Sadami, fiseve irakene: Luftoni pa pritur urdhra

Sadami, fiseve irakene: Luftoni pa pritur urdhra

Sadami, fiseve irakene: Luftoni pa pritur urdhra

Presidenti Sadam Husein u bëri thirrje fiseve irakene të luftojnë trupat britanike dhe amerikane që po pushtojnë vendin pa pritur urdhra të mëtejshëm. Duke folur për një televizion satelitor irakian ai tha: “Ka ardhur dita që ju të merrni përgjegjësitë tuaja- luftojini ata me klanet dhe fiset tuaja. Nëse ju përballeni me ta dhe u shkaktoni humbje, sado modeste të jenë, do të shihni se ata do t’ia mbathin të terrorizuar, sepse ata janë të huaj dhe të padrejtë… Nëse ndonjë mes jush ende heziton për të luftuar dhe pret urdhra, ne po ua japim këtë urdhër tani, në emër të fesë, kombit dhe luftës tonë të shenjtë”, -tha ai. Liderët e fiseve irakene, që kanë një ndikim të madh te grupi i njerëzve që i rrethon, janë një aleat strategjik për Sadamin. Dje Sadami u dha atyre edhe instruksione: “Kur armiku të lëvizë, sulmoni kokën dhe fundin… Nëse ju sulmoni kokën dhe fundin, ata nuk do të jenë të aftë të lëvizin dhe do të bëhen një objekt i lehtë për t’u qëlluar me armët tuaja… Nëse armiku ndalon dhe ngre çadra, sulmoheni atë ditën dhe natën”, -u tha Sadami fiseve irakene.
 

Tupac

Primus registratum
Re: Sadami, fiseve irakene: Luftoni pa pritur urdhra

Mbasi te clirohet populli i Irakut nga Tirania e Eger e Sadamit edhe ti ke nevoje te clirohesh nga mendimet e tua prapanike, ekstremiste dhe shoviniste.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Sadami, fiseve irakene: Luftoni pa pritur urdhra

rroft Sadami e komunezmi si shptuse tdynjase.
Posht imperjalisat dhe revizionistat.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Sadami, fiseve irakene: Luftoni pa pritur urdhra

Fillimisht postuar nga Malsor:
[qb] rroft Sadami e komunezmi si shptuse tdynjase.
Posht imperjalisat dhe revizionistat. [/qb]
mbase ti nuk e di por puna e pare qe beri sadami kur erdhi ne pushtet vrau te gjithe komunistet

arsyet e kesaj lufte i dine te gjithe (edhe pse nuk e pranojne)NAFTA

problemi eshte se OFENDIMET E KERCENIMET midis nesh jane krejtesisht te kota

NDRYSHE KETO DISKUTIME QUHEN DHUNE VERBALE e dhuna nuk sjell asgje te mire
as per ne as per sadamin as per bushin

.
 

jula

Primus registratum
Re: Sadami, fiseve irakene: Luftoni pa pritur urdhra

Fjalet e "ndritura" te Raisit apo te Bushit jane dhe do jene te shumta. Nuk toleroj nje teme per cdo deklarate apo eveniment te vecante gjate luftes.
Mbyllet!
 
Top