë të katërt në Guinness

Artisti shqiptar realizoi një mozaik me penela me figurën e Michael Jackson</p>


Saimir Strati thyen rekordin e katërt Guinness. Ai ka realizuar një mozaik gjigant me fytyrën e mbretit të popit, Michael Jackson, me 250 mijë penela me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë bezhë e çelur. Mozaiku me të cilin artisti shqiptar theu një tjetër rekord është 28 metra katrorë, rreth dhjetë metra i gjerë dhe 2.6 metra i gjatë. Vepra është vendosur pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Vendimin e dha gjyqtarja e rekordeve Guinness, Andrea Banfi, e cila erdhi në Shqipëri posaçërisht për këtë vepër. Më parë, Strati ka thyer tre rekorde të tjera Guinness për realizimin e kitaristit me rreth 300 000 tapa vere, të një kali me kruajtëse dhëmbësh dhe të autoportretit të Leonardo Da Vincit vetëm me gozhdë. Për realizimin e figurës së mbretit të popit i cili ndërroi jetë prej pak muajsh, Strati u mbështet prej kompanisë “DigitAlb”.(Shqip)</p>
FWqd8A-JjSI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26641. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26641
 
Top