Sabit Brokaj: Marrëveshja, tradhëti ndaj shtetit

Sabit Brokaj: Marrëveshja, tradhëti ndaj shtetit

Ish-deputet dhe ish-ministër i Mbrojtjes gjatë qeverisë së parë pas kaosit të vitit 1997, prof.Sabit Brokaj është i prerë në qëndrimin e tij. “E kam thënë edhe në një gazetë tjetër, por dua ta përsëris me shumë forcë.

Kjo marrëveshje është një tradhëti ndaj shtetit shqiptar dhe është e papranueshme. Askush që e pranon se është shqiptar dhe që e do sadopak vendin e tij nuk mund të pranojë këtë shitje të vendit”.

Brokaj ishte ministër i Mbrojtjes, pas trazirave 1997, kur ushtria shqiptare nuk ekzistonte dhe kur pati shumë akuza për implikime të shteteve të huaja, në dëm të sovranitetit dhe të sigurisë së vendit.

I pyetur nëse ka patur gjatë kësaj kohe, kur ai drejtonte Mbrojtjen, tentativa nga pala greke për të imponuar një marrëveshje të tillë, Brokaj u përgjigj se kjo nuk ndodhi dhe nuk do të kishte ndodhur, sepse ajo nuk do të pranohej.

Deputet, prej shumë legjislaturash nën siglën e PS-së apo LSI-së, për t’u tërhequr vetë nga jeta aktive politike dhe në shërbim të mjekësisë, Brokaj thotë se megjithatë, nëse puna shkon deri në Kuvend, aty mund të ndodhë gjithçka. “Unë e kam thënë edhe pak kohë më parë, kur dhashë dorëheqjen nga mandati i deputetit të LSI-së, se çfarë mendoj për këtë politikë të sotme.

Aq më tepër për këtë Kuvend, që ju fare mirë e dini se çfarë produkti ka dhe prej atyre deputetëve pritet gjithçka” – thotë me trishtim ish-deputeti, vetëm 10 ditë përpara datës së paracaktuar për ratifikimin e marrëveshjes për kufijtë detarë mes dy vendeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Historia

Marrëveshja, kufiri ujor është ndarë “barabar”

Kufiri ujor është ndarë në masë të barabartë për të dyja shtetet me rreth 150 pika ndarëse (nga Korfuzi deri në Vlorë) dhe e vetmja pikë, e cila nuk është përcaktuar akoma, por që pritet të marrë një përgjigje të shpejtë është ajo, ku ujërat detare bashkojnë të tria vendet, Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë.

Kryenegociator i palës shqiptare ka qenë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ferid Hoxha, ndërsa për palën greke ka qenë këshilltari special i ministres Bakojanis, Xhorxh Savaides.

“Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vetëdija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”, thuhet në nenin 1 të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

Gjithashtu, në marrëveshje të dyja palët angazhohen të marrin përsipër për të zgjidhur në rrugë diplomatike, çdo mosmarrëveshje që mund të lindë në lidhje me interpretimin apo zbatimin e saj. “Nëse një mosmarrëveshje e tillë nuk zgjidhet brenda katër muajve nga dita në të cilën një nga palët bën të ditur synimin e saj për të filluar procedurën e parashikuar në paragrafin e mësipërm, ajo do t’i dërgohet me kërkesën e secilës prej palëve, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ose ndonjë organi tjetër ndërkombëtar”, thuhet në marrëveshje.

Marrëveshja pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se “kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e barazlargësisë. Në mënyrë më specifike vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e secilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë nga e cila matet gjërësia e ujrave territorialë detarë.

Sipas matjeve, ka rezultuar se pika 30 është larg nga Kepi i Stillos në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi i Greqisë me distancën 9.6 km ç’ka tregon se shteti helen ka përfituar vetëm në këtë pikë nga marrëveshja 7.2 km det. Po kështu, edhe pika 100, e cila është larg nga Kepi i Qefalit në Shqipëri në distancën 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës në Greqi në distancën 15.6 km.

Ja ligji për ujërat

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
L I GJ
Nr. 8771, datë 19.4.2001
PËR KUFIRIN SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K UV E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V EN D O S I:

Neni 1

Përcaktimi i kufirit shtetëror dhe paprekshmëria e tij
1. Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë përcaktohet në aktet ndërkombëtare dhe në aktet e tjera ndërkombëtare dypalëshe të përfunduara mes shtetit shqiptar dhe shteteve fqinjë. Ai nuk mund të ndryshojë përveçse në bazë të marrëveshjeve, akteve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura dhe të nënshkruara nga Shteti Shqiptar.
2. Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i paprekshëm.

Neni 2

Tregimi i kufirit shtetëror

Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë tregohet me anë të shenjave të veçanta artificiale ose natyrore, të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore. Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht, kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Neni 3
Ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme

1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës dhe mandej, midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

2. Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon kepin e gjirit të Gramës, kepin e gjirit të Palermos, kepin e Qefalit, kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.
Neni 4

Ushtrimi i sovranitetit

1. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme, në bazë të ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare, në të cilat ajo është palë dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura nga Shteti Shqiptar.
2. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore, mbi ujërat territoriale dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave.

3. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rafshnaltën (shelfin) kontinentale për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore.

Neni 5

Regjimi i lundrimit dhe ai i fluturimit
Regjimi i lundrimit në ujërat territoriale dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, regjimi i fluturimit në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë dhe regjimi i ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror përcaktohen në ligje të veçanta.

Neni 6

Shfuqizime
Dekreti nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ndryshuar me dekretet nr.5384, datë 23.2.1976 dhe nr. 6181, datë 26.4.1980, shfuqizohet.

Neni 7

Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.(Shekulli)

aRA7eTdNPo4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23790. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23790

Top