Rejhana Çekrezi
Primus registratum
Durimi është një veti e mirë njerëzore, të cilën jo gjithkush e ka. Në terminologjinë e gjuhës arabe, durimin e gjejmë si Sabr, e formuar nga Sa-Be-Re, që do të thotë të ndalohesh, të frehohesh, të pengohesh, të përmbahesh, etj.
Por, në terminologjinë e fjalorit Islam, ka kuptimin e përmbajtjes së njeriut nga epshet e veta, duke praktikuar urdhrat e Allahut (xh.sh).
Tek njeriu I cili mundohet t'u largohet gjynaheve dhe i mposht ato, është prezent sabri. Në këtë rast, sabri është kënaqësi e njeriut në kaderin e Allahut (xh.sh.) me caktimin e Tij, dhe si i tillë njeriu është i kënaqur çdo herë me atë që vjen nga Allahu (xh.sh). Prandaj, për muslimanin sabri është i nevojshëm, sepse vetëm prezenca e tij e bën që të ndalohet nga veprimet e shëmtuara e të ndaluara nga Allahu (xh.sh).
Personi që është durimtar, është i gatshëm të përballojë çfarë do lloj situate dhe prej çdo gjëje të caktuar nga Allahu (xh.sh). Sabri është prej moraleve më të larta të fesë Islame, prandaj në Kur'an e takojmë më shumë se 90 vende. Kështu, për të parën herë, kët fjalë e takojmë në kaptinën e dytë të Kur'anit :
"Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz, vërtetë ajo është e madhe për ju edhe për ato që kan frikë". (El-Bekare;45)
Por, kur bie fjala e fundit e Kur'anit që përmendet kjo fjalë, e takojmë në kaptinën El Asr:
"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri tjetrin të jenë të durueshëm".
Këto ajete, na hedhin dritë në shqyrtimin e këtyre fjalëve. Përdorimi i fjalës sabër në rastin e parë, kur na drejtohet që të kërkojmë ndihmë me durim (sabër), na jep të kuptojmë se durimi është një nga shkaqet më të mëdha që të fitohet ndihma e Allahut (xh.sh.), e krahas kësaj edhe të gjitha të mirat e tjera. Pra, duke qenë durimi prezent tek njeriu, realizohen të gjitha qëllimet e tjera.
Me këtë rast do të ndalemi pakëz në një ajet kur’anor tjetër:
"Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë vetëm një ushqim..." (Bakare; 61).
Kështu edhe përdorimi i fjalës sabër në versetin 153 është bërë për të kërkuar ndihmë me durim:
"O ju që keni besuar kërkoni ndihmë me durim e namaz, se vërtetë Allahu është me durimtarët".
Është ky verset që tregon vlerën e durimtarëve: "O ju që keni besuar" pra besimtarët dhe përfundon "Allahu është me durimtarët". Vetë ajeti kur'anor tregon se njeriu nuk mund të jetojë pa të si besimtar. Në fund, fjala durim (sabër) është përdorur për të treguar shprehinë e tyre që janë të shpëtuar, sepse ata e këshillojnë njëri-tjetrin për durim. Pa durim nuk ka ndihmë, e pa ndihmë nuk ka fitim.
Mendoj, se këto ajetet të lartpërmendura, mjaftojnë për të ardhur deri te një përfundim mbi rëndësinë e durimit dhe ku gjendet ai në jetën e muslimanit.
Durimi mund të shpjegohet apo kuptohet në dy mënyra.
- Në rastin e parë kemi durimin mbi të këqijat e kësaj bote. Nuk ka dyshim se jeta e kësaj bote është e mbushur me sprovime të ndryshme. Njeriu përjeton lloj lloj të këqijash që të tilla duken në syrin e njeriut, por vetëm Allahu (xh.sh.) i din të fshehtat e tyre. Këto sprovime i përjeton çdo njeri qoftë besimtar apo jobesimtar, i mirë apo i keq, fukara apo pasanik, sepse natyra e jetës është e tillë. Por besimtari këto fatkeqësi i pret me kënaqësi dhe bindje në shpirt se janë nga All-llahu (xh.sh.).
-Në rastin e dytë na paraqitet durimi ndaj kënaqësive të ndryshme dhe epsheve.
"Epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që e ka mëshiruar Allahu" (Jusuf;57).
Veprimin e urdhëruar nga nefsi e zbukuron shejtani i mallkuar, për të larguar njerëzit nga rruga e drejtë, e cila është rrugë natyrore për shpëtimin e njerëzisë, për të jetuar një jetë të harmonishme në dynja, e për të fituar shpëtimin e Ahiretit.
Sprovimi i Allahut bëhet "në vështirësi e kënaqësi" (El-Enbija;35)."
“Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, grave, ndaj djemve, ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë" (Ali-Imran;14).
Gjithmonë kemi para sysh se durimi ndaj kënaqësive të dynjasë është më e vështirë sesa durimi ndaj vështirësive të jetës. Tregohet se kur u çelën dyert e pasurisë së dynjasë për Muhamedin (a.s.), thanë disa prej tyre: "Ne u sprovuam me vështirësi dhe duruam u sprovuam me bollëk por nuk mund të duronim.
Thanë disa dijetarë: Mbi të këqijat durojnë besimtarët, por mbi të mirat e dynjasë durojnë vetëm (sidikinët) vërtetuesit".
Vëllezër dhe motra besimtare, I lutemi Allahut (xh.sh.) të na e shtojë durimin, të na largojë prej të dyshimtave dhe prej harameve të kësaj dynjaje, të na largoje epshin dhe nefsin tonë, të na udhëzojë në rrugën e drejtë, të na bëjë prej atyre njerëzve që durojnë fatkeqësitë dhe nuk dorëzohen kollaj, të na e shtojë imanin tonë, dhe të jemi prej njerëzve të Xhennetit Firdeus…(amin)..